Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tuna ndahet nga i fejuari



Tuna ndahet nga i fejuari


Korabi dyfish gati
Këngëtari i ri Korab Shaqiri është duke punuar në drejtim të kompletimit të albumit të parë të tij, i cili sipas medieve kosovare pritet të ketë plot 20 këngë. Albumi i ri pritet që të përfshijë edhe hitin e ri “A dalim sonte”, videoja e të cilit po bëhet gjithnjë e më e votuara në top listat vendore.
Ndërkohë Korabi ka përgatitur një këngë të re të titulluar “Puthja e hatrit”, me të cilën ai do të konkurojë në festivalin e njohur “Kënga magjike”.

Arta Dobroshi, magjeps adhuruesit e kinematografisë evropiane
Aktorja shqiptare nga Prishtina, Arta Dobroshi, e cila fitoi famë ndërkombëtare me rolin kryesor në filmin e vëllezërve
Dardenne “He-shtja e Lornës”, ishte dje në shfaqjen e këtij filmi në Hampstead të Londrës organizuar nga Al Jazeera English.
ثshtë fjala për programin televiziv të Al Jazeera English, “The Fabulous Picture Show”, që organizohet në kinemanë “Everyman Cinema Club” dhe ka për qëllim që të sjellë aktorë dhe regjisorë para publikut në një atmosferë interaktive.
Pasi u shfaq filmi, Arta Dobroshi u prezantua nga udhëheqja e këtij programi, Amanda Palmer. Me një anglishte solide, ajo u përgjigj pyetjeve të prezantueses Palmer dhe të të pranishmëve. Ajo tregoi rreth audicionit të parë për vëllezerit Dardenne që u bë në Prishtinë ku ajo i kishte folur të vetmet fjalë frënge që kishte ditur,(ditët e javës), dhe kjo ishte incizuar nga asistenti i regjisorëve të njohur.
Më vonë regjisorët kishin shkuar në Sarajevë ku e kishin filmuar gjatë gjithë ditës, e pas kësaj e kishin ftuar në Liège(Belgjikë) që të njihej me aktorët Jérémie Rénier (Claudy Moreau) dhe Fabrizio Rongione (Fabio) dhe pasi kishin punuar së bashku disa ditë i thanë: “Urime, ti je Lorna”!

Banesa gjëja më e shtrenjtë e Elizës
Këngëtarja kosovare Eliza Hoxha ka bërë të ditur se gjëja më e shtrenjtë që ajo ka blerë deri më tani është shtëpia.
Për shkak të vlerës së lartë, shtëpinë, të cilën e ka blerë vitin e kaluar, këngëtarja nuk ka arritur ta paguajë me kesh dhe ka thënë se ende vazhdon ta paguajë me këste. Eliza Hoxha po ashtu do të jetë pjesëmarrëse edhe në një eveniment tjetër të organizuar nga Gjebrea, në festivalin “Kënga magjike”, ku do të garojë me këngën e titulluar “Shko”.

Tuna ndahet nga i fejuari
اifti që këtë vit ka kryesuar titujt e shumë mediave, Tuna dhe Merti, janë ndarë!Vetëm para disa muajsh, Merti Asllani i kishte propozuar Tunës martesë, ndërsa pasi kjo e fundit kishte pranuar, ata shpallën edhe zyrtarisht fejesën, ndërkohë që askush nuk besonte se ata dy ndonjëherë mund të ndahen.
Mirëpo para më shumë se dy javë ndodhi e ‘pamundura’. 1 muaj më parë Tuna dhe Merti kishin pasur një zënkë që besohet të kishte qenë pasojë e tradhtisë që i kishte bërë i dashuri i këngëtares, dhe nga ky moment gjithçka kishte marrë për keq.
Edhe pse Merti ishte munduar ta kthente lidhjen e tyre, kjo kishte qenë e pamundur, pasi që Tuna tashmë kishte vendosur që të mos jenë më bashkë.
“Unë dhe Tuna nuk jemi më bashkë dhe nuk do të jemi më kurrë. Lidhja jonë ishte e bukur aq sa zgjati, mirëpo e gjithë kjo përnjëherë u ndërpre. Dëshiroj që të gjithë ta dinë se nuk jam më i dashuri i Tunës dhe për momentin nuk kam lidhje tjetër”- është shprehur Merti.


Ballkanweb.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back