Turqi behet transplanti i pare i fytyres

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1728652
Në Turqi, pacienti i parë që ka bërë transplant të fytyrës, pa sot për herë të parë rezultatin e operacionit dhe u duk i kënaqur me të.
Para tre javësh, 19 vjeçari Ugur Acar u bë turku i parë që bën transplantin e fytyrës. Personeli mjekësor u mblodh rreth shtratit të tij në spitalin e universitetit mjekësor në Akdeniz në Antalia për të parë reagimin e pacientit kur ai pa veten për herë të parë në pasqyrë me fytyrën e re.
Një prej kirurgëve, Omer Ozkan, tha se operacioni ishte i suksesshëm, pjesërisht edhe për sskak të gjendjes së mirë psikologjike të pacientit. Sipas mjekëve do të duhen 6 muaj para se pacienti të arrijë të kontrollojë muskujt e fytyrës.
Ugur Acar ishte dëmtuar nga një zjarr që kur ishte bebe.
Deri tani në mbarë botën janë kryer mbi 10 operacione transplanti të fytyrës. I pari u bë në Francë në vitin 2005. Në Shtetet e Bashkuara transplatimi i parë i fytyrës u bë në vitin 2008.
Burimi:voanews.com
 
Titulli: Turqi behet transplanti i pare i fytyres

Bravo:) E gezoft fytyren e re i semuri!
Mjeksia po ecen perpara. Transplanti komplet i fytyres eshte bere per here te pare ne Spanje ne 2010, nderkohe qe transplante parciale ( pjese te fytyres), jane bere qe ne 2005 ne France.

Transplanti komplet, i pare
Shiko fotografinë 1807609

DDisa raste te tjera:
Shiko fotografinë 1807610
36aaab9314906748bb662308276a48b2.jpg
 
Titulli: Turqi behet transplanti i pare i fytyres

o sa mir me vjne per keta njerz sinqerisht shum me behet qefi, ju lumt se i keni gezu keto fetyra
 
Titulli: Turqi behet transplanti i pare i fytyres

Mrekulli me vete kto transplatet e fytyres, por sikur me estetik ti realizonin .
 
Pe: Turqi behet transplanti i pare i fytyres

Tani eshte mire per ata qe ju nxihet ftyra i fusin i transplant e jane ok :P
 
Back
Top