Turizmi, te fundit ne Europe

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kushtet qe Shqiperia ofron per turizem e rendisin ate ne radhet e fundit te listes se vendeve europiane.

Ne raportin e pervitshem te Forumit Ekonomik Boteror, per konkurueshmerine e industrises se turizmit dhe ate te udhetimeve, nga 42 shtete europiane te perfshira ne kete studim, Shqiperia pozicionohet te vendin e 39 duke lene pas Armenine, Moldavine dhe Bosnje-Herzegovinen.

Perllogaritja e ketij indeksi behet duke vleresuar 3 tregues ate te kuadrit rregullator per industrine e turizmit, zhvillimi i infrastruktures dhe kapaciteti i burimeve njerezore dhe natyrore. Edhe sipas ketyre treguesve pozicionimi i turizmit shqiptar le per te deshiruar.

Sipas ketij raporti ne Shqiperi vazhdon te ngelet problem ceshtja e titujve te pronesise, parregullsia e te cileve e rendit Shqiperine ne vendin e 126-te ne nivel nderkombetar. Turizmi shqiptar ia ka dale te jete ne vendet e para te toplistes boterore vetem persa i perket te qenurit vend i hapur, disponibel, per pritjen e turisteve te huaj per te cilen Shqiperia mban vendin e 2-te.
tch
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Them se kapacitet per burime natyrore dhe njerzore kemi mjaftueshem, vetem se ndoshta duhen shfrytezuar ne menyre recionale dhe efiksae..Duhet ditur te menaxhohet me to...Besoj se kemi dhe fuqi te lire puntore..nuk di ka lexuar diku per kete dhe besoj te jete e vertete.
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

ne shqiperin mund te shvillohen shume mire turizmi i bardhe .ai i gjelber dhe ai bregdetare .pa folur per turizmin kulturore......
por jane njerezit te cilet nuk e perkrahin...
nje shembull kokret:
para 1 viti rastesish me qelloj ne avjon 1 person qe punonte per discovery chanel qe kishte ardhur ne shqiperi per 1 dokumentare.......ne te vertete kishte mbetur i mahnitur nga bukuria e vendit sic gjithashtu kishte mbetur i mahnitur dhe nga disa TROPOJAN.Ky i DIscoreyt kishte shkuar ne Tropoje per 1 pjese te dokumentarit....kur kishte pyetur disa djem se ku mund te gjente 1 hotel me kaluar naten( sepse ishin 4 persona) keto Tropojanet kishin filluar ta shanin dhe ti thonin "pse na shan ti ne ne gjuhe te haj".....ky i Discoveryt kishte tentuar ti fliste ITALISHT ANGLISHT FRENGJISHT SPANJISHT.........por ato kishin vazhduar me kete histori deri sa i kishin trregu KALLASHIN.......dhe nga kjo gje ai tha "as ne sierra leone nuk ma kan bere kete gje".....
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Kjo eshte propagande anti qeveritare nuk ka mundesi te jemi kaq poshte,perderisa ministrat e nderuar thone qe rritet me shifra marramendese numeri i turisteve qe zgjedhin shqiperine si vendin ku do te kalojne pushimet.
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

