Turqia do të vazhdojë lobimin për njohjen e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Turqia do të vazhdojë të lobojë fuqishëm te vendet islamike në mënyrë që ta njohin sa më shpejtë pavarësinë e Kosovës. Kështu u shpreh të premten në Prishtinë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas kthimit të tij nga vizita treditore në Turqi.

Krasniqi tha se ka marrë premtim nga përfaqësuesit e shtetit turk, se Kosova do të njihet brenda vitit 2009 edhe nga vendet islamike.

Por jo vetëm mbështetja politike do të jetë prioritet i Turqisë në ndihmë shtetit të ri të Kosovës, theksoi kryekuvendari, Krasniqi. Ai tha se ka marrë premtime edhe për mbështetje në aspektin ekonomik e cila i nevojitet Kosovës në këtë fazë të shtet ndërtimit e cila kapë vlerën 50 milionë euro për vitin 2009.

Në fund u tha se në ditët e ardhshme pritet që Kosovën ta vizitojë ministri i Jashtëm turk, Ali Babacan. Po ashtu u bë e ditur se më 17 shkurt në njërën nga sallat më të mëdha të komunës së Stambollit, do të kremtohet solemnisht njëvjetori i pavarësisë së Kosovës. /RTK/Telegrafi/
 
Titulli: Turqia do të vazhdojë lobimin për njohjen e Kosovës

sa me shume ndihma aq me mire
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top