sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi; sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë ekonomikisht. Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi dhe tjetër.
Turizmi në Shqipëri
Turizmi bregdetar
Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipoje, Shen Gjin, Durres, Vlore, Riviere dhe Sarande, Ksamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja.
Turizmi i parqeve turistike
Vendet historike si : Apolonia (Fier) dhe Butrinti (Sarandë), kanë rritur ndjeshëm grupet e huaja turistike, dhe ato vendase të organizuara nga shkollat dhe universitetet shqiptare dhe ato në Kosovë e Maqedoni. Rritja e interesit ka ardhur si rrjedhojë e një reklamimi më të dendur në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare të kulturës, traditave dhe historisë së vendit tonë, veçanërisht nga ana e Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë.
Turizmi malor
Në veri është hapur projekti i 40 haneve me mbështetjen financiare të projektit të GTZ-se. Në jug të vendit ndjehet nevoja e një mbështetje por, gjithsesi, banorë të jugut kanë hapur shtëpitë e tyre dhe po i shfrytëzojnë për qëllime turistike, pavarësisht se ju mungon asistenca e donatoreve si ajo që është dhënë në veri të vendit.
Në momente të vështira klimaterike psh. Reshjet e dëborës ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e turizmit të bardhë ose malorë pasi bëhen aktivitete si : ski, patinazh etj.
Shiko fotografinë 1729206
Kruja
Shiko fotografinë 1729207
Berati
Shiko fotografinë 1729208
Gjirokastra
Gjithnjë e me shumë turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë më të ardhura. Për herë të parë këtë vit, turizmi u ngjit në krye të klasifikimit për sa i përket prurjeve valutore në ekonominë vendase nga jashtë. Vlerat monetare që u përfituan kaluan dërgesat e emigranteve, të ardhurat nga eksportet dhe të ardhurat që futen nga investimet direkte, duke u shndërruar në një burim madhor të ardhurash dhe punësimi. Mirëpo zhvillimi spontan i pambështetur me strategji të qarta dhe cilësi shërbimesh, nuk mund të shndërrohet në një mjet të qëndrueshëm për të garantuar ritme të larta rritjeje.
Për 9-mujorin, të ardhurat nga turizmi arritën në 754 milionë euro, një vlere kjo rreth 28 për qind më e larte se vlera e eksporteve të mallrave. Sipas autoritetit qendror bankar, rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet në rreth 23 për qind. Ritmet e rritjes së këtij sektori, në fakt, rezultojnë të jenë më të larta se në çdo sektor tjetër. Ekspertet shpjegojnë se, hapësirat për një rritje më të larte janë të mëdha, por parashikueshmëritë e sakta mungojnë. Sipas strategjisë aktuale për zhvillimin e turizmit, e cila është aktualisht në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 duhet të arrijnë në 464 milionë dollarë. Ndërkohe jemi të paktën pesë vite në kohe para këtij parashikimi, ku prurjet nga turizmi në fund të vitit 2006 ishin më shumë se 800 milionë euro. Vetëm nga janari deri në shtator të këtij viti e kanë vizituar vendin tonë 1 milion e 600 mije persona, ndërsa strategjia parashikon që deri në vitin 2012 numri i vizitoreve të arrinte në 1 milion e 250 mije persona. Parashikueshmëritë kanë dështuar edhe në shumë tregues të tjerë, por mungesa e vizionit duket se në këtë rast ka shërbyer për mire. Pasi, duke iu referuar traditës, strategjitë janë shumë më optimiste, nga ajo që ndodh në të vërtete. Në rastin e strategjisë së turizmit parashikimet për pritshmeritë ekonomike kanë rezultuar shumë më të ulëta se ajo çfarë ka ndodhur në realitet.
Organizata Botërore e Turizmit i sugjeron Shqipërisë të ndjeke një model ndryshe të zhvillimit të turizmit nga Kroacia dhe Mali i Zi, modele që cilësohen jo fort të suksesshme në vijimësinë e industrisë turistike. Këshilla vlen në kuadër të sipërmarrjes së fundit për zhvillimin e turizmit në zonën e jugut, e prezantuar pak dite më parë, e cila pritet të jetë e para që do të marre edhe konsensusin e komunitetit.
