Turizmi politik i Berishes

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Turizmi politik i Berishes
Kushdo qe te marre rrugen e bregut per te pushuar gjate kesaj vere, nuk duhet te ndaloje vetem ne Dhermi.

Disa kilometra me larg, duhet bere dhe nje kthese djathtas dhe nje rruge e re e asfaltuar te con ne Shen Theodhos, manastiri qe ka prane plazhin e Gjipese, nje nga perlat e bregdetit te Jonit.

Kete itinerar ndoqi kryeministri Berisha, i cili nuk ben vetem pushime ne Dhermi, por edhe po inauguron rruget e brendshme te fshatrave, qe te cojne ne bregdet.

3 kilometrat e rruges se re per ne manastirin e shekullit te 16-te per kryeministrin Berisha kane vlere po aq sa rruga e re pergjate gjithe bregut te saj.


“Vizioni yne eshte kombi syte drejt detit. Shekuj e shekuj i kemi mbajtur drejt maleve dhe, e verteta eshte se kemi siguruar ekzistencen dhe mbijetesen, por nuk kemi siguruar dot prosperitetin dhe zhvillimin, qe na kane munguar. Ndaj, tani do te kthehemi drejt nje pasurie te pafundme, siç eshte deti. E tere infrastruktura jone do te kete dy qellime themelore: tregun dhe detin”, u shpreh Berisha.

Per kete qellim jane tenderuar te gjitha rruget qe te cojne ne plazhet e bregut, qe nga Palasa, i cili u inaugurua nga kryeministri Berisha, ne Dhermi, Jale, Livadhe, Vuno, Qeparo e deri ne Borsh dhe Ksamil.

Kryeministri i perkufizon perpjekjet per ndertimin e infrastruktures moderne ne bregdet si agun e nje shperthimi te fuqishem turistik, qe do te shnderroje Shqiperine ne nje destinacion te lakmuar dhe te rendesishem ne Europe.

Por per terheqjen e tyre nuk mjafton vetem infrastruktura, por edhe sherbimi ndaj turisteve.

“Une i ftoj te gjithe pronaret e restoranteve, hoteleve dhe shtepive te kene cmime te arsyeshme dhe te mos harrojne se e verteta eshte se krahas peizazhit dhe ushqimit, pothuajse 95 perqind e turisteve pelqejne çmimet e lira. Ndaj le t’u ofrojme mikpritjen tone, cmimet e arsyeshme dhe ne kete menyre, fitojme shume me teper”, u shpreh Berisha.


*tch*
 
Shoqeruesi me i afert i berishes ishte Vasillaq Bollano.Kryebashkiaku i Himares mori pjese ne disa inagurime se bashku me berishen por pa shiritin kuq e zi, gje qe e dallonte nga kryetaret e bashkive te tjera te shqiperise ne ceremoni te tilla zyrtare.Deri ketu shkon nenvleftesimi qe Bollano i ben shtetit shqiptar dhe berisha ben sikur nuk e ve re.Jepi Bollano perderisa ke ne krah kryeministrin.
 
Back
Top