Turqizimi i armikut tek shqiptarët

TURQIZIMI I ARMIKUT TEK SHQIPTARثT

Ergys MثRTIRI

Prej kohesh, shtypi shqiptar e ka shndërruar neo-osmanizmin në temën më të lakuar të komenteve kulturore e gjeopolitike në Shqipëri. Sidomos kur ka ndonjë ngjarje që lidhet me këtë temë – si psh. deklarata e Ministrit të Arsimit të Turqisë për rishikimin e teksteve shkollore të historisë, apo edhe deklarata e Kryeministrit Berisha për lidhjet e gjakut midis shqiptarëve dhe turqve – shtypi gëlon nga histeria antiturke, antiosmane e madje shpesh edhe antimyslimane. Një pjesë e mirë e opinionit publik ka vënë alarmin tashmë për neo-osmanizmin si një rrezik kombëtar, ndaj të cilit vëmendja e kombit duhet të jetë e nderë.

Jo vetëm kaq, por një mori shkrimesh në gazeta shfryjnë dufin e tyre deri tek telenovelat turke, që sot po çajnë tregun televiziv shqiptar, të cilat shihen prej tyre si pararojë e neo-osmanizmit në Ballkan. Këto telenovela kanë ndezur mërinë dhe indinjatën e shumë intelektualëve të cilët i shohin ato si mjete propagandistike të politikave asimiluese turke. Në fakt, më shumë se ndonjë efekt kulturor, këto telenovela kanë kontribuar në thyerjen e klisheve të deritanishme mbi turqit, për të cilat është investuar prej vitesh nga elitat shqiptare dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja kyresore që i shqetëson shumë prej tyre sot. Për ta nuk ka rëndësi nëse produksione të tilla janë shumë herë më cilësore, më serioze e më edukative se surrogatot e më parshme braziljane, meksikane apo spanjolle. Problemi është se janë turke dhe si të tilla, nuk kanë të drejtë të konkurojnë në tregun shqiptar.
Refuzimi paradoksal i miqësisë
Në fakt, ka një paradoks të çuditshëm në gjithë këtë histeri kolektive kundra një shteti, tek i cili mund dhe duhet të gjejmë një partner të rëndësishëm. Turqia është sot një vend që shpreh afrimitet të madh me Shqipërinë dhe që ngulmon me forcë për të rritur marrëdhëniet e mira me të. Gjithashtu turqit si popull janë të vetmit në rajon e Europë që ushqejnë respekt për shqiptarët dhe vërtetë që në Turqi shqiptarët ndjehen më pak të huaj se kudo, në një kohë kur ata paragjykohen egërsisht në vendet përreth, si dhe në Europë. Nga ana tjetër Turqia është një vend që po bëhet një fuqi e madhe ekonomike e politike, gjë që e bën shumë jetësor partneritetin që na ofron. Në këto kohë krize Turqia mbetet e vetmja ekonomi që mund të sjellë investime serioze në Shqipëri. Por jo vetëm kaq. Turqia është ndoshta e vetmja aleate strategjike që shqiptarët mund të kenë në rajon, të rrethuar me fqinjë që ushtrojnë, në një masë të konsiderueshme politika shoviniste antishqiptare.
Të gjitha këto e bëjnë një luks krejtësisht të palogjikshëm ligjërimin antiturk në Shqipëri. Kjo do të thotë t’i mohosh kombit tënd një potencial të madh e të rëndësishëm në kushtet e vështira ku ndodhet, duke përzënë me pahir një aleat të fuqishëm, mjaft të vyer në xhunglën ballkanike. Dhe kjo ndodh kur politika shqiptare, si dhe koniuktura intelektuale pranon se kemi vetëm miq, në arenën ndërkombëtare, gjë që Hysamedin Feraj e ka konsideruar si reminishencë komuniste, prej periudhës kur kishim vetëm armiq. Në këtë linjë, shqiptarët kanë humbur ndërkombëtarisht orientimin gjeopolitik duke u armiqësuar me miqtë e duke u miqësuar me armiqtë. Kjo i ka ndihmuar së tepërmi apatisë së politikës së jashtme shqiptare, e cila duket se nuk ka asnjë objektiv konkret në arenën ndërkombëtare përveç fqinjësisë së mirë ose ndryshe politikës së pasivitetit. Kjo ka bërë që politika jonë prej kohësh të jetë pasive duke mos reaguar ndaj asnjë veprimtarie antishqiptare që ushtrohet në mjaft raste nga qarqe politike të vendeve përreth dhe të mos bëjë asgjë në shërbim të minoriteteve shqiptare që jetojnë në shtetet fqinje. Për rrjedhojë, kjo retorikë që sposton vëmendjen armiqësore drejt Turqisë mbetet të jetë krejtësisht antikombëtare, megjithëse bëhet në emër të kombit.
Sipas këtij diskursi, armiku kryesor i shqiptarëve janë turqit dhe jo qarqet ekstremiste shoviniste të fqinjëve ballkanikë serbë e grekë. Armiku është ai që na pengon nga Evropa dhe jo ai që na pengon nga integrimi kombëtar. Madje nuk ngurrohet që ky integrim i shqiptarëve mes njëri-tjetrit në rajon të shihet ligësht, duke u konsideruar më shumë si problem sesa si e drejtë. Një mori intelektualësh të kësaj kategorie ripërsërisin vazhdimisht refrenin e pakuptimtë se integrimi mbarëshqiptar do të vijë vetëm nëpërmjet integrimit europian. Sipas kësaj logjike integrimi i entiteteve kulturore të njëjta mund të bëhet vetëm nëpërmjet shkrirjes së përbashkët në një bashkësi entitetesh të ndryshme. Që të bashkohesh me të tutë duhet të bashkohesh fillimisht me të huajt.
