Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Love

βeℓℓe â๓e
  • Pak vite më parë, Turqia konsiderohej si superfuqia diplomatike e padiskutueshme e rajonit. Por ndryshime të mëdha kanë ndodhur dhe aktualisht është e vështirë të gjesh ndonjë vend tërësisht mik ose pa probleme me Ankaranë
PIOTR ZALEWSKI, Foreign Policy

Turqia-dhe-problemet-nderkombetare-1-150x150.jpg
Turqia-dhe-problemet-nderkombetare-2-150x150.jpg
Turqia-dhe-problemet-nderkombetare-3-150x150.jpg


Jo shumë kohë më parë, Turqia dukej sikur kishte gjetur formulën ekskluzive për sukses në politikën e jashtme. Filozofia e sapoadaptuar prej saj, “zero probleme me fqinjët”, fitoi lavdërime në shtëpi dhe jashtë vendit, ndërsa Ankaraja u riangazhua sërish me Lindjen e Mesme pas gjysmëshekulli largimi prej saj. Ajo zgjeroi lidhjet e biznesit dhe tregtisë me vendet arabe, si dhe me Iranin, hoqi kufizimet për viza me vendet fqinje dhe madje edhe ndihmoi në ndërmjetësimin e disa nga mosmarrëveshjeve më të mëdha të rajonit, duke organizuar bisedime mes Sirisë dhe Izraelit, Fatahut dhe Hamasit, Pakistanit dhe Afganistanit.

Vetëm pak vite më vonë, pas shpërthimit të Pranverës Arabe, formula dikur e fuqishme filloi të ngjajë më shumë me alkiminë. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan i ka shembur sakaq urat që kishte me regjimet ushtarake në Egjipt, dobësoi lidhjet me vendet arabe që refuzuan të mbështesin Mohamed Morsin dhe filloi një luftë fjalësh me Izraelin, duke e akuzuar se kishte dorë në komplotin për rrëzimin e Morsit nga pushteti.

Për një copë herë, Egjipti ishte qendra e politikës së jashtme të Turqisë në të gjithë botën arabe. Kur Erdogan vizitoi Kajron në shtator 2011, pas revolucionit që rrëzoi Hosni Mubarakun, ai u prit si hero, jo vetëm si udhëheqësi i parë i rëndësishëm në botë që bëri thirrje për rrëzimin e diktaturës, por edhe si një ndërmjetësues i fuqishëm në rajon.

E gjitha kjo ka ndryshuar tashmë: Turqia dhe Egjipti kanë tërhequr ambasadorët nga njëri-tjetri pas mosmarrëveshjeve, Erdogani ka kritikuar publikisht qeverinë e re të Kajros.

“Mes Basharit dhe Abdel Fatah al-Sisi nuk ka asnjë dallim”, tha ai javën e fundit. “Po them që terrorizmi shtetëror është aktualisht duke funksionuar në Egjipt.”

Këtë javë Erdogani tërhoqi edhe Izraelin në sherr, duke thënë se Izraeli ishte “pas” grushtit të shtetit në Kajro. Prova për këtë akuzë, sqaroi më pas zyra e tij, ishte një video e vitit 2011, ku ministri i Jashtëm i Izraelit, Tzipi Livni, dhe filozofi francez Bernard-Henri Levi (Levy), po diskutonin Pranverën Arabe.

Ish-ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, iu përgjigj Erdoganit javën e kaluar, duke thënë se “çdokush që dëgjon fjalët e tij të urrejtjes dhe nxitjes së zemërimit kupton pa dyshim se (Erdogan) po ndjek shembullin e Gëbelsit (Goebbels).”

Nuk mund të lihet mënjanë edhe fakti që një zëdhënës i qeverisë së Egjiptit e cilësoi Erdoganin si “agjent i Perëndimit”.

Këto mosmarrëveshje kanë bërë që vëzhguesit e Turqisë të vrasin mendjen nëse përqasja bombastike e Erdoganit po minon efikasitetin e tij. “Turqia bëri gjënë e duhur”, duke kritikuar grushtin e shtetit në Egjipt, më tha mua një diplomat turk i nivelit të lartë, por e gjeti veten duke bërë këtë “në anën e gabuar të bashkësisë ndërkombëtare.”

