Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria turke do t’i dhurojë qeverisë shqiptare një shumë prej 1 milion e 137 mijë e 500 dollarë për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.

Ndihma do të vijë në bazë të një marrëveshje bashkëpunimi, të miratuar në parim në mbledhje e sotme të qeverisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 liretave turke ekuivalente me 1 137 500 $, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës”, thuhet në vendimin e qeverisë “Rama”, transmeton panorama.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Rama u takua me homologun e tij turk Erdogan, gjatë përurimit të terminalit të ri të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Jo jo, greku do t'ja jape :D S'duam asgje nga turqit lol
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Ku esht klecka ktu se kot si kan fal kto !!!!!!
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Jo jo, greku do t'ja jape :D S'duam asgje nga turqit lol

Loverboy nuk arrij ta kuptoj objektivin e ironise tende !

Keto jane lajme qesharake ne fakt, si nga ana teknike e te dhenave informative por edhe nga ana estetike.

Kete shifer 1 milion e 137 mijë e 500 dollarë per mendimin tim do ta merja per ofendim kur behet fjale per ndihma ne rang kombetar e per me teper ne fushen ushtarake. Nuk kam degjuar ndonje investim ndihme me te tilla vlera ne arsim (ndertime shkollash) apo spitale, do te tingellonte shume here me mire. Pse pikerisht ne ushtri ?! Ne nje kohe kur Shqiperia ka nevoje per shkolla, spitale, qendra per te moshuar etj. Pse nuk na ndihmon ne fushen e turizmit Turqia ?! Dihet boterisht se ajo turizmin e ka piken kyce te zhvillimit dhe e ka shnderuar ne nje industri tashme.
A e dini ju se ne jemi ne vendet rekord ne trafikun e armatimit ushtarak ? Dua te them se nuk kemi ku cojme ato qe kemi e jo me te tjerat... Do te thoni ju ndihma logjistike, trainimet skane te bejne me armatimin, mendoj se prioritet duhet ti jepet atyre fronteve qe shqetesojne te ardhmen e vendit (arsim, pune, biznes, kulture etj) , jo ushtrise, jo mbrojtjes, jemi vend anetar i NATOS, kjo mjafton per te treguar se kemi 1 standart ushtarak te pranueshem.
Me 1 milion $ nuk blen dot 4 makina logjistike IT-je ushtarake, lajm per tu publikuar me buje...
Populli "vlla Turk" te investoje ne Shqiperi ne turizem, arsim, mjeksi, sepse te treja keto kategori i ka mjaftueshem te zhvilluara, aq sa nuk pranon te hyje edhe ne EUROZONE .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Poet, edhe nqfs do tkishin investuar n'fusha tjera, besoj se dicka tjeter do kishit thene, nqfs ti jo, pjesa tjeter. U mesuam me kete turkofobine tani.
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Poet, edhe nqfs do tkishin investuar n'fusha tjera, besoj se dicka tjeter do kishit thene, nqfs ti jo, pjesa tjeter. U mesuam me kete turkofobine tani.

Nuk e di sa realist tu duk gjykimi im, duam sduam ne kjo eshte e verteta Loverboy. Nuk e shoh Turqine me fobi, perkundrazi, atje shkoj shpesh per pushime, por dua te gjykoj me realizem, s'eshte vetem Turqia, edhe Komuniteti Evropian (te gjitha vendet pa perjashtim) hesapin e tyre shikojne.

Shqiperia eshte vendi qe ka me shume burgje ne Evrope per nga kapaciteti dhe popullsia, Komuniteti Evropian ka investuar miliona euro per burgjet ( ne 5 vitet e fundit jane Burgu i Fierit 15milion Euro, burgu i Shkodres 18milion Euro, Burgu i Fushekrujes 5milin $, i Korces, i Peqinit etj), pse..?! sepse pervec te burgosurve shqipetar qe duan ti riatdhesojne e ekstradojne duan te sjellin edhe te burgosur te tjere... sic po ndodh nga Avganistani apo Iraku ...! Pse rruga e kombit nuk u financua ...? U ndertua duke rritur borxhin kombetar...
Pse nuk investojne me ndihma ne masterplanin e Qendres Spitalore Universitare ne Tirane, nje investim qe parashikon 75 milion euro, pse nuk investohet me binjakezime te universiteteve publike, bursa ne arsim apo ne pushtetin gjyqesor ?!

Me keto paranteza dua tju them qe mos ta merrni me kaq vrrull e dashuri "bamiresine" Turke, apo te kujtdo shteti tjeter...
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Me keto paranteza dua tju them qe mos ta merrni me kaq vrrull e dashuri "bamiresine" Turke, apo te kujtdo shteti tjeter...

Askush spo e merr me vrull. Une thjesht po shiqoj aktualitetin. T'gjitha ato pyetje qe i parashtrove, mund t'ju drejtohen dhe t'vlejne edhe per shtetet tjera ndaj Shqiperise. Nqfs Turqia po investon ne ushtri, bile kjo ne dicka po investon. Po shtetet tjera ? Secili shtet le te investon ne fusha te ndryshme. Padyshim se une i jap perparesi investimeve ne fushen e diturise/shkollimit dhe kurrsesi armatimit, sa per info.
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Ketu disa ose jan qorra ose nuk shohin ! keto lek jan dhan per " 1 milion e 137 mijë e 500 dollarë për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës. " pra jan dhan per disa gjana te vogla ! per disa gjana qe tpakten i vin ne ndihm ! pastaj edhe kur i jep diqka DHURAT gratis kem nis mu anku se jem popull i poshter. tjua kish pru vatikani nja 1 milion kryqa ma te lumtur ishin kan disa. Pastaj turkia ka dhan dhurata per shqiperin shum gjana tjera , si helikoptera etj gjana ushtarake.
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Se cfare moren se mora vesh .......apo ajo deklerat qe beri Kosova eshte Turqi dmth edvini e shiti kosoven ose nuk duhet te Thote me kosova eshte shqiperi
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Ne harkun e 500 vjeteve ka marre nga populli shqiptar, pervec sakrificave humane, me triljarda taksa vlere ne dollare..;)

ps. 1 milion dollare per nje shtet eshte si dy karamele. Per ushtrine e nje shteti jane baraz me shpenzimet per bojen e kepuceve te ushtarve lol

lajm shume i rendesishem
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

he se lekt e aksioneve te marra nga turqia kosoves jan lol
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare


Ne te vertet mir e ke Loverboy... Neqoftëse keshtu vazhdojnë si kritik te medhenjë siq janë tani ndaj Islamit dhe muslimanëve, neve Kosovës nuk na duhet fare bashkimi etnik me keta njerez....

Absolutisht JO... Ne skemi nevojë askush te na imponojë diq...


Jo jo, greku do t'ja jape :D S'duam asgje nga turqit lol
 
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare

Nuk e kuptoj pse duhet ti personalizoni debatet ne ceshtje fetare...
Realiteti i Shqiperise eshte ky: ka nevoje per shkolla, spitale, infrastrukture, energjetike, transport, art, kulture, pastaj ushtri :) .

Populli thote : Nuk lahet m**i me sh*rr !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turqia i dhuron 1 milion dollarë ushtrisë Shqiptare


Ateher bejeni ate qe duhet bër......... edhe nuk ka shumë kohë per diskutime.......

Porse kur hyni ne diskutim mbi nje çështje, ateher nderlidhet njera pas tjetres.
 
Back
Top