U skualifikua nga Fest 58 TVSH

“Asaj” e Kastro Zizon preku zemrat e gjithë shqiptarëve. Një këngë dedikuar nënave të larguara nga jeta.


1576934762776.png
Me “Asaj” Kastro ‘hyri’ në çdo shtëpi pasi nëna është gjithçka për çdo njeri.


Por Kastro nuk arriti të kualifikohej në finalen e Festivalit të RTSH.


Këngëtari pas shpalljes së listës së këngëve të përzgjedhura që do konkurrojnë për Eurovision, tha se finalja në një festival është thjesht statistikë dhe se më rëndësi për të është që dha edhe mori dashuri.


Kastro shtoi se shpreson që “Asaj” të mbetet një himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë.


Duke uruar të fitojë më i miri, ai u uroi suksese finalistëve.


“Shpresoj që “Asaj” të mbetet një “himn” për çdo nënë të larguar nga kjo botë.


Qëllimi ynë u arrit. Ne hymë thellë në zemrat tuaja. Vlerësoni çdo moment me të dashurit tuaj, me nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët, gratë, burrat dhe çdo të shtrenjtë tuajin… Një finale në festival është thjesht statistike, me rëndësi që dhamë dhe morëm dashuri pa fund. Suksese artistëve finalistë dhe fitoftë më i miri,”-
shkroi ai.

Panorama
 
mu ky me pelqeu cuditerisht
 
Mua sme pelqejne kenget e tij, me gjinkalla e milingona
Edhe pse kte here me pelqeu , por nuk ishte per naten finale
 
Nuk do te thote se te prekesh nje teme qe dhemb shume dhe e dashuron kushdo sapo degjon kryefjalen,te meritoj te jete fituese apo te kaloj ne finale.
Duhet nje mjeshteri ne kompleks .
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top