Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Turqia, qendër rehabilitimi për burrat e dhunuar

ANKARA- Gjendja alarmante për burrat e dhunuar në Turqi është drejt qetësimit, pasi qeveria e kryeministrit islamik, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se së shpejti do të hapë të parën qendër rehabilitimi për burrat, të cilët janë viktima të dhunës në familje.

52008_16.jpg


Iniciativa, e njoftuar nga ministrja e Familjes, Fatma Shahin, e vetmja grua në qeveri, ka ngjallur jo pak habi në vendin ku janë të zakonshme skenat e dhunës ndaj grave dhe jo ndaj burrave.

Më shumë se një prej tyre vritet çdo ditë në Turqi nga bashkëshortët e ish-bashkëshortët.
Megjithatë, ministrja shpjegoi se problemi, edhe pse në formë embrionale, prek edhe turqit, gratë e të cilëve ushtrojnë mbi ta dhunë psikologjike.

''Qendra e parë e rehabilitimit nga dhuna për burrat, që mund të presë deri në 30 prej tyre, viktima të dhunës psikologjike, do të hapet në Stamboll duke qenë se atje janë regjistruar numri më i madh i viktimave për shkak të kësaj lloj dhune nga ana e bashkëshorteve'', deklaroi Shahin.

''Gratë pësojnë dhunë fizike, burrat psikologjike, ndërkohë që ekziston edhe një numër i vogël burrash që janë viktima të dhunës fizike'', shtoi ajo.
''Vendndodhja e qendrës do të jetë sekrete, me dritare me hekura dhe e ruajtur nga policia'', theksoi ministrja.
Ballkanweb
 
Pe: Turqia, qendër rehabilitimi për burrat e dhunuar

Te shkretet ja ju dha nje ndihme dhe ketyre meshkujve se boll hedhin fjale lart e poshte te diskriminuar nga ligjet vec per femra...
 
Titulli: Turqia, qendër rehabilitimi për burrat e dhunuar

ahahaha te ka lezet shpirti kshu...
 
Titulli: Turqia, qendër rehabilitimi për burrat e dhunuar

Tani si nje kuriozitet, sa meshkuj te perdhunuar (fizikisht/psikologjikisht/shpirterisht e ca variante ekzistojne) ka ne Turqi? Ose me mire thene, keta burra ekzistojne, pa dyshim, por sa do e pranojne te vene ne qender? Dhuna psikollogjike e cila nuk duket fizikisht, mund te jete shume me e perhapur se sa mendohet ( nje femije mund te jete i dhunuar ne kete menyre nga i jati, apo me ralle nga nena!; rastet e dhunes midis gruase dhe burrit jane me te ralla, shume me te ralla se rasti i kundert)
Behet fjala per nje moshe te caktuar? Sepse per femijet (djemt ne kete rast), besoj qe eshte me e pranueshme te vene pa qen asnje problem, por tek meshkujt e ritur, besoj qe do lindi nje paragjykim i madhe ne nje bote te mashkullit, ku dominon patriarkati, dhe ku mashkulli ben ligjin (as qe vihet ne diskutim mundesia te jete i nenshtruar/dhunuar).

E duke lene menjeane shtetin apo sistemin per te cilen behet fjala, dhuna ekziston ne cdo cep bote, ne format me te ndryshme ( edhe pse meshkujt duan te dalin trima e te thone "skam gje"). Dhuna mund te leri shenja te ngulitura ne personalitet dhe sjellje, qe mund te demtojne zhvillimin e individitit sic dhe jeten ne shoqeri/familje.
Qendra rehabilitimi duhet te ekzistojne dhe te jene ne gjendje te nderhyne ne cdo situate, e te mbrojne viktimat e dhunes ( qoft ata dhe meshkuj 30 vj psh).
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back