Ankaraja do të duhej të hidhte forcat e veta në anën e kundërt shumë përpara se Vëllazëria Myslimane të rrëzohej nga pushteti, shtoi diplomati. “Turqia ngriti në mënyrë të ekzagjeruar një argument për histori suksesi demokratik në Egjipt dhe nuk pa siç duhet gjërat e gabuara që po bëheshin nga regjimi i Morsit.”

E vërteta në këtë çështje është se në fund të fundit, suksesi i politikës së “zero problemeve” nuk mund të zgjaste përgjithmonë. Që të mos kesh probleme, do të thotë ta mbash veten larg punëve të brendshme të vendeve të tjera, madje edhe të duhet të lavdërosh njerëzit e fuqishëm të rajonit. Kjo ishte e mundur për sa kohë nuk kishte ndryshime në rajon: Turqia qëndroi e heshtur gjatë dhunës paszgjedhore në Iran më 2009-n, për shembull, dhe ushqeu një aleancë me Asadin e Sirisë para se të fillonte revolta e përgjakshme e këtij vendi.

Në Libi, Erdogan ishte shumë i lumtur të injoronte shkeljet e të drejtave të njeriut nga Muamar Gadafi, si çmim i pranueshëm për të fituar kontrata për biznesin turk nga regjimi i tij.

Pranvera arabe e hodhi në erë status kuonë e rajonit dhe kjo e detyroi Turqinë të largohet nga politika e vet e mosndërhyrjes. Ankaraja ka vuajtur shumë me konceptin se rajoni nuk mund të bëhet siç dëshiron Turqia. Në Libi, para se të vinte dita për rrëzimin e Gadafit, Turqia argumentoi se Perëndimi nuk kishte punë të ndërhynte kundër tij. Në Siri, ajo theu tërësisht marrëdhëniet me Asadin, duke hyrë në një konflikt që nuk po jep asnjë shenjë se mund të përfundojë së shpejti. Dhe në Egjipt, natyrisht, ajo hyri në rrugën e konfliktit me shtetin me popullsinë më të madhe në botën arabe.

Shpejtësia me të cilën Turqia hoqi dorë nga përqasja e saj e butë në rajon ka qenë surpriza më e madhe. Një nga maksimat e “zero problemeve” ishte ajo që ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu e cilësoi si “ekuidistancë”, pra refuzimi për të marrë anë në një mosmarrëveshje rajonale. Kjo ka qenë gjithmonë një mit më shumë sesa një politikë, veçanërisht kur vjen puna te konflikti Izrael-Palestinë, ku Turqia rrallë e ka humbur shansin të fuqizojë kredencialet e veta rajonale islamike, duke bërë sherr me Izraelin. Gjatë kohës së Pranverës Arabe, ekuidistanca duket se është shkatërruar tërësisht.

Nuk është Egjipti vendi i vetëm ku Ankaraja tashmë konsiderohet si një aktor partizan dhe jo si një zgjidhës problemesh me neutralitet. Në Irak, Turqia ka sfiduar hapur qeverinë e Kryeministrit Nuri al-Maliki duke e akuzuar atë se po nxit luftën sektare dhe se po bën pazare në kurriz të Ankarasë me qeverinë rajonale të Kurdëve të Irakut.

Në Siri ajo po mbështet me hope rebelët kundër regjimit, duke i lënë ato të veprojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e saj dhe duke mbyllur një sy përballë krimeve të kryera prej tyre. Ankaraja raportohet se ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për cilësimin e grupimit rebel al-Nusra si një organizatë terroriste.

Një ish-diplomat turk tha se Ankaraja po vepronte me të drejtë, duke mbështetur rrëzimin e regjimit të Bashar al-Asad, por i vinte keq për mënyrën se si po e bënte këtë. “Turqia kishte të drejtë kur u rreshtua me popullin kundër diktatorit, por ndoshta duhej të mjaftohej me kaq”, tha ai.

“Duke shembur të gjitha urat me regjimin, Turqia humbi çdo ndikim ndaj Asadit.” Dhe kur bashkësia ndërkombëtare u shqetësua për praninë e xhihadistëve në radhët e rebelëve dhe rrjedhimisht u tërhoq nga mbështetja e tyre pa kushte, “Turqia e gjeti veten jashtë loje.”

