U shënua 10 vjetori i Policisë së Kosovës

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
U shënua 10 vjetori i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës paraqet shembullin e mirë të përkushtimit dhe shërbimit me profesionalizëm për dhjetë vjet me radhë...

Policia e Kosovës paraqet shembullin e mirë të përkushtimit dhe shërbimit me profesionalizëm për dhjetë vjet me radhë, duke arritur të bëhet një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjer, u tha me rastin e shënimit të përvjetorit të dhjetë të themelimit të Policisë së Kosovës.

Në manifestimin e organizuar me këtë rast të dielën në stadiumin e Prishtinës ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të EULEX-it, KFOR-it, korit diplomatik, familjes së komandantit legjendar të UاK-së Adem Jashari, familjarë të policëve.

Fillimisht të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës kanë përshkruar rrugët e Prishtinës, me ç'rast qytetarët kanë pasur rastin të shohin Njësinë e motoristëve, Gardën e Nderit, Policinë Kufitare, Drejtoritë Rajonale të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Ferizaj dhe Gjilanit, Drejtorinë e Forenzikës etj.

Zv/ kryeministri Hajredin Kuçi, duke shprehur nderin që është pjesë e këtij manifestimi të rëndësishëm, në emër të Qeverisë së Kosovës ka përgëzuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës për punën e tyre të deritanishme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë për qytetarët.

"Kosova është shtet i pavarur dhe sovran i ndërtuar mbi themelet e gjakut dhe djersës së shumë njerëzve dhe popullit tonë dhe padyshim se ju te pashmangshëm jeni kontribuues dhe mbrojtës të këtij shteti modern dhe demokratik", ka thënë ai.

Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti e ka përshkruar Policinë e Kosovës, si institucioni më i besuar në vend.

"Dhjetë vjet më parë janë vu themelet e njërit nga institucionet më të rëndësishme të sigurisë së shtetit. Suksesi i shtetit demokratik dhe multi-etnik më së miri pasqyrohet te ju, si polici shembull i gjithë rajonit. Këto suksese ndërlidhen ngushtë me përkushtimin e drejtpërdrejt e secilit nga ju në çdo kohë dhe në çdo cep të Republikës së Kosovës, vetëm me këtë punë keni arritur që të jeni institucioni më i besuar në Republikën e Kosovës", tha ministri Pajaziti.

Për më tepër ministri Pajaziti siguroi qytetarët e Kosovës se me reformat që po ndërmerren në Policinë e Kosovës do të ketë një efikasitet edhe më të madh në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt.

Ndërkaq, kreu i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti ka vlerësuar se institucioni që ai drejton paraqet shembull të mirë të përkushtimit dhe shërbimit me profesionalizëm për dhjetë vjet me radhë, duke arritur të bëhet një faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjer. /RTV21/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top