Por pa u zgjidhur çështja e pronësisë në zonat turistike ka shumë pak shanse për t’u ofruar investitore serioze e për rrjedhoje për të ofruar në një të ardhme shërbime konkurruese me vendet e tjera të rajonit. “Kakomeja” është tashme një precedent për apel te të gjitha grupeve të interesit, që të gjejnë zgjidhje emergjente për zhbllokimin e sektorit nga turizmi spontan.
Turizëm bregdetar
Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij, i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
Vlora : më një popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në bregdetin Adriatik. Vlora është një qendër turistike dhe përgjatë plazheve të saj do të gjeni shumë hotele dhe restorante.
Saranda : qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosfere të veçante. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës, e favorizuar dhe nga klima e bute, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.
Divjaka : Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në Shqipëri. Plazhi në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga turiste të tjerë.
Velipoja : Plazhi i pashfrytëzuar i Velipojës në qytetin e Shkodrës ofron mundësi të reja zhvillimi të turizmit bregdetar.
Turizmi malor
Voskopoja : ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.
Razma : Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës ; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.
Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës : Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër.
Parku Kombëtar i Malit të Dajtit : Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.
Turizëm historik
Butrinti : me emrin e lashtë Buthrotum shtrihet rreth 18 km në jug të Sarandës. Pranë tij ndodhet edhe liqeni me ujë të kripur me të njëjtin emër. ثshtë një nga sitet më interesante arkeologjike në Shqipëri, ku vlera të veçanta ka teatri me forme gjysme-rrethi.
Durrësi : sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një destinacion interesant për turizmin historik.
Kruja : Kalaja e Krujës u ndërtua gjatë shekujve të 5-të dhe 6-te. Ka një forme eliptike me siperfaqe prej 2.25 hektarësh. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla, të cilat shërbenin për vëzhgim dhe sinjalizim gjatë periudhave të luftërave. Brenda mureve të kalasë gjenden ende disa shtëpi të banuara.
Aspekte kritike dhe tendenca aktuale
Ndryshimi në infrastrukture ka rritur ndjeshëm interesin për të vazhduar investimet në këtë fushë, duke sjellë një bum ndërtimesh si në bregdet ashtu dhe në pjesët e tjera të vendit. Mund të themi se Shqipëria se shpejti do të mund të përmirësojë imazhin e saj me anë të bukurive që natyra i ka falë dhe ekonominë me fitimet që kjo industri sjell përditë.
Megjithatë shqiptaret harxhuan në vitin 2009 222 milionë euro për pushime jashtë vendit të tyre dhe krijuan kështu një deficit prej 20 milionë Euro.
Shiko fotografinë 1729209
Kështjella e Petrelës në Tiranë
Shiko fotografinë 1729210
Dhermiu,Riviera shqiptare
Shiko fotografinë 1729211
Himara
Shiko fotografinë 1729212
Vlora
Turizmi në Kosovë
Me turizëm nënkuptojmë lëvizjen e njerëzëve me qëllim rekreacioni , argëtimi, shërimi dhe zgjerimi të njohurive kulturore. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka , ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.
Deri në vitet e shtëdhjeta në mungesë të rrugëve të mira , në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve të shtatëdhjeta me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirsimin e gjendjes ekonomike , fillojnë lëvizjet turistike te shtohen.
Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pran baseneve, lumenjëve, liqeneve, ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skijimit (Brezovice e Rugove) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.
Turizmi malor në Kosovë
Malete e Sharrit perkatesisht Prevalla, Brezovica. Bjeshket e Nemuna(Rugova). Me vjen keq por keni harruar majen e Gjeravicës e cila dihet se eshte maja ma e lart me lartesi mbidetare 2656m
Shtigjet skitare në Kosovë
Bjeshkët e Alpeve shqiptare (Bjeshkët e Nemura)
Rajoni i Rugovës i ka shtigjet më cilësore për skijim. Natën këtu u organizuan edhe garat e para të Kosoves që janë me rendësi të madhe për këtë sport.
