U dënua pse ndërroi fenë, lihet e lirë gruaja që lindi në burg

LeVoyageur

Once upon a time...
Meriam Yahia Ibrahim Ishag, u lirua nga burgu pas urdhrit të gjykatës së Sudanit. Emri i saj nga familja myslimane është Abrar Allahi Mohammed Abdallah, e lindur nga një baba mysliman, 27 vjeçarja u dënua në mesin e muajit maj nga një gjykatë kriminale në Sudan, sipas ligjit islamik pasi ishte martuar me një të krishterë. Jo vetëm kaq, por gruaja ishte konvertuar edhe vetë në të krishterë, sipas besimit fetar që i përkiste nënës së saj. Meriam nënë e një djali 20 muajsh, u dënua fillimisht me 100 goditje me shkop sipas ligjit të sharia, ndërsa pritej ekzekutimi i dënimit me vdekje. Por apelet e shoqatave të ndryshme ndërkombëtare dhe shqyrtimi i detajuar i çështjes, bënë që Meriam e cila së fundmi kishte sjellë në jetë edhe një vajzë në qeli, vetëm dje u la e lirë
 
Back
Top