U përplasën me policinë për plehrat, 4 protestues në pranga
Një ditë pas protestës që degjeneroi në përplasje të dhunshme mes banorëve në Verri dhe policisë, arrestohen 4 protestues.
Policia e Fierit ka zbaruar urdhrin e Prokurorisë së rrethit duke vënë në pranga 4 persona:
1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.
2.Eridjon Janji, 32 vjeç.
3.Bledjon Bita, 43 vjeç.
4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.
“Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit”- njpfton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim.
(gazeta-Shqip.com)