Turqia nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në Kosovë

"Turqia nuk do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve në përbërje të KFOR-it", ka deklaruar në Prizren komandanti i kontingjentit turk, Yahya Bacak.

“Derisa nuk do të marrim ndonjë kërkesë zyrtare të NATO-s për zvogëlimin eventual të numrit të ushtarëve, ne do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës sikurse deri më tani”, është cituar Bacak nga “Politika”.

Komandanti turk ka shtuar se Turqia është duke punuar edhe për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

Turqia ka 650 ushtarë në Kosovë, ndërsa vendqëndrimi i tyre është në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top