Erdogani po vuan me një seri sfidash në politikën e jashtme edhe në pjesë të tjera të botës. Imazhi i Turqisë në Perëndim u trondit gjatë verës pas protestave në parkun Gezi. Vendimi i Erdoganit për të mposhtur protestat me policë, ujë me presion dhe gaz lotsjellës, dëmtoi marrëdhëniet e tij me Bashkimin Europian: Vonë në qershor, në mes të shtypjes së protestave të parkut Gezi, Brukseli shtyu për më vonë një raund të ri bisedimesh për anëtarësim. Vetë Erdogan u vu nën kritika të ashpra nga media amerikane.

Turqia nuk ka bërë asgjë për të kontrolluar dëmet e pësuara. Në vend të saj, zyrtarët e Ankarasë kanë akuzuar vende perëndimore për organizim të protestave. Vetë Erdogani foli për “forca të errëta” dhe një grupim që ai i cilësoi si “lobingu i normave të interesit”, si mbështetës të protestuesve.

Ndërsa politika e jashtme e Turqisë në Lindjen e Mesme mund të ketë qenë e pashmangshme, izolimi i saj në zona të tjera duket se është shkaktuar për faj të vet. Sot vendi rrezikon të kthehet në mendësinë e viteve 1990, kur tensionet qenë në rritje me vendet arabe dhe ato europiane, ndërsa teoritë e komplotit botëror helmonin debatin politik të vendit, turqit qenë të bindur se qenë një vend nën rrethim dhe i thoshin vetes “një turk nuk ka mik tjetër veç një turku”.

Duket se Erdogani e ka dërguar vendin e vet nga “zero probleme” te probleme ndërkombëtare gjithkund.
g.shqip
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Keshtu eshte kur vendi kalon ne duart e njeriut si Erdogan. Ky ben pjese ne eliten "vllazrimi myslimam", ektremiste islamik. Ky eshte nje ish i burgosur pikerisht nga pikepamjet e ti radikale. Europa i dha nje shanc kur u be kryeminister, pasi premtoj se do ece perpara me reforma ne Turqi. Po i zihet bese nje tipi te tille ekstrem-i mbuluar si prushi nen hi?
Tani ky ze miqesi aty ku ka budallenje si vendet e afrikes se veriut dhe tek turullaket shqiptar.
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Turqia gezon nje ekonomi te shendoshe e te qete, dhe kam pershtypjen ky eshte meraku me i madh i te gjithe vendeve qe e marrin neper goje... Si ta bejne per ti gjetur telat, te behet e mvarur prej tyre...

E kam pershtypjen se thelle thelle, Evropa do te fuse ne gjirin e saj Turqine ( me kushtet e saj ) Jo Turqia ti bashkangjitet Evropes...

Fundja c`far i mungon turqeve, punojn e jetojn ne vend te vet per mrekulli.
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Turqia e meriton Antarsimin ne BE pasi ka qe ne vitet 60' ( me ekzakt ne 1963 me Marrveshjen e Ankaras ) ku KEE (sot BE) u ul ne tryeze per te diskutuar antarsimin e Turqise! U arrit marreveshja per nje lehtesim per tregun ekonomik por jo me shume... ("Jolly" qe u formua ne 1948 nga OKB pasi u shfarosen ne Luften e II s'duan Mysliman ne BE).

Reformat e Ataturk e afruan Turqine me se shumti me "Perendimin" duke ndjekur shembuj Perendimore ne disa prej pikave kyçe (Kodi Civil i ngjashem me ate Zviceran,reforme e Ataturk),por Turqia sipas 'BE' duhet te punoj shume per sa i perket "Te drejtave te njeriut".

Turqia ecen mire dhe pa BE,esht BE qe perfiton nga Turqia me shume,pasi ne BE jan Shtete si Greqia apo Shtetet te ish-Bllokut Komunist (jo te gjitha) qe jan ber "peshe" per BE!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Turqia nuk meriton anetaresimin ne BE dhe per kete ka me dhjetra arsyera.

