Turizmi, dyndje e shtetasve të huaj për blerje apartamentesh në bregdet

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
SARANDث - Resurset e virgjëra natyrore kanë bërë që numri i shtetasve të huaj që preferojnë të pushojnë në Sarandë jo vetëm të njohë shifra në rritje nga viti në vit, por shumë prej tyre po blejnë apartamente personale në këtë zonë të Mesdheut. Sipas statistikave për "Gazeta Shqiptare", një numër i konsiderueshëm të huajsh, me kalimin e viteve janë kthyer nga pushues në blerës apartamentesh në Sarandë. Kjo, pasi Saranda rezulton e këndshme për të pushuar në çdo stinë të vitit, por edhe për faktin se është lehtësisht e arritshme prej tyre, krahasuar me shumë pjesë të territorit shqiptar. Mësohet se vetëm gjatë 3 viteve të fundit, janë rreth 100 shtetas të huaj që kanë blerë apartamente, kryesisht në pallatet afër brigjeve të detit, përgjatë vijës Sarandë-Butrint. Blerësit e huaj më të shumtë janë italianë, gjermanë, norvegjezë, suedezë, zviceranë, por dhe grekë. Aktualisht, njeri prej pallateve 9-katësh, ai që ngrihet drejtpërdrejt mbi shëtitore, pothuaj është blerë i gjithë nga shtetas të huaj dhe nga banorët ka marrë emrin "Rezidenca e të huajve". Për momentin, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve është rreth 1000 euro metri katror. Por, në vartësi të vendit, çmimi është dhe më i lartë. Maro dhe Juliano, dy prej italianëve që kanë blerë apartamente në atë pallat, thonë se vijnë disa herë në vit dhe ndjehen si në shtëpinë e tyre jo vetëm brenda tij, por edhe në gjithë qytetin, që i njeh e vendasit u bëjnë vend në jetën e tyre të thjeshtë. Veç kësaj, ata ndjehen të fituar edhe në një llogari tjetër që bëjnë. Deri në Korfuz vijnë me avion, ku zbresin në aeroportin ndërkombëtar të ishullit helen. Kështu, largësia mes Italisë dhe Sarandës shkurtohet mjaft, kundrejt një kostoje financiare udhëtimi të ulët. she.ko.
*g.shqiptare*

saranda.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 57.1%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 0 0.0%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 3 42.9%
Back
Top