Tumoret dhe llojet e tyre

PiNkY

Anëtar i Nderuar
1 - CISTET DHE TUMORET E OVARIUMEVE

Cistet janë qeska të mbushura me lëng që mund të formohen në ovariume. Janë shumë të shpeshta, sidomos në vitet kur femra është në fazën më të përshtatshme për lindjen së fëmijëve.
20130122154059404236.jpg


Ovariumet (vezoret) janë dy organe të vogla të vendosura në secilën anë të mitrës në trupin e një femre. Ato prodhojnë hormone duke përfshirë estrogjenin, i cili nxit menstruacionin.

Për çdo muaj, ovariumet lirojnë një ‘vezë të vogël’. Qeliza vezë lëshohet nëpër tubat uterine (fallopiane) duke qenë e gatshme për fertilizim (fekondim). Cikli i krijimit dhe lirimit të qelizës vezë quhet ovulacion.

Ekzistojnë disa tipa të cisteve të vezoreve, ndërsa më i shpeshtë është cisti funksional. Ky formacion krijohet kur nuk lirohet qeliza vezë ose kur nuk shpërbëhet folikuli (ku formohet qeliza vezë) pas lëshimit të qelizës vezë.

Tipat tjerë të cisteve janë:
- Ovariumet policistike. Në sindromën policistike të ovariumeve, folikulet në të cilat qelizat vezë piqen normalisht, nuk hapen – ashtu që formohet cisti.
- Endometriomat. Te femrat me endometriozë, indi i mitrës zhvillohet në pjesë të tjera të trupit duke përfshirë edhe ovariumet. Mund të shkaktojnë dhimbje të mëdha dhe të pengojnë fertilitetin (pjellorinë).
- Cistadenomat. Këto ciste formohen nga qelizat në sipërfaqe të vezoreve. Janë zakonisht të mbushura me lëng.
- Cistet dermoide. Përmbajnë ind të ngjashëm me atë të pjesëve të tjera të trupit, si lëkura, flokët dhe dhëmbët.


Tumoret mund të formohen në ovariume ngjashëm si formohen në pjesët tjera të trupit. Nëse tumoret nuk janë kanceroze, atëherë quhen beninj. Nëse janë kanceroze, quhen malinj.

Tri llojet e tumoreve të ovariumeve janë:
• Tumoret e qelizave epiteliale – fillojnë nga qelizat në sipërfaqe të ovariumeve. Këto janë forma më e shpeshtë e tumoreve të ovariumeve.
• Tumoret e qelizave embrionale – fillojnë në qelizat që prodhojnë qelizat vezë. Mund të jenë edhe beninjë edhe kancerozë. Më shpesh janë beninjë.
• Tumoret e stromës – krijohen nga qelizat që prodhojnë hormonet femërore.

Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton kancerin e ovariumeve. Mirëpo, ata kanë identifikuar disa faktorë rreziku:
- Mosha (sidomos femrat pas menopauzës)
- Duhanpirja
- Mbipesha
- Moslindja e fëmijëve ose mosdhënia gji (ndërkaq, përdorimi i kontraceptivëve duket se e zvogëlon rrezikun)
- Marrja e barnave për fertilitet (siç është clomifene)
- Terapia hormon-zëvendësuese
- Histori familjare ose personale me kancer të ovariumeve, të gjirit ose kolorektal

Cistet e vezoreve zakonisht nuk japin simptoma. Ndodh që nuk mund ta kuptoni se keni cist derisa të keni bërë një vizitë te mjeku me ekzaminimin rutinor të pelvikut. Megjithatë, cistet e ovariumeve mund të shkaktojnë probleme nëse përdridhen, gjakderdhin ose këputen.

Nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, është e rëndësishme që të bëni një kontroll, për arsye se ato mund të jenë edhe simptoma të tumoreve të ovariumeve. Kanceri i ovariumeve zakonisht përhapet para se të zbulohet.

Simptomat e cisteve dhe tumoreve të ovariumeve janë:
• Dhimbje ose fryrje në bark
• Vështirësi gjatë urinimit ose nevojë e shpeshtë për të urinuar
• Dhimbje topitëse në pjesën e poshtme të shpinës
• Dhimbje gjatë marrëdhënieve ****uale
• Menstruacione të dhimbshme dhe gjakderdhje anormale
• Shtim në peshë
• Nauze (mundim në lukth, ndjenjë për të vjellë) ose vjellje
• Humbje oreksi, ngiheni shpejtë


Obstetri/gjinekologu ose mjeku juaj i rregullt mund të vërejë një kokërr gjatë ekzaminimit rutinor të pelvikut. Shumica e tumoreve të ovariumeve janë beninje. Mirëpo, një numër i vogël i tyre mund të jetë kanceroze, prandaj është rëndësishme që çdo ‘rritje’ të kontrollohet. Ndërkaq, sidomos femrat pas menopauzës duhet të kontrollohen, pasi janë më të rrezikuara nga kanceri i ovariumeve.

Testet që bëhen për të zbuluar cistet dhe tumoret e vezoreve:
- Ultrazëri
- CT (tomografia e kompjuterizuar), MRI (rezonanca magnetike), PET (tomografia me emetim të pozitronit)
- Niveli i hormoneve (hormonit luteinizues – LH, hormonit folikulostimulues – FSH, estradiolit dhe testosteronit)
- Laparoskopia
- Kërkimi i proteinës CA-125 në gjak (nivelet e kësaj proteine janë më të larta te femrat me kancer të ovariumeve)


Shumica e cisteve të ovariumeve do të largohen vetvetiu. Nëse nuk keni simptoma shqetësuese, sidomos nëse nuk e keni kaluar menopauzën, mjeku juaj do t’u këshillojë që të pritni, por me mbikëqyrje. Ai nuk do t’ju mjekojë, por do të bëjë kontroll çdo tre muaj për të shikuar në cisti ka pësuar ndonjë ndryshim eventual.

Barnat kontraceptive mund ta lehtësojnë dhimbjen nga cistet e ovariumeve. Ata parandalojnë ovulacionin duke zvogëluar probabilitetin e formimit të cisteve të reja.

Ndërhyrja kirurgjike është një opsion nëse cisti nuk tërhiqet, rritet ose ju shkakton dhimbje. Janë dy lloje operacionesh:
• Laparoskopia – bëhet një prerje shumë e vogël dhe përdoret një instrument i hollë si teleskop, i cili futet në abdomen për të larguar cistin. Kjo teknikë ka sukses për cistet më të vogla.
• Laparotomia – përfshin një prerje më të madhe në bark. Mjekët e preferojnë këtë procedurë për ciste më të mëdha dhe për tumore të ovariumeve. Nëse tumori është kanceroz, atëherë kirurgu do të largojë sa më shumë pjesë nga indi i tumorit. Varësisht nga përhapja e kancerit, kirurgu mund të largojë edhe ovariumet, mitrën, tubat fallopiane, omentumin, indin yndyror rreth zorrëve dhe nyjat e afërme limfatike.

Trajtimet tjera të tumoreve kanceroze të ovariumeve janë:
- Hemoterapia – barnat jepen në mënyrë intravenoze, nga goja ose drejtpërdrejtë në abdomen për të vrarë qelizat kanceroze. Duke qenë se këto barna i vrasin edhe qelizat normale, medikamentet e hemoterapisë mund të japin shumë efekte anësore, si nauzea dhe vjellje, rënie të flokëve, dëmtim të veshkave dhe shtim të rrezikut për infeksione.
- Rrezatimi – rrezet X me energji të lartë që i vrasin ose zmbrapsin qelizat kanceroze. Rrezatimi bëhet ose nga jashtë trupit ose vendoset në brendi në afërsi të tumorit. Edhe ky trajtim mund të shoqërohet me efekte anësore, si skuqje e lëkurës, nauze, barkqitje dhe lodhje. (Rrezatimi nuk përdoret shpesh për të luftuar kancerin e ovariumeve).

Ndërhyrja kirurgjike, hemoterapia dhe rrezatimi mund të shfrytëzohen një nga një ose së bashku. ثshtë e mundshme që tumoret kanceroze të ovariumeve të rishfaqen, nëse kjo ndodh, atëherë do të nevojitet sërish ndërhyrje kirurgjike, të kombinuar me hemoterapi dhe rrezatim.



2 - KANCERI I PROSTATثS

Kanceri i prostatës është lloji i kancerit i cili fillimisht formohet në indin e prostatës (një gjëndër në sistemin repoduktiv mashkullor nën fshikën e urinës dhe para rektumit). Kanceri i prostatës zakonisht paraqitet te meshkujt më të rritur. Kanceri i prostatës është kanceri dominues te meshkujt, me 25 për qind të të gjithë të pacientëve meshkuj me kancer që janë të prekur pikërisht nga ky lloj.
20130301193743113236.jpg


اfarë është prostata?

Prostata është pjesë e organeve reproduktive mashkullore. Ajo është e vendosur para rektumit dhe nën fshikën urinare. Prostata rrethon uretrën, gypin nëpër të cilin urina del nga fshika urinare jashtë organizmit.

Prostata është një gjëndër me madhësinë e arrës. Nëse prostata zmadhohet shumë, ajo e shtyp uretrën. Kjo mund të ndalojë ose ngadalësojë rrjedhjen e urinës nga fshika drejt penisit.

Prostata është një gjëndër. Ajo krijon një pjesë të lëngur të farës (spermës). Gjatë ejakulimit, lëngu i farës ndihmon spermën të dalë nga organizmi i mashkullit si pjesë e farës.

Hormonet mashkullore (androgjenet) e bëjnë prostatën të rritet. Testikujt janë burimi kryesor i hormoneve mashkullore, përfshirë testosteronin. Gjëndra mbiveshkore po ashtu krijon testosteron, por në sasi të vogla.

Qelizat kanceroze të prostatës

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Rritja e prostatës mund të jetë beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Hiperplazia beninje e prostatës (HBP) është një rritje jokanceroze e qelizave të prostatës. Pra, ky tumor nuk është kancer. Prostata thjesht rritet dhe bllokon uretrën. Kjo gjë parandalon rrjedhjen normale të urinës.

HBP është një problem shumë i shpeshtë. Shumica e njerëzve mbi moshën 50 vjeçare kanë simptoma të HBP. Te disa meshkuj, simptomat mund të jenë aq të theksuara sa ata kanë nevojë për trajtim.

Për të mësuar për HBP dhe ndryshimet tjera të prostatës vizioni rubrikën PROSTATA te Sëmundjet A-Zh.

Tumoret beninje nuk janë aq të dëmshëm sa tumoret malinje.

Tumoret beninje (si HBP):

~ Rrallë janë kërcënuese për jetën
~ Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen
~ Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre
~ Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Tumoret malinje:

~ Mund të jenë kërcënuese për jetën
~ Zakonisht mund të largohen, por ndonjëherë kthehen
~ Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
~ Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Qelizat e kancerit të prostatës mund të shpërndahet duke u shkëputur nga tumori i prostatës. Ata futen në enët e gjakut ose enët limfatike, të cilat shtrihen në të gjitha indet e organizmit. Qelizat kanceroze përmes qarkullimit mund të ngjiten nëpër inde të tjera dhe të zhvillojnë një formë të re të tumoreve duke dëmtuar këto inde të reja. Shpërndarja e kancerit në vende tjera quhet metastazë.

Simptomat

Një mashkull me kancer të prostatës mund të mos ketë asnjërën prej simptomave. Për meshkujt të cilët kanë simptoma, ato më të shpeshtat janë:

• Problemet urinare
• Pamundësia për ta nxjerrë urinën
• Vështirësi për ta fituar ose ndaluar urinën të rrjedhë
• Nevojën për të urinuar shpesh, veçanërisht gjatë natës
• Rrjedhje e pakët e urinës
• Rrjedhje e urinës që herë fillon e herë ndalon
• Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
• Vështirësi për të pasur ereksion (ngritje të penisit)
• Gjak në urinë ose farë
• Dhimbje të shpeshta në pjesën e pasme të shpinës, ijëve, dhe pjesës së sipërme të kofshës.

Shpesh, këto simptome nuk janë për shkak të kancerit. Hiperplazia beninje e prostatës, ndonjë infeksion, ose probleme të tjera mund t’i shkaktojnë ato. Nëse ju keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet t’i tregojë mjekut ashtu që ai të mund ta diagnostikojë dhe ta trajtojë.

Faktorët e rrezikut

Shkaktari i saktë i kancerit të prostatës nuk mund të gjendet, dhe mjekët rrallë mund ta dinë se pse një burrë preket dhe një tjetër jo nga ky lloj i kanceri.

Megjithatë, studiuesit kanë treguar se meshkujt me faktorë të caktuar të rrezikut janë më të prirë se të tjerët të zhvillojnë kancerin e prostatës. Faktori i rrezikut është diçka që mund t’i shtojë gjasat për tu prekur nga sëmundja.

Studimet kanë treguar disa faktorë rreziku të lidhur me kancerin e prostatës:

- Mosha mbi 65: Mosha është faktori kryesor i rrezikut për kancerin e