Ne te drejtat e njeriut qalon shume. Veq kur e kujton qe gjithe ato komunitete ka brenda saj (me miliona) pas as te drejten elementare per tu shkolluar ne gjuhen e tyre amtare, madje as ne nivel fillestar, te tregon vet fakti se sa e brishte eshte.

Ky koncepti ekonomik kam pershtypjen se munde te degradoje ne nje situate shperthyese. Aty njerezit e komuniteteve jane bere te pasur dhe njerezit e pasur kerkojne te drejtat e tyre. Mos e anashkaloni kete fakt!
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq


Sa e dua Turqinë.... Zoti e nderoftë dhe e ndihmoft kudo! I uroj vetëm përpara....!!!!



Ndërsa BE-ja nuk duhet as per Turqinë dhe as për Kosovën.

Më mir të rrijmë vetëm dhe me ndertimin tonë dalngadal.....


Mir e ke Booombastick, edhe ai Ataturku, si një shqiptar jo i mir njihet ne histori...
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Mbanja gajlen Turqis... ne jemi me ylle ne balle...ne u fundosem ne mes veti,ka ngel te merzitemi per turqit... gjendja ne shqiperi,maqedoni dhe kosove eshte me keq se ajo e turqis...po nejse, ha buken jone,baj gajlen e huaj
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq


Sa e dua Turqinë.... Zoti e nderoftë dhe e ndihmoft kudo! I uroj vetëm përpara....!!!!



Ndërsa BE-ja nuk duhet as per Turqinë dhe as për Kosovën.

Më mir të rrijmë vetëm dhe me ndertimin tonë dalngadal.....


Mir e ke Booombastick, edhe ai Ataturku, si një shqiptar jo i mir njihet ne histori...

Më shumë se Kosovën? Se nga kjo dashuri e thënë me kaq shpirt të lë të mendosh që më shumë do Turqinë sesa vendin tënd..

Për cfarë e do kaq shumë Turqinë? Vetëm sepse janë një vend musliman?
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Jo Kosovën e kam zemer.......padyshim kuptohet.

E dua Tuqinë, për arsye se kur ishim ne Konflikt me serbët, ajo ka tentu shum te na ndihmoje. Pastaj historia shqiptare e ka njohur skenderbeun si hero, por me vonë u zbulua se ai ka vrarë muslimanë aq sa ka mundur, edhe pse ne fakt ai eshte rritur dhe shkolluar ne Turqi. Pastaj mbrojtja e Turqisë ndaj neve muslimaneve ne atë kohë eshte e paharruar.

Pra ketu i numerova dy kohëra ndihmuese nga Turqia...
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Paske lexuar histori ti qeeee te shkep ne mes keshtu eee
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Poashtu e dua Turqinë, sepse ne shumë aspekte eshte shumë e mirë.... E kam vertetuar shumherë.

Dhe Nuk eshte sikur disa shtete tjera, qe i imponon interesi dhe te plaqkisin qoftë ne marrjen e pasurisë, në marrjen e tokave te huaja etj, etj...
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Jo Kosovën e kam zemer.......padyshim kuptohet.

E dua Tuqinë, për arsye se kur ishim ne Konflikt me serbët, ajo ka tentu shum te na ndihmoje. Pastaj historia shqiptare e ka njohur skenderbeun si hero, por me vonë u zbulua se ai ka vrarë muslimanë aq sa ka mundur, edhe pse ne fakt ai eshte rritur dhe shkolluar ne Turqi. Pastaj mbrojtja e Turqisë ndaj neve muslimaneve ne atë kohë eshte e paharruar.

Pra ketu i numerova dy kohëra ndihmuese nga Turqia...

Mesa di unë, në luftën me serbinë.. të ka ndihmuar Amerika, Franca, Italia etj etj por jo Turqia e nderuar sa po e lëvdon në këtë pikë..
A dmth se thotë Turqia Skëndërbeu ka vrarë musliman dhe jep prova pa bazë i bie që duhet tu besojmë dhe të hedhim poshtë historinë e vendit tonë..

Mendoj që, e gjithë dashuria juaj për Turqinë tërhiqet nga fakti që janë musliman dhe asnjë arsye tjetër.. mendim personal ky..
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Padyshim qe vendet e permendura kan qene prezente, porse edhe vendet islame kane qenë prezente ne rastin e nderhyrjeve, edhe pas perfundimit.

