U arratis nga burgu në Itali, pranga shqiptarit i njohur si ‘burri me sytë e akullt’

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52863.jpg

VLORث- Kërkohej nga drejtësia italiane, arrestohet në Vlorë shtetasi Ali Islamaj, 29-vjec lindur në fshatin Drashovicë të Rrethit Vlorë. Skuandra speciale e Romës në bashkëpunim me Zyrën e Interpol Tirana kanë bërë të mundur realizimin e sukses të operacionit të koduar “I SHUMثKثRKUARI” ku si rezultat u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas arratisjes më 14 janar të vitit 2011 nga burgu i sigurisë së lartë ‘Regina Coeli’ në Itali.

Skuandra speciale italiane në bashkëpunim me autoritet shqiptare ishin vënë prej kohësh në ndjekje të shtetasit shqiptar, i cili kishte ndryshuar identitetin e tij për mos u njohur (nga Ali Sinan Islamaj në Altin Hoxha), ndërkohë që mëngjesin e sotëm ai është arrestuar në një fshat të vogël të Vlorës.

Shqiptari person me rrezikshëmri të lartë në Itali, për shkak të te brutalitetit dhe ftohtësisë me të cilën kryente vjedhjet në Itali, njihej si ‘burri me sytë e kullt’ për shkak të ngjyrës së syve.

Në ngarkim të 29-vjecarit, Gjykata e Penale e Romës kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia Italiane ka kryer më shumë se 50 “Grabitje me dhunë” të vilave luksose në qytet të ndryshme të Italisë duke përdorur meoda të ashpra kundër pronarëve të tyre për të marrë sendet me vlerë si dhe veprat”, “Mbajtje sendesh të vjedhura”, “Kërcënim’ “Arratisja” etj.
(el.me/BalkanWeb)
 
Back
Top