Turqia inicon projekte energjetike në vendin tonë

Kresha

A pretty face can never trick me
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës është takuar sot me Ministrin e Energjetikes të Turqisë, Mehmet Hilmi Gyler.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj është takuar sot me Ministrin e Energjetikes dhe deputet i Parlamentit të Turqisë, Mehmet Hilmi Gyler, i cili shoqërohej nga gjashtë përfaqësues të bizneseve të Turqisë dhe Samil Ayrin, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Fondacionit Marmara. Beqaj ka vlerësuar se Kosova ka bashkëpunim me ndërmarrjet turke por se ky bashkëpunim duhet te intensifikohet ne te ardhmen. "Kosova vend i varfër por me shume mundësi për te bashkëpunuar dhe investuar ne te", ka thënë Beqaj, duke vënë në dukje se Kosovën dhe Turqinë i lidhin feja dhe historia dhe këto elemente duhet shfrytëzuar për intensifikimin e bashkëpunimit. Ministri Gyler ka bërë të ditur se janë iniciuar disa projekte në sektorin e energjetikës si për shembull çështja e minierave dhe prodhimi i thëngjillit dhe ka theksuar se në të ardhmen mendohet për projekte të ngjashme në infrastrukturë dhe edukim. Beqaj i ka informuar mysafirët nga Turqia për mundësitë e investimeve ne Kosove, në procesin e privatizim, ne dhënien me koncesion te Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në ndërtimin e hidrocentraleve.

//mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top