U nisën për “Republikë të Re”, po kërkojnë “Perëndim të Ri”

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Mero Baze

Lulzim Basha e nisi betejën për “Republikën e Re”, me shpresë se do t’i mbushte mendjen Perëndimit, që ka mbështetjen e shqiptarëve dhe po e mbyll këtë cikël, duke u përpjekur t’u mbushë mendjen shqiptarëve se Perëndimi nuk e kupton situatën në Shqipëri.

Brenda një muaji, secili zyrtar i lartë perëndimor që është marrë me krizën në Shqipëri, është etiketuar pas zgjidhjeve që ka dhënë, ose si i njëanshëm, ose si i blerë nga Sorosi, ose si të paguar nga droga, ose si të paditur dhe të paaftë, siç po etiketojnë zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit.

Betejën e parë të fortë e bënë kundër ministrit të Jashtëm gjerman të kancelares Merkel, i cili përfaqëson qëndrimin zyrtar të qeverisë së saj. Edhe pse Merkel ja kishte përplasur në fytyrë Bashës, në një takim informal në Maltë, gjatë mbledhjes së Partive Popullore Europiane, ajo dërgoi ministrin e Jashtëm në Tiranë për të zgjidhur krizën, duke e bërë të qartë se bojkoti është vendim i pajustifikuar. Gabriel u shpall pas kësaj, i njëanshëm, socialist, i blerë nga Sorosi etj.

Më pas u bë një përpjekje nga më seriozet e mundshme. Me rekomandim të Ilir Metës u përfshinë në proces Partitë Popullore Europiane, dhe Merkel riautorizoi zëvendëspresidetin e Partive Popullore dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Europain, McAllister. Ai erdhi në Shqipëri dhe ofroi paketën McAllister, e cila përmbante një shtyrje të afërt zgjedhjesh, një rikompozim të qeverisë me disa poste teknike që duhet të kthehen në traditë dhe në të ardhmen para zgjedhjeve, dhe votimin në Kuvend të ligjit të Vetingut.

Paketa u hodh poshtë nga Partia Demokratike dhe McAllister u quajt i painformuar dhe i manipuluar nga socialistët, edhe pse ai qëndroi në takim vetëm me Lulzim Bashën.

Procesi i zgjedhjeve pas kësaj filloi, dhe SHBA bëri sot përpjekjen e saj të fundit, me zyrtarin më të lartë të SHBA që mbulon Ballkanin dhe Europën Juglindore, zv.ndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.

Ai i qëndroi në ofertën e tij paketës McAllister dhe propozimeve shtesë që ka bërë Edi Rama pas paketës, që kanë të bëjnë me një zëvendëskryeministër dhe strukturë zgjedhore që të kontrollohet nga opozita.

Ky u sulmua dhe më keq. Përveç epitetit i paditur dhe i paqartë, para takimit, u sulmua dhe si një zyrtar i paaftë, që i kishte rënë më qafë Nikolla Gruevskit në Maqedoni, që nuk kishte zgjidhur dot krizën e Kosovës dhe që nuk ja vlente të merrej në konsideratë.

E gjitha kjo sagë refuzimi e PD ndaj Perëndimit nuk ka nevojë për koment, por tregon në mënyrë ironike, se PD në vend të “Republikës së Re”, është duke kërkuar një “Perëndim të Ri”, që të kuptojë Republikën e tyre.

Në vend që ata të ishin tani në fushatë dhe t’u shpjegonin njerëzve “Republikën e Re” me Berishën në krye, janë duke u shpjeguar shqiptarëve “Perëndimin e vjetër”, që nuk kupton hallet e tyre. Ata kanë kohë që përgojojnë gjermanët e Merkelit që janë të djathtë, por që sipas këtyre, nuk kuptojnë, zyrtarët e Trumpit që janë të djathtë, por të paaftë për t’u informuar etj. Mund të vazhdojnë pafundësisht kështu, duke i bërë gjyqin Perëndimit, por problemi është se Perëndimi është i qartë në rrugën e tij dhe kërkon të bëjë Shqipërinë si Perëndimi, dhe jo Perëndimin si Shqipëria, siç kërkon Lulzim Basha./TemA
 
Kjo eshte e keqja e kesaj bote

Kur moralin ta ben imorali
kur dijen ta shet i padituri

Asnje platforme e Republikes se re....kaq shume fakte per Perendimin e ri....