Jo jo nuk jipen provat pabazë asnjeher, sepse perveq disa materialeve shqip, edhe në gjuhë italiane permendet vepra e tille e Skenderbeut. Nuk mund te hedhim vepren e Skenderbeut posht, qoftë aspekti pozitiv, apo negativ.

Po ashtu eshte, sikur qe edhe katoliket nga bota ia mbajne kah Papa i italisë, ashtu edhe ne kemi dashurinë ne personalitetet tona.
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Poashtu e dua Turqinë, sepse ne shumë aspekte eshte shumë e mirë.... E kam vertetuar shumherë.

Dhe Nuk eshte sikur disa shtete tjera, qe i imponon interesi dhe te plaqkisin qoftë ne marrjen e pasurisë, në marrjen e tokave te huaja etj, etj...


Kush te tha ty?Ke qene ndonjehere aty?Ke kontakte me ndonje turk (qe ka dale me larg se dera e shtepise)

Nuk arrij te mendoj se si mund te jete robi aq sterr nga mendja dhe simpatia e nje X eshte ndryshe nga pergjithesi me cf ben nje Shtet
Se ate se dime as une as ti, por kur behet fjale per politike cf spret

Sa per te thene nje rast-kam pasur sh kontakte me turq dhe sjane te keqij aspak
(pervec se besimtar te medhenj e pinin si dreqi derisa smbanin mend as emrin e tyre apo haheshin e putheshin )dhe ta siguroj se keto
te nesermen nuk hanin mishin...apo flenin ne pozicion luge , bebi ne fetus quaje si te duash sepse imitonin ate profetin tuaj

Tani per tiu rikthyer cf doja te thoja ty Jetesa

Beme nje prezantim ne per te njohur gjithsecili vendet e tjera...edhe filloi Turqia
Mori gjithe shkrimtaret...a perendi greke edhe tha kjo eshte gjetur ne X vend (qe ndodhet ne Greqi) por ajo tha Turqi

U ngrit nje grek-me fal tha por ky vend ndodhet ne Greqi

Edhe ne te gjithe duartrokitem.

Eshte tj simpatia me cf ka bere apo cf kane deshire (apo studiove ti gje)
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq


Nuk dua te diskutoj gjer e gjatë.... mbi ato qe kanë ekzistuar apo edhe ekzistojnë ende.

Porse asgje nuk mund te kaloje sikur nuk ishte gjë.

Njerëzit shohin dhe pastaj faktet i dokumentojnë.
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq


Nuk dua te diskutoj gjer e gjatë.... mbi ato qe kanë ekzistuar apo edhe ekzistojnë ende.

Porse asgje nuk mund te kaloje sikur nuk ishte gjë.

Njerëzit shohin dhe pastaj faktet i dokumentojnë.

Cilat fakte o Jetesa? Faktet qe suveniret me simbole te Kosoves jan hequr nga “freeshopi” i aeroportit nderkombetar te Prishtines, prej dites kur e ka marre ate nen menaxhim nje kompani turke. Se kupton qe Turqia do ta zhduk Kosoven nese i jepet mundesia
Cilat fakte o Jetesa? Nese dikush te ndihmon sipas teje ska te drejt te perzihet ne shtepin tende, dhe as ne pasurin tende por ky ergodan me ndihmen e disa zyrtareve te korruptuar kosovar po i merr asetet kryesore kosoves. Po perpiqet te ndryshoj dhe historin ne libra duke nxjerr perandorin osmane ne krye.
Se di me cfar piksynimi nisesh qe mbron Turqin por qofsh ti qe je :)
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Se kupton qe Turqia do ta zhduk Kosoven nese i jepet mundesia

Je i modh, Lol
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Shiko Cent lexoje vet historinë, ku ke fakte... Mos lexo histori te atyre qe me nje magjistaturë shkruajne cka dojnë, por te atyre qe sakte shkruajn te verteten.

Qofte rasti i Erdoganit apo ndonje muslimani tjeter qe viziton Kosovën, cka do tju pengoje juve, meqenëse reagimet ishin te medha.