turistat...pffffffff.....ca turzmi mer kur ti nuk siguron uje 24 ore drita 24 ore dhe rruge ?
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Turizmi ne shqiperi eshte shume prapa ,sepse as qeveria nuk ka nje strategji te qarte per te zhvilluar turizmin.......Mos harroni turizmi sjell te ardhura, por sjell edhe probleme............problemet e turizmit ne shqiperi jane te trasheguara nga e kaluara..........shqiperise i mungone infrastruktura e duhur, rruget, portet turistike, aeroportet,....Vendi yne ka kapacitete turistike te shkelqyera , pozicioni gjeografik i favorshem,bregdeti eshte i pashfrytezuar dhe eshte mekat i madhe ,sepse problemi i pronave po mban peng edhe investimet serioze ne fushen e turizmit....Edhe ato pak hotele qe jane ,nuk jane te organizuar per te pritur turistet....problem tjeter eshte, edhe mungesa e nje kulture te mirfillte per kete problem...po marre nje shembull, cmimet vihen pa asnje lloj kriteri, pak a shume ne cdo hotel qe te shkosh gjen afersishte te njejtin sherbim , por cmimet jane te ndryshme, hotele te nje cilesie te larte ,dhe me sherbim te persosur mungojne...keta lloj hotelesh do te afronin turiste te pasur, per te shpenzuar paret e tyre ne vendin tone.....gjithashtu mungojne restorantet qe perdorin nje gastronomi te vendeve te tjera fjala vjen italian,spanjoll,mexican,frances,egjyptian...ketu e kam fjalen per restorante te cilesise se larte............Pastaj problemi me i madhe eshte ,mungesa e mjeteve te lundrimit, nuk munde te kete turizem pa mjete lundrimi,kjo eshte qesharake, qe qeverria denon te gjithe shqiptaret qe temos kene mjete lundrimi ,duke i paragjykuar ata me njerezit e krimit ,sepse eshte detyra e qeverise qe te gjeje menyren per ti ndaluar dhe jo te privoje te gjithe shqiptaret , qe te argetohen me mjetet e tyre te lundrimit...........per ne shqiptaret nuk paskan te mbaruar privacionet..............
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Mire shume qenkemi , nuk qenkemi te fundit madje pasi linkemi pas Tre shtete .
Dikush do jete dhe nga fundi ne renditje , pse jo ne !!!!!!!!
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Turizmi tek ne eshte nje turizem spontan.Cilesia e sherbimeve,por edhe cmimet e ketyre sherbimeve krahasuar me disa vende si Turqia apo Mali i Zi kane bere qe jo vetem turistet e huaj te mos e frekuentojne shqiperine por edhe shume shqiptare qe megjithese e kane portofolin e madh ta kalojne periudhen e pushimeve ne vendet e mesiperme.Mania e pronareve te lokaleve per tu pasuruar brenda nje nate perkunder sherbimeve aspak cilesore i tremb turistet.Ne kete mes nje rol negativ luan edhe kujdesi i dobet qe tregon shteti ndaj kesaj dege te ekonomise.
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

turizem ne loooooooooooooooool si sillen dhe kualiteti qe ofrojne te bejne te ikesh naten.....xhepin shikojne direkt dhe jo te ngelesh i kenaqur.....me lire te del jashte se sa brenda me hajdutet upss wanna be bussinesman tane desha te thosha....
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

aman....pune statistikash...ne vec kur na nxjerrin te 30,te fundit,nder te paret...nejse si do ti mbushin gazetat ndryshe...
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Ne akoma nuk dime se turizem nuk eshte vtm biznes dhe vtm nje fjaleTURIZEM
por eshte clodhje,argetim,kenaqesi....mendja sot eshte te hapesh nje biznes nga rreza e malit deri ne breg te detit e te rrjpesh pushuesit nga koka te kembet...sa per vendet...ne jemi te paret ne Evrope se i kemi te gjithe llojet e turzmit
 
Titulli: Turizmi, te fundit ne Europe

Per te pasur nje strategji te qarte per turizmin ,nuk eshte nevoja te flasesh me sllogane....por me investime konkrete,per te rritur turizmin ne shqiperi ,si sektor qe do te jete shume frytdhenes ,si per shtetin ashtu edhe per te gjithe shqiptaret....Shteti duhet te mendoje te ndertoje porte turistike ,ne mynyre qe turistet te kene mundesi te vine me mjetet e tyre te lundrimit ,anije me vela, motoskafe ,jahte.....sektori i turizmit duhet te jete i organizuar ne mynyre industriale,qe turistet tu drejtohen agjensive turistike per te ardhur ne shqiperi,....duhet bere nje politike cmimesh e tille qe te mos abuzohet me cmimet, eshte per te qeshur po ne shqiperi gjen cmime te larta, qe nuk i gjen edhe ne karaibe, sepse sipermarrsit e ketyre sherbimeve jane injorante, nuk dine te bejne nje politike cmimesh, ne mynyre te tille qe te afrojne turistet,....sepse ti munde ti besh nje cmim te kripur mire ,po ai turiste nuk te vjen me kurre, sepse nuk ka njerez budallenj, sepse ata kane bredhur gjithe boten, dhe cmimet i dine ne maje te gishtave...po kjo ka te beje edhe me nevojen e trajnimit ne kete fushe, ka nevoje te kete nje arsim profesional ,qe te krijoj operatore te zote ne fushen e turizmit....Shteti nuk duhet te beje vetem demagogji, por duhet te nderhyje edhe me abuzimet me cmimet ne turizem.....Te them te drejten une i beje pushimet ne bregdetin e jonit , dhe te threm te drejten me kushton me lire te shkoje ne spanje se sa te vije ne shqiperi,...por jam i detyruar te vije sepse eshte vendi im ,dhe aty kam njerezit e mije te aferm.....
 
Back
Top