Arfenilla
Themelues i Forumit
Turqia i ka dhuruar Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë 10 autobusë, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit financiar-ushtarak midis dy vendeve.
Me këtë rast në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni ku merrnin pjesë ministrja e Brendshme Mimi Kodheli dhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar dhe personalitete të tjerë të ushtrive të dy vendeve.
Në fjalën e tij ambasadori turk Bayraktar theksoi se pas kalimit të Shqipërisë në një sistem demokratik, marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve kanë qenë gjithmonë në rritje dhe sot janë në nivele të shkëlqyera.
“Autoritetet ushtarake të dy vendeve tona kanë një bashkëpunim të ngushtë jo vetëm në planin dy palësh, por gjithashtu edhe në kuadër të NATO-s. Ne e konsiderojmë Shqipërinë si një ndër vendet më kryesore në Ballkan dhe me mjaft influencë në stabilitetin e rajonit. Për këtë arsye modernizimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është një nga prioritete kryesore të marrëdhënieve midis dy vendeve tona”, u shpreh Bayraktar.
Sipas ambasadorit në një periudhë një mujore synohet dorëzimi edhe i pajisjeve të tjera dhe se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të rritet në të gjitha fushat.
Ndërsa ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në fjalën e saj ka shprehur falënderimet për autoritetet turke për mbështetjen e vazhdueshme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Ajo ka theksuar se këto automjete që kanë mbërritur sot janë pjesa e parë e një pakete të konsiderueshme mjetesh transporti, të cilat do të vihen në dispozicion të Forcave të Armatosura përgjatë vitit 2015.
Në një periudhë një mujore synohet dorëzimi edhe i pajisjeve të tjera dhe se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të rritet në të gjitha fushat.B expres.
Redaktimi i fundit: