U mori jetën 8 kushërinjve, Ritvan Zykaj as qesh e as qan në gjykatë

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]U mori jetën 8 kushërinjve, Ritvan Zykaj as qesh e as qan në gjykatë[/h]
zykaj-770x433-600x337.jpg

Të mërkurën, në Gjykatën e Vlorës do të jetë gjyqi ndaj autorit të masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili është vrasësi i tetë kushërinjve të tij, në 10 Gusht të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë tetë vjeç dhe një adoleshente. Në çastin kur u arrestua, ai tha se i urrente ngaqë e quanin hajdut pulash.

Me gjasë, disa nga dëshmitarët e masakrës së Selenicës do të mungojnë në sallën e gjyqit, pasi janë larguar nga fshati i tyre, por edhe nga Shqipëria. Por sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat para grupit hetimor.

cbf71a6c-4f59-49d1-be3f-25dfe90008d8


Seanca e tretë ndaj të frikshmit Zykaj vjen pas dy seancave paraprake, ku autori i masakrës nuk ka qenë i pranishëm. Të mërkurën, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selenicës, ose deklaratat në policia.

Zyka qëndron në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë. Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme. As qesh e as qan, por me një pamje psikopati të frikshme. /Abcnews.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top