U mbyt në plazh, gjendet pas 5 ditësh kufoma e të riut

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
FIER - Gjendet pas pesë ditësh trupi i pajetë i 19-vjeçarit Ernest Allanjaku nga fshati Plyk i rrethit të Fierit, i mbytur në det. Duke iu referuar burimeve të policisë lokale, pas kërkimesh intensive vetëm në orët e pasdites së djeshme është bërë e mundur gjetja e kufomës së të riut pranë plazhit të Pishëporos. Forcat e shumta polumbare, të cilat po kërkonin prej ditësh, janë lajmëruar nga pushuesit për një kufomë që ishte vënë re në thellësinë e ujit. Të lajmëruara nga pushuesit kanë mbërritur në vendngjarje me të shpejtë edhe forca policore të Qarkut të Fierit, të cilët kanë transportuar për në morgun e qytetit trupin e pajetë të Ernest Allanjakut, i cili kishte pesë ditë që ishte denoncuar si i zhdukur prej familjarëve. Pas mbërritjes në morg është bërë identifikimi i kufomës, çka ka rezultuar se i përkiste pikërisht të riut, i cili ishte zhdukur ndërsa kishte hyrë në det. Autopsia ka nxjerrë se në trupin e 19-vjeçarit nuk ka pasur asnjë shenje dhune, duke vërtetuar se shkaku i vdekjes ishte mbytja në ujë si pasojë e asfiksisë që i ishte krijuar nga mungesa e oksigjenit. Por ndryshe nga kjo, në mënyrë paralele policia ka vlerësuar edhe denoncimet e herëpashershme të të afërmve dhe familjarëve të të riut, të cilët pretendojnë se mund të jemi përballë ndonjë krimi të kryer nga persona të tjerë. Policia pohon gjithashtu se familjarët e të ndjerit nuk kanë pretenduar për ndonjë pistë konkrete të zhdukjes së 19-vjeçarit, por kanë aluduar mbi dyshime të ndryshme. Ndërkohë dëshmitarë të ngjarjes së 26 korrikut, në plazhin e Semanit, pohojnë se shkaku i tragjedisë ishte përmbysja e varkës me të cilën po lundronte 19-vjeçari. Policia pohoi dje se trupi i pajetë i të riut fierak u gjet jo shumë larg vendit ku u përmbys varka, ndërsa thellësia e detit në atë zonë konsiderohet e cekët
*panorama*
 
Back
Top