E gjithë kjo tregon se shqetësimi i elitave shqiptare nuk është kombi, por modernizimi dhe europianizimi, gjë që buron nga një kompleks i thellë inferioriteti. Për pasojë armiku nuk definohet në bazë të asaj që përbën kërcënim kombëtar, por në bazë të asaj që presupozohet se pengon integrimin në Europë. Armiku i shqiptarëve nuk është ai që shkel të drejtat dhe jetën e tyre, por ai që pengon aspiratat europiane.
Armiku i domosdoshëm
Identitetet në shoqëritë moderne janë formuar kryesisht nëpërmjet një vetëdijeje distancimi prej tjetrit. Ideologjitë moderne që formojnë këto identitete janë përgjithësisht antagoniste duke u formësuar në kushte rivaliteti me ideologji të tjera. Në këto kushte, identitetet formohen në mënyrë negative, duke krijuar më parë armikun pastaj vetveten. Nëpërmjet armikut përcaktohet trualli i huaj kulturor që përbën sferën e përjashtimit dhe prej këtej mund ta ndërtosh identitetin tënd në mënyrë dialektike, duke u nisur nga dallimet me kundërshtarin, duke u vetëpërcaktuar si i kundërt me të. Në këto kushte, armiku është faktori i rëndësishëm nëpërmjet të cilit shoqëritë moderne krijojnë identitetet e tyre. Ai tregon se çfarë mbetet të jemi, pasi kemi përcaktuar se çfarë nuk duhet të jemi. Ai shërben gjithashtu si një faktor unifikimi duke realizuar eleminimin e diversitetit kulturor brenda vetë shoqërisë. Kjo bëhet e mundur nëpërmjet ndjenjës së kërcënimit të përbashkët që prodhon ideja e armikut. Për këtë arsye, me apo pa vetëdije, është e nevojshme që ideologët e kombit, të gjejnë fillimisht armikun e duhur për të ndërtuar shoqërinë që duan.
E njëjta gjë po ndodh praktikisht në Shqipëri. Elitat shqiptare po farkëtojnë armikun turk, si një kusht i domosdoshëm në prodhimin e një identiteti të ri shqiptar pas-komunist. Turku është tashmë katalizatori i nevojshëm për të ndërprerë lidhjet me të kaluarën dhe trashëgiminë etno-kulturore shqiptare, duke programuar një identitet krejt të ri, në përputhje me aspiratat sektare të grupeve të vogla brendakombëtare. Në funksion të kësaj, konstruktet historike prodhojnë mitologjinë e nevojshme të një armiqësie 500 vjeçare, për të mundësuar dekontekstualizimin e së shkuarës, për t’a vënë atë në shërbim të së tashmes.
Por historia nuk mjafton. Duhet tashmë një kërcënim i ri që të bëjë të mundur vijimsinë e armiqësisë për t’i dhënë akutalizim të kaluarës. اelësi i kësaj vijimsie po bëhet tashmë neo-osmanizmi. Neo-osmanizmi është kërcënimi i së shkuarës ndaj së ardhmes, mundësia për tu rikthyer në “errësirën 500 vjeçare”.
Kjo ideologji shihet gjithashtu si një shtysë e kundërt me aspiratën europiane të shqiptarëve. Në këtë kuptim, neo-otomanët konsiderohen si falanga që synojnë të kthejnë mbrapsht rrjedhën e historisë në periudhën e tij më obskurantiste. Për këtë arsye, ata nuk e meritojnë përkatësinë shqiptare dhe nuk meritojnë të jenë pjesë e kësaj shoqërie. Neo-osmanizmi përbën bregun e kundërt kulturor, të konceptuar mbi bazë të një ideologjie dialektike të ngritur mbi dikotominë lindje-perëndim, e cila prodhon antagonizmin themelor të diskursit kulturor në Shqipëri. Si një prej poleve të kësaj dialektike, ai bëhet i domosdoshëm për të vënë në funksionim logjikën përjashtuese që definon premisat e identitetit të ri kombëtar në kohët e sotme. Ai mban në këmbë tërë strukturën ideologjike, duke i dhënë të drejtë përpjekjeve për homogjenitet përjashtues.
Neo-osmanizmi po shndërrohet kështu në një konstruksion mitologjik themelor për shoqërinë shqiptare, i cili shërben si mjet kërcënimi në funksion të strukturave të ngurta identitare që ideologjia zyrtare në Shqipëri kërkon të prodhojë e imponojë. Ai përdoret gjithashtu si një mjet legjitimimi për një “spastrim etnik” brenda-kombëtar, duke përjashtuar pjesë të rëndësishme të shoqërisë, të cilat ushqejnë brenda vetes sentimente fetare Islame. “Feja e pushtuesit”, është një prej klisheve të rëndësishme që buron nga kumti i mitit të armiqësisë shekullore me turqit. Ky kumt nuk shërben shumë për të mbrojtur puritanizmin tonë kombëtar, sesa si një mjet propagandistik në funksion të një ideologjie që kërkon të polarizojë jetën kulturore duke ëndërruar një revansh fetar në emër të Evropës dhe modernitetit.
 
Titulli: Turqizimi i armikut tek shqiptarët

Turqizimi shqip eshte?Se di pse me tingellon si keq lol
 
Titulli: Turqizimi i armikut tek shqiptarët

Turqizimi shqip eshte?Se di pse me tingellon si keq lol

pse ke mendjen vetem per keq ti mo !! :P hahha
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top