Ne Kosova Nuk e marrim mendimin e armiqëve tanë, kudo qofshin ata.... Kete gje kuptoje.

Po edhe sikur te vije Papa nga Vatikani, ju nuk do te reagonit keshtu me negativitete. Meqenëse kushdo te vije, deren e ka hapur.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Tema diskuton çeshtjen e Turqise dhe problemet politike te saj, e jo dashurine qe kane anetaret e forumit per Turqine. Me duket qesharake qe stafi administrativ ishte i pari qe doli nga tema!!!!
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Shiko Cent lexoje vet historinë, ku ke fakte... Mos lexo histori te atyre qe me nje magjistaturë shkruajne cka dojnë, por te atyre qe sakte shkruajn te verteten.

Qofte rasti i Erdoganit apo ndonje muslimani tjeter qe viziton Kosovën, cka do tju pengoje juve, meqenëse reagimet ishin te medha.

Ne Kosova Nuk e marrim mendimin e armiqëve tanë, kudo qofshin ata.... Kete gje kuptoje.

Po edhe sikur te vije Papa nga Vatikani, ju nuk do te reagonit keshtu me negativitete. Meqenëse kushdo te vije, deren e ka hapur.

Clidhje kishte myslimanizmi apo papa ketu o Jetesa..? Po ngaterron kekun me byrekun, gjithsesi 1 fjal kisha per ty dhe ju qe mbroni Turqin
Kosovaret dhe Shqiptaret luftuan per te perzen Serbet, tashi po ju vijn Turqit ;) Pacim
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Arritja me e madhe dhe mbase e vetme e Turqise ne kete dekaden e fundit eshte se pavaresisht se ajo nuk ka arritur te pozicionoje apo gjeje vetveten ne politiken e jashtme ajo ka ditur te perfitoje ekonomikisht nga qendrimet e saja. Ekonomia turke eshte rritur ndjeshem dhe Turqia konsiderohet sot nje vend i zhvilluar ne rangun e superfuqive te reja ekonomike ne rritje, sic jane Brazili e India. Kthimi i syve nga lindja drejt Rusise dhe Kines, eshte menyra se si Turqia perpiqet te ushtroje presion mbi vendet e BE dhe ne te njejten kohe te kerkoje ne menyre te deshperuar qe te gjeje nje karrike ne tavolinen e superfuqive te botes.
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

Eh, ca t'ben inati dhe xhelozia, s'ta ben askush. Nga inati dhe xhelozia qe kane per arritjet e Turqise, edhe shperthejne dhe flasin perralla me mbret
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq

hahhahah sa qesharake jan keto shkrime , si me i pas shkru lauri hahaha.
keta ja kan inati turkis konkretisht Erdoganit sepse eshte njeri i madh udh'heqes i madh , nje person qe me njerezit e vet e ka ngrit turkin aq lart sa qe gjdo dit flasin keq per turkin dhe Erdoganin per tvetmen arsyje sepse ja kan inati dhe e xhelozojne.
Asnje vend i botes , shtete te medha nuk e kan perkrahjen e popullit udh'heqsat e tyre sa e ka Erdogani perkrahjen e popullit turk.
Erdogani e ka ngrit turkin ne gjdo aspekt , ekonomik , ushtarak politik etj.
Erdogani eshte burre shteti qe nuk behet servil i shteteve te medha aty ku ja kalojn cakun aty ai e kundershton dhe jo te perulet para tyre.
 
Titulli: Turqia: Nga zero probleme te zero miq


Ka lidhje edhe mir, se per musliman ngriten e flasin disa llom-llom, pa i pyetur ata kush fare... e po te vinte ndonje katolik nga ndonje ane te botes, nuk do tiu nihej zeri.

Le te vjen Turqia... më e mire eshte Turqia pakrahasim, sesa serbia e prisht... Kete gje e dijmë bukur dhe fjalet jane te teperta.

Pacim....


Clidhje kishte myslimanizmi apo papa ketu o Jetesa..? Po ngaterron kekun me byrekun, gjithsesi 1 fjal kisha per ty dhe ju qe mbroni Turqin
Kosovaret dhe Shqiptaret luftuan per te perzen Serbet, tashi po ju vijn Turqit ;) Pacim
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top