Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

“Rilindi këto ditë është në stres për shkak të dasmës, është shumë i zënë dhe nuk duhet ta shqetësojmë”. Ka qenë ky një koment dhënë mediave maqedonase nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka (i ati i Rilindit), i cili konfirmon se nusja dhe djali tashmë gjenden në Maqedoni duke organizuar dasmën. “Djali im dhe nusja gjenden në Maqedoni dhe organizojnë dasmën. Nuk dëshiroj të komentoj më shumë rreth kësaj çeshtje pasi është punë e tyre. Nuk mund të jap detaje dhe datë të saktë për martesën dhe vendin, por mendoj që do të jetë në hotel “Aleksandar Palace”. Ndërkohë çifti në një fshehtësi të madhe përkujdeset për organizimin e dasmës, “Panorama plus” fiton të drejtat e publikimit të të rejave rreth martesës së këngëtares, duke zbuluar ekskluzivisht për lexuesit disa detaje interesante sa i përket ceremonisë


PSE VENDOSI Tث MARTOHET PAS NJث VITI

Vitin e fundit Tuna ishte larguar pak nga jeta publike duke u përkushtuar më shumë rreth studimeve dhe filloi të jetojë në Prishtinë-Shkup-Selanik.
Përveç obligimeve, me Prishtinën e lidhte edhe i dashuri Rilindi, i cili është pronar i një diskoteke atje. “Nuk dëshiroj të zbuloj detaje rreth jetës sime private sepse deri më tani kam pasur një përvojë të hidhur me mediat, gjithmonë kur kam qenë e hapur me to, janë paraqitur dhe shumë versione të ndryshme të prononcimeve të mia. Tash në rastin me Rilindin vendosa që të hesht. Mendoj se për shkak të kësaj heshtje, lidhja jonë vazhdoi më gjatë, tashmë një vit”.

Kështu ka theksuar këngëtarja më herët në një prononcim. Duke bërë pjesë në mesin e këngëtarëve më të përfolur të estradës, ajo gjithmonë ka qenë pjesë e shtypit rozë për thashetheme të ndryshme. Lidhja me Rilindin e ka mbajtur akoma më të pranishme në media këngëtaren, por duke mos u prononcuar zyrtarisht asnjëherë, mediave u ka dhënë hapësirë për manipulim. Ditëve të kaluara flitej për një shtatzëni të mundëshme të Tunës, por ajo hodhi poshtë thashethemet duke mohuar një gjë të tillë. Këtu lindën dhe dyshimet e para për një hap aq të shpejtuar për martesë. اifti nuk është fejuar, por vetëm kanë pasur një lidhje dashurie e cila si duket do të përfundojë me martesë. Por, burimet tona tregojnë se për shkak të “baticave” dhe “zbaticave” gjatë kësaj lidhje, kanë detyruar këngëtaren të marri një hap kaq të rëndësishëm në jetë. Për shkak të dyshimeve në lidhje me thashethemet e lartëpërmendura, na duhet të presim disa muaj derisa Tuna dhe Rilindi të stabilizojnë martesën dhe të shohim nëse ka qenë e vërtetë shtatzënia e papritur, apo thjeshtë hap i shpejtuar për martesë?

GRIMI NGA PRISHTINA, VELLOJA NGA MILANO

Sellma Kasumoviq, grimerja më e njohur për momentin në Kosovë, është përzgjedhur të bëjë grimin e këngëtares në ditën e martesës. Duke qenë një bashkëpunëtore e besuar e Tunës vite me rradhë, ajo këtë detyrë i’a ka besuar Sellmës. Bashkëpunimi me të ka qenë shumë i frytshëm nëpër klipe dhe evenimente të ndryshme, pasi dihet që këngëtarja deri më tani është paraqitur me një stil shumë të veçantë. Sa i përket vellos së nusërisë,Tuna ka vendosur që të blejë fustanin në Itali. Një model interesant dhe shumë i shtrenjtë, i porositur nga Milano do të shëndrisë në trupin e këngëtares më 4 prill, ditën kur asaj i ndryshon statusi i gjendjes civile duke i dhënë fund beqarisë. Këtë vendim për blerjen e fustanit në Milano, këngëtarja e ka marrë me të vetmin qëllim duke mos dashur të prishë mardhëniet me kreatorët shqiptarë. Me të gjithë kreatorët Tuna është në marrdhënie të mira duke filluar nga Joni Peci, Valdrin Sahiti e shumë të tjerë, pasi të gjithë i ka miq, kështu që nuk ka mundur të vendosë se tek cili të bëjë porosinë për fustanin dhe si zgjidhje përfundimtare ka qenë porositja e vellos në Milano. Si befasi për fansat e saj, këngëtarja ka vendosur që disa ditë para martesës të bëjë dhe një set me fotografi, e veshur me vellon e bardhë. Tuna njihet si këngëtare e surprizave, këtë gjë e bën për fansat me të vetmin qëllim pasi
ceremonia e martesës do të jetë kryesisht pa prani të mediave dhe fotot e realizuara do të shuajnë kureshtjen e fansave sa i përket ditës së martesës se si do të duket këngëtarja me fustanin e bardhë. Disa prej fotove do të jenë të publikuara ekskluzivisht edhe në “Panorama plus”.

FTESAT ME KثNGث Tث NEXHMIJE PAGARUSHثS

Ceremonia do të jetë shumë madhështore duke parashikuar ardhjen e një numri të madh mysafirësh, shumica prej tyre Vip-a të rangut të lartë. Dasma do të organizohet në një nga hotelet më luksoze dhe më të shtrenjtë në Maqedoni, në “Aleksandar Palace”.

