Turpi

Kresha

A pretty face can never trick me
Turpi eshte shenje korrekte e natyres se njeriut. Ai flet per vleren e besimit dhe shkallen e kultures se tij. Andaj, kur e sheh se nje njeri ngushtohet nga veprimi i asaj qe nuk duhet, apo e sheh se skuqja e turpit e pershkon fytyren e tij kur prej tij del diqka e pahijshme, dije se ai njeri ka ndergjegje te zgjuar, natyre te cilter dhe prejardhje te paster. Nese e sheh nje njeri te paturpshem, me ndjenja te marra, i cili nuk ia ve veshin asaj se cka merr e cka len, ai eshte njeri ne te cilin nuk ka hajr, dhe turpi per te nuk paraqet pengese e cila do ta mbronte nga berja e mekateve dhe kryerja e ligesive.

Ju forumista te nderuar, cfare mendoni rreth turpit ? Sa jeni te turpshem? Mendoni qe sod, vecanerisht ne trojet shqiptare ka njerez me ndergjegje te zgjuar?
Pres mendimet e juaja dhe cdo gje qe ka te beje me turpin
:)
 
Redaktimi i fundit:
un varet, zakonisht jo amo ka edhe raste kur kom deshir mu fundos deri te fundi i tokes pej marres:skuq::skuq::skuq:..
 
Mund te them qe kam seder si person. Kur sikletosem mbushem mire me frymemarrje per te mos lene asnje hije dyshimi tek njerezit qe kam perballe, por vete e di si ia dal.

Besoj se kush me shume e kush me pak, ka nje lloj krize inferioriteti, nje lloje dyluftimi brenda vetes...
 
Turpi ?

Hmm..nje moral qe shtyn per kryerjen e nje vepre te mire ose per lenien e nje vepre te urryer, shtrydhja e vetes per lenien e nje gjeje te urryer.
 
Ai qe ska turp edhe te turperon-- fjale e urte... Ai qe ka ndergjegje ka edhe turp... ndoshta turpi edhe te frenon pak, mos ishte qe njerzit te kishin pak turp, eheh... sidoqoft per mua eshte dicka pozitive...
 
Vetem turpi ka turp :p
C'jane keto turpe :p

Ok serioze :)
Personalisht kam turp kur vertet eshte per te pasur turp,ne nje situate te sikletshme,ambjent te sikletshem.......hmm ca sikleti te skuqesh ne fytyre po qe e kaloj me qetesi situaten :)
Mendoj qe cdokush duhet te kete pak turp /seder :) edhe cipeplasur (si i thone) nuk ka lezet.
 
Titulli: Turpi

Turpi eshte nje ndertese e vertete ne natyrshmerinë e njeriut.
 
Titulli: Turpi

Eshte nje ndjenje qe se largoj dot...Ndoshta ka lidhje dhe me besimin ne vetvete ,me moshen etj..
Gjithsesi eshte nje ndjenje qe shpesh me pushton por nuk dominon ne jeten time....
E rendesishme eshte qe arrij ta mposht...
 
Titulli: Turpi

kur kam turp me skuqen faqet..........:)

turpi mund te jete pendim ndaj nje veprimi te kryer,ose ndrojtje ndaj dickaje/dikujt......

per te paren jam pro qe ta kete dikush,bashk me mua
per te dyten sjam pro pasi ta mbyll gojen nganjehere...:(
 
Titulli: Turpi

Turpi eshte relativ.

Nje shoqeri e caktuar njerezore "cakton" se cilat jane turpe e cilat jo. Edhe nga njeriu ne njeri ndryshon kuptimi i turpit. Per ato qe (ta zeme) ti qe po lexon ke turp, une as qe caj koken fare dhe anasjelltas.

Pra, sa me pak te keni ndjenjen e turpit, aq me e shendetshme per ndergjegjen tuaj eshte. Kjo s'do te thote se une qe po shkruaj keto radhe nuk turperohem. Njeri me ndjenja jam edhe une, me veset dhe te metat e mija. Nje nga te metat, eshte se turperohem edhe me gjera qe per dika jane qesharake.
 
Mvaret shume se cfare mase e percakton turpin apo cfare realisht eshte ai sepse kjo edhe ndryshon nga mjediset, njerezit e kshu me radhe.
une jam mjaft i turpshem por me ka shpetuar ky ekrani i kompjuterit. :uffa:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top