Qendrat më të njohura të Alpeve Shqiptare janë : Bogët, Hajla, Rusolia, Shtedimi, Bjeshkët e Strellcit, Koprivniku, Bjeshkët e Lumbardhit, Rrasa e Zogut, Gjeravica, Maja e Rupes, Neqinati, etj., që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2656 metra.
Qendra Skitare në Bogë Këtu lindi skitaria e Kosovës, tani në këtë Qendër është i montuar një skilift me gjatësi deri në 1000 metra dhe ka objekte të ngritura për vendosjen dhe organizimin e garave të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.
Bjeshkët e Sharrit
Në Bjeshkët e Sharrit, ekzistojnë këto rajone të shijimit : Brezovica, Livadhet Mbretërore, Skarpa, Radesha, Restelica, Lybeteni, Piribegu, Maja e zezë, etj, që përfshijnë lartësinë mbidetare deri në 2522 metra.
Qendra skitare në Brezovicë, është qendra kryesore e shijimit në Kosovë dhe ka 9 shtigje skitare me 9 skilifte dhe teleferikë, me hotele të kategorive të larta për vendosjen e një numri të madh pjesëmarrësish për gara të ndryshme të Kosovës dhe ndërkombëtare.
Bjeshkët e Shalës së Bajgorës
Edhe Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Sipas ekspertëve ndërkombëtar J. Iten dhe M. Rey, analizuan dhe vërtetuan se nga 25 masive malore të ish-Jugosllavisë shuma e denivilacionit të shtigjeve të skijimit arrin 365.462 metra, prej të cilave 105.950 metra ose 28,98 % gjinden në Bjeshket e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemura) dhe 103.770 metra ose 28,38 % gjinden në Bjeshkët e Sharrit, ndërsa 155.922 metra ose 42,64 % gjinden në të gjitha masivet malore të ish-Jugosllavise.
Prandaj, Bjeshket e Alpeve Shqiptare dhe të Sharrit, kanë shtigje cilësore për skijim, të garave ndërkombëtare që gjatësia e këtyre shtigjeve mund të arrij deri në 5000 metra.
Pra Kosova si teresi ndahet ne 5 rajone turistike
1.Rajoni Turistik i Prishtines ,
2. Rajoni turistik i Malit Sharr,
3. Rajoni Turistik i Anamoraves .
4.Rajoni Turistik i Alpeve Shqiptare
5. Rajoni turistik Qendrore i Kosoves ku njekohesisht hyne ne Rajonin turistik te Prishtines.
Turizmi shëndetësor në Kosovë
Kosova ka banjo rehabilituese dhe ka resurse natyrore te cilat jane deshmu te sherueshme sa i perket Airit dhe Ujnave qe ka sidomos ne Alpetshqiptare(gjegjsisht ne bjeshket e Deqanit). Efektiviteti i tyre eshte i shumeanshem, marre parasysh shumellojshmerin e bimeve dhe airit te paster qe e ofron lartesia e Alpeve me lartesi mbidetare prej 2656 metra-Maja e Gjeravices-Deqan.Prandaj me nje investim ne infrastrukture kjo do te jete e perjetueshme dhe do te sjelle sherim te 100% te atyre personave qe vuajn nga semundjet e frymemarrjes dhe shum semundjeve te tjera te cilat drejt perdrejte kan ndikim ne mushkerit e njeriut.
Objekte natyrore në Kosovë
Shpella e Gadimes,Bifurkacioni ne fshatin Nerodime(Ferizaj),Ujevara e Mirushes, Burimi i Drinit të Bardhë.
Objekte kulturore-historike në Kosovë
Shiko fotografinë 1425538
Shiko fotografinë 1425537

- Shtepia e Lidhjes se Prizrenit që përbehet nga shtëpiza me dhomen muzeale si dhe një hapsirë gjysemharkore me të dhëna sa hitorike aq edhe etnografike dhe vlera artistike.
- Muzeu Arkeologjik Prishtine
Shiko fotografinë 1425538
Shiko fotografinë 1425537