Me pak fjale (pavaresisht opinionit per Mero Bazen) ka thene nje te vertete te madhe....
 
Kto analistet kshu e kane ja kpusin na i her per te c'orjentu njerzit se me gjithmen edhe kto politikanet smeren vesht lujn e aktrojne aq bukur.

PD kerkon siguri, sigurin per salen e deputetet e inkriminuar, jo se partit e tjera se kerkojn po kushdo te ishte ne opozit me kerkesat e nderkombetareve po ne kete pik do ishim edhe po te ishte ps ne opozit.
 
Nuk besoj se Rama apo kushdo tjeter do guxonte kaq. Rama tentoi ne 2011 dhe pa cfare la pas!
E o kish motiv ai asokohe te vepronte ne kete forme....o ska asnje politikan tjeter.

gjithsesi 24 oreshi po vjen, dhe pale cndodh andej nga zyra Sales :p
 
Ta siguroj cdo kush prej tyre do te vepronte ashtu nese sdo kishte siguri. As njeri prej tyre nuk do qe me zgjedhjet e ardhshme ta shohi parlamentin nga tv apo burgu :D
 
Loja e fjales eshte shume me teper e fuqishme se çdo arme, por kur fjalen e perdor i ligu, hipokriti, qe deri dje shetiste oborreve te demokrateve, atehere vaj medet....
Nje difekt kemi te gjithe si popull ketu ne kete vend, harrojme lehte, harrojme ata dje, harrojme edhe keta sot qe jane bere te embel keto dy muajt e fundit.

Me kujtohet nje baba qe vari veten ne burg se skish paguar dritat.
Me kujtohet nje nene qe me femijen e saj 7 vjeçare perfundoi ne paraburgim se kish rilidhur sahatin e dritave por nuk vodhi.
Me kujtohet Tixhja qe i vune nje gjobe te mire se shiste dy fije qepe ne buze trotuarit dhe besoj e bente nga bolleku se varferi ketu nuk ka.
Me kujtohet komshiu im qe leu murin e shtepise dhe e moren me gjithe koven e bojes policet e bashkise se po lyente pa leje, duket qesharake por e vertete.
Me kujtohet, po po me kujtohet mire qe keto kater vjet paga ime nuk u rrit nje qindarke edhe pse mu premtua shume.
Me kujtohet serish qe deri dje e kish fajin Saliu per çmimin e karburantit dhe sot serish ai e ka fajin qe çmimi nuk ulet.
Me kujtohet! اthua! çfare me kujtohet une e vuaj perdite nje parkim qe skam ku e gjej sepse gjysmat e rrugeve u bene me pagese dhe bej 30 xhiro se skam para te paguaj lali Erin 100 ora.

Me kujtohet e çfare sme kujtohet, por me lini te qete se mjaft jane streset e perditshme dhe sdua te kujtoj me asgje.

A ju kujtohet o Shqiptare.....
 
ne fakt nuk duhet pritur asnjehere nga qeverite, secili e nderton vete jeten, me pune dhe krahet e tij, se kuptoj kete pasion qe kane njerezit per qeverite. nga ana tjeter them se gjithmone duhet protestuar, nuk duhet te genjehemi me pak, kur ka vetem cerek investimi...sepse ky vend duhet ndertuar o sot o kurre :D
 
Mire ben qe i kujton.
Dhe une i mbaj mend.
Askush nuk duhet ti harroje ato qe permend ti.
Por alternativa nga kush me vjen?
Lere fare se nuk po filloj te rikujtoj alternativen.
Sdo me mjaftonte jo kjo teme por 100 te tilla.
Ngado qe te kujtosh nje mjalte jane.
Problemi eshte se disa thone qe mjalti im eshte me i mire se i yti dhe anasjelltas.
Po mjalte jane, ktheje si te duash muhabetin mjalte mbeten te dy.
 
