Turizem

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Meqense nuk ekziston nje nen-forum kastile per turizmin e huaj, mendova te hap nje teme ku te mbledhim informacione per vendet me te bukura turistike ne bote. Informacioni mund te jete ne formen e fotove, shkrimeve, videove etj.

Mallorca, Ishujt Balearic
Mallorca eshte nje prej ishujve me te medhenj te grupit te Ishujve Balearic. Nder ishujt e tjere jane Ibiza, Menorca dhe Formentera. Ka nje vije bregdetare rreth 555km dhe kryeqyteti i ishullit eshte Palma. 2/3 e popullsise jane te punesuar ne industrine e turizmit dhe kjo s'eshte per tu habitur duke patur parasysh qe ka rreth 10 milion vizitor ne vit. Mallorca ka rreth 120 plazhe me rere te bardhe dhe ujin e kristalte. Eshte vendi i perkryer nqfse kerkoni jete nate ose nqfse kerkoni thjesht pushime relaksuese...ka dicka per cdokend.

Disa nga vendet per tu vizituar:
Coves del Drac ose Shpella e Dragonjve jane nje nder vendet me te vizituara ne Mallorca. Vizita turistike do ju coj juve brenda shpellave ku do ju shpjegohet formimi i stalagtiteve dhe stalagmiteve. Pastaj vizita 1 orarshe do perfundoj me nje koncert me violina tek Liqeni Martel.
Shiko fotografinë 1729082

Marineland qe esht nje park lojrash ku mund te shihni performanca nga delfinet dhe luanet e detit. Por pervec performancave, Marineland ka koleksionin me te madh te peshkaqeneve ne Evrope, nje cirk papagajsh, akuariume dhe krokodila.
Shiko fotografinë 1729083

Serra de Tramuntana ose ndryshe "Malet e Eres Veriore" esht nje varg malesh qe zgjatet nga jugperendimi ne verilindje. Peisazhi karakterizohet nga gure gelqeror, pyje me pisha.
downloadServlet


Plazhi Magaluf eshte nje nder plazhet me te bukura te Mallorces. Ne pergjithesi terheq me shume te rinjte.
Shiko fotografinë 1729084

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Turizem

Amsterdami liberal

amsterdam.jpg


Nese shkoni per te lexuar nje liber ne nje kafe, apo ne nje dyqan lulesh ne pranvere ose ne muzeun me luledielli te Van Gogh, Ky eshte stili i paimitueshem i Amsterdamit qe ju perpin. Te shoqerueshem, mendje hapur dhe bujare, vendalinjte lene pas dore krijimet e tyre ne butiket Jordaan dhe mirepresin te ardhurit ose shoket qe kane kohe pa I pare ne kafenete e ndryshme.

Ky eshte qyteti i “Moshes se Arte” te artit dhe kanaleve piktoreske, permbajtjeve ligjore dhe dritave te kuqe, tregtareve te medhenj dhe miliona zileve te bicikletave. Amsterdami duket sikur shetit ne lulet e Vondelpark, ku vendalinjte shkojne gjithmone per piknik ose koncerte te hapura. Muzeu i Rijkmuseum eshte nje papafingo e vjeter e pikturave te mjeshterve te medhenj nga miniaturat e Veermer ne koloseun e Rembrandt.

amsterdam-canals.jpg


Muzeu i Van Gogh ka koleksionet me te shumta ne bote, duke perfshire lulet lulediell dhe vete-potretet. Mund te kaloni edhe nje cast meditimi ne shtepine e Anna Frank. Mengjeset jane koha me e mire per te bere pazar, me vendalinjte qe I gjen ne Waterlooplein dhe bimet me vazot e tyre ne tregun e tulipaneve. Pedaloni gjate rrugeve ujore te Jordaan me dyqanet e ndryshme dhe galerite e vogla, ose ne butiket e dizenjatoreve, argjendarive dhe kafeneve.

Nga urat dhe kanalet e mijera dritave, mund te frekuentoni lokalet me nam “nikotine”, per te pire xhin ose koktejle te ndryshme. Amsterdami jeton I lire, ku prostitutat reklamohen prapa xhamave ne rrugen Red Light District dhe kafenete mbushen me tym marihuane. Te gjitha keto brenda ligjit. Vishuni ekstravagante per klubet ne Rembrandt dhe De Pijp per te pire koktejle, ose degjoni muzike klasike ne Concertgebouw.

94%20Only%20in%20Amsterdam.jpg


Vendalinjte mikprites preferojne te ushqehen jashte dhe te shetisin me shijen e tyre. Ne Leidseplein mund te gjeni prodhime te fermave italiane, argjentinase dhe erezat e Indonezise. Ne rrugen Jordaan gjenden restorantet me ne mode ku vendasit relaksohen me nje gote birre dhe nje sanduic me veze.

/InfoAlbania
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top