Tunel modern për transportimin e drogës

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Nga Meksika në SHBA, një tunel i gjatë 600 metër për të transportuar drogën, pa u shqetësuar nga njeri. Autoritetet amerikane kanë zbuluar një ditë më parë një tunel të ndërtuar nga trafikantët e drogës. Tuneli me gjatësi 600 metër, i ndërtuar me çimento, i pajisur me ashensor, drita dhe impiant ventilimi lidh qytetin meksikan Tijuana me San Diegon në Kaliforni. Në tunel janë gjetur edhe 3 ton marijuanë. Sipas autoriteteve amerikane, janë të paktën 150 tunele të zbuluara nga 1999 në kufirin që ndan Meksikën me SHBA-në.


G.shqip


75.jpg
 
Back
Top