Plotesisht dakort me cka shkruar Odeon me siper.
E keqja jone si popull eshte se jemi mesuar nen tutela ,sa me shume na shtypin aq me te marrun vesh behemi.
Ndergjegjsimin si popull se kemi shume gje,jemi mase qe vrapojme pas militanizmit.
Pastaj perfundojme duke mos gjykuar drejt,duke mos kerkuar llogari per ate dreq takse qe paguajme per sherbimet publike.
Perfundojme duke shitura voten per nje thes miell.
Perfundojme mes udhekryqit e neper kafe shumica e rinise sepse vende pune ska.
E njemije e nje qind te zeza nga pas sic dhe situatat aktuale i deshmojne mesemiri.
 
ne fakt nuk duhet pritur asnjehere nga qeverite, secili e nderton vete jeten, me pune dhe krahet e tij, se kuptoj kete pasion qe kane njerezit per qeverite. nga ana tjeter them se gjithmone duhet protestuar, nuk duhet te genjehemi me pak, kur ka vetem cerek investimi...sepse ky vend duhet ndertuar o sot o kurre :D

Shume e vertete kjo qe thua.
Puna eshte qe njeriu mendon pertej vetes dhe deshiron te miren e popullit te tij.
Une jeten time se kam lidhur kurre me partite.
Madje jam edhe ai qe duhet te flase me pak nga te gjithe sepse vetem nje here ne jeten time kam bere zgjedhje me vote, heret e tjera i kam bere mjaltin ne fleten e votimit :).
Por mos harro qe ka njerez qe te ardhmen e tyre e kane lidhur me partite sepse s'dine te bejne asgje tjeter pervecse te marrin pjese ne mitingje duke shpresuar qe do zene nje vend pune kur te vije partia ne pushtet.
 
prandaj ulerasin ca e ca, nga perfitimet qe kane, dhe sju japin te drejte atyre qe shprehin dhe pakenaqesi...se po the sme pelqen kjo gje, e thua se kjo ska lidhje me qeverine, po cfare pret ti...te turren po the ndonje gje qe ste pelqen.
 
Jane ata qe kur ti me miresjellje i pyet-
Si je ?Mire?Me shendet?
Te pergjigjen -11 e gjys lol
Ky ishte rasti kur nuk i pelqen muhabeti.
 
ne fakt nuk duhet pritur asnjehere nga qeverite, secili e nderton vete jeten, me pune dhe krahet e tij, se kuptoj kete pasion qe kane njerezit per qeverite. nga ana tjeter them se gjithmone duhet protestuar, nuk duhet te genjehemi me pak, kur ka vetem cerek investimi...sepse ky vend duhet ndertuar o sot o kurre :D

Shume e vertet!
O sot o kurre....!
Por Shqiperia su shkaterrua per nje dite por vite e vite.
Supermenat jane mite , preferoj cik sot e cik neser sesa asgje asnjehere!
 
Perpara 4 ditesh disa forumiste sebashku me propoganden e majte, na ishin trembur per faktin se protesta e Pd-se do te ishte cakmaku i nje 1997-te te dyte!!! Protesta filloi ashtu sic mbaroi, e qete... .

Sot, lexoj qe nuk votohet Vettingu ngaqe do te futet Berisha ne burg!

Nuk me mbetet tjeter gje vecse t'ju uroj te zhvilloni imagjinaten tuaj me budalleqet e Mero Gelbazes!

Darius
 
Ku gelbaza apo ai haxhia qe cicerojne sot dikur ishin krahu i djathte i Saliut jo i joni!
Ne spektatore jemi ....popull jemi....dele jemi!
 
Back
Top