Pasi që i ati i Rilindit është një profesor në Universitetin e Europës Jug-Lindore të Tetovës dhe njëherit ambasador i Maqedonisë, sigurisht që ndër të ftuarit do të jenë elita e politikanëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, duke mos përjashtuar edhe diplomatët e huaj dhe vendor. Në anën tjetër, Tuna një këngëtare me shumë miq në estradën shqiptare dhe maqedonase, një numër i madh prej tyre të jenë të pranishëm në atë mbrëmje.

Akoma nuk është mësuar se kush do të argëtojë të pranishmit, por duke ditur që ndër mysafirët do të jenë shumë këngëtarë, me siguri secili do të jep kontributin e vet aq sa u takon. Sa u përket ftesave për mysafirët, këngëtarja ka menduar që të bëjë një befasi të këndëshme për ata. Duke shmangur ftesat e thjeshta nëpërmjet sms porosive apo të shkruara, Tuna ka përpunuar këngën “Martesa jonë” të Nexhmije Paragushës, duke vendosur në cd dhe në cover foton e çiftit. Kështu që miqtë e pranishëm në adresë të tyre do të marrin këtë cd në formë të ftesës për dasëm.

اIFTI VENDOS Tث JETOJث Nث PRISHTINث​

Deri më tani Rilindi dhe Tuna kanë bashkëjetuar në një apartament në Prishtinë deri kur është marrë dhe vendimi për martesë.
Për shkak të aktiviteteve dhe punës së tyre, kanë zgjedhur Prishtinën si vendbanimin. Një apartament luksoz i rregulluar sipas shijes dhe dëshirës së çiftit në një lagje të Prishtinës, do të jetë çerdhja e tyre në të ardhmen. Ndërkohë që kishte paralajmëruar të hedhë në treg albumin e ri dhe të organizojë festë me rastin e 10 vjetorit të karrierës, ceremonia martesore ishte me rëndësi për këngëtaren ,
duke shtyrë planet sa i përket muzikës. Pasi të mbarojë ceremonia dhe të fillojë jeta normale në çfit, këngëtarja pritet të mbarojë regjistrimin e këngëve dhe klipeve dhe pastaj të publikojë albumin dhe shumë surpriza të reja sa i përket muzikës.

Gazeta Panorama
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Ja nje foto e ciftit:

altuna-sejdiu-029-3001.jpg

P.S. Nuk shkojne fare si cift po hajt mo le te trashegohen :D.
 

Attachments

  • altuna-sejdiu-029-3001.jpg
    altuna-sejdiu-029-3001.jpg
    16.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

duhet mu rahatu edhe kjo dikun oj supervash :p
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Urime Tuna Uroje Shendet ,Lumturi Harmoni qe ju percjelle ne jeten tuje Me shume respket, nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

pas nje viti bashke,po martohen???
qyqja,sa te fillojne te njohin me mire nj-tj do ndahen:P:P
gjths ju uroj shume fat,edhe pse nuk me ftuan ne dasem:P:P:P
ky rilindi qeka i shemtut LOL
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Rilindi ka prind shume me intelektual se Tuna, kshtuqe mbulon me kete shemturine :D...Tuna mund te jete e bukur, por babi i saj eshte pilivan ( nuk e di si i thone atje ne shqiperi :) )
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Me falni injorancen mua po keto ketu kush jane se spe me duken ti kem degjuar ndonjehere
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Me falni injorancen mua po keto ketu kush jane se spe me duken ti kem degjuar ndonjehere

Tuna ( Altuna Sejdiu ) - kengetare...Pretendon se eshte e njohur dhe fytyre publike :D...Rilindi do jete bashkeshorti i saj, asgje me shume :).
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Te na trashegohet malo.....ah me falni tuna doja te thoja se me shkau gauLOLLOLLOL
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Rilindi ka prind shume me intelektual se Tuna, kshtuqe mbulon me kete shemturine :D...Tuna mund te jete e bukur, por babi i saj eshte pilivan ( nuk e di si i thone atje ne shqiperi :) )
Skan te bejne prinderit jo po rendesi ka qe i ka pelqyer tunes .
Me falni injorancen mua po keto ketu kush jane se spe me duken ti kem degjuar ndonjehere
As un si kam degjuar ndonjeher :(:(:(:



P.s Urime ciftit dhe sa me pak strese dhe keqkuptime ne jeten shtepiake :):):):)
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Skan te bejne prinderit jo po rendesi ka qe i ka pelqyer tunes .

As un si kam degjuar ndonjeher :(:(:(:



P.s Urime ciftit dhe sa me pak strese dhe keqkuptime ne jeten shtepiake :):):):)

E kisha fjalen se mund te kene jo mendime te perbashketa dhe botkuptime te njeja sepse jane rritur ne familje te ndryshme...Gjithsesi eshte e verete se dashuria i fiton keto te gjitha :).
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

Rilindi ka prind shume me intelektual se Tuna, kshtuqe mbulon me kete shemturine :D:) )

sdo te thote gje,tuna nuk po martohet me prindin e rilindit,po me rilindin....
e keshilloj te mbylli syte me dicka kur te jene ne krevat :P:P LOL
 
Titulli: Tuna do martohet me Rilind Reken-detajet e dasmes :)

sdo te thote gje,tuna nuk po martohet me prindin e rilindit,po me rilindin....
e keshilloj te mbylli syte me dicka kur te jene ne krevat :P:P LOL

Jo mo se une kujtova qe po martohet me prindin e rilindit LOL...Ja shpjegova erit se si e mendoja ate qe thash me larte...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back