U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

Kresha

A pretty face can never trick me
"Nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës, në vitet 1877-78, janë vrarë, therur e masakruar rreth 70 mijë shqiptarë"




"Nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës, në vitet 1877-78, përmes dhunës dhe gjenocidit që ka ushtruar Serbia, në rreth 700 fshatra të banuara me 300 mijë shqiptarë, janë vrarë, therur e masakruar rreth 70 mijë shqiptarë". Kështu u tha sot në akademinë përkujtimore me rastin e 130 vjetorit të dëbimit të popullatës shqiptare nga Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës.

Dokumentari "Kujtesë historike", përgatitur nga RTK-ja, i shfaqur në fillim të akademisë, pasqyronte fakte dhe dëshmi të shpërnguljes së shqiptarëve nga Sanxhaku, Nishi e Toplica. Kryetari i Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës, Shefki Ukaj, tha se spastrimi i shqiptarëve në mënyrë masive ndodhi pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878 dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë me 1912, ndërkaq popullata e dëbuar u vendos kryesisht në territorin e Kosovës, Maqedonisë por edhe në Turqi. Ukaj tha se për këtë kaptinë tragjike të shqiptarëve flasin edhe vetë burime e autorët serbë si dhe shtypi perëndimor.

"Vetë princi i Serbisë, Milan Obrenoviq, kishte urdhëruar ushtarakët serbë, duke u thënë se merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb, do t'i ketë ai i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë me shumë shqiptarë. Burimet e kohës flasin për rreth 70 mijë shqiptarë të therur e të vrarë e pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara në zjarr vetëm në vitet 1877/78", tha Ukaj.

Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Agim Kikaj, e vlerësoi nismën e atyre që po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj kohe, që shqiptarëve u mohua e drejta e jetës dhe pronës.

" E drejta për kthim të pronës nuk mund të shmanget përgjithnjë, paraqet vetëm një pjesë të humbjes. ثshtë e lavdërueshme kur në mbështetje të kësaj të drejte elementare vjen historia si fakt, përjashtuar propagandën dhe spekulimet e pseudoshkencës", tha Kikaj.

Drejtori i Institutit të Historisë, Jusuf Bajraktari, paraqiti një trajtesë studimore të ngjarjeve të asaj kohe, ku shqiptarët ishin në shënjestër e synimeve grabitqare për një kohë të gjatë , përmes spastrimeve etnike." Këto synime u forcuan me 1875 /1878 përmes fushatave propagandistike dhe më vonë përmes pushtimeve dhe spastrimeve etnike të këtyre viseve",tha Bajraktari.

Shoqata e Muhaxhirëve të Kosovës është themeluar pikërisht për të sensibilizuar opinionin vendor e ndërkombëtar, që shqiptarëve muhaxhirë të dëbuar nga trojet e tyre etnike të Sanxhaku i Nishit dhe rajoni i Toplicës t'u njihet e drejta e pronës në bazë të konventave ndërkombëtare. /rtk/
 
Titulli: U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

Keto lajme duhet te shkruhen sa me shpesh ketu ne forum qe te mos harrojme historine. Te mos harrojme dhe ngaterrojme rrugen per mbijetese nga e cila kemi kaluar ,si ne veri dhe ne jug te tokes shqiptare vetem shtepi te djegura dhe varre mund te gjesh me lehtesi brenda saj
 
Titulli: U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

mos u brengos e nderuar mirela se shqiptaret nuk i harrojen keto gjera .nje fat te ketille kan pas edhe te paret e familjes time si dhe nje pjese e madhe e shqiptareveqe jetojne ne kosove e nese me lejohet do i permendi ca familjw
 
Titulli: U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

qe sot i kan mbiemrat ne baze te emrin qe ka pas fshati ku ata kane jetu ne ato troje si psh:
Simnica ,Pllana ,Dubova ,Kurshumliu e shume te tjera.
 
Titulli: U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

Ti po deshe permendi dhe ne i respektojme shume e perulemi me respekt perpaar tyre
Po kam frike se do te duhet nje liber i tere e faqet e tij do mbulojne gjithe boten , po te rendisesh emrat e shqiptareve qe kane dhene jeten per token e tyre
 
Titulli: U shënua 130 vjetori i largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre

mirepo do ishte mire qe nje liber i tille te ekzistonte sot qe gjeneratat e ardhshme te kene kete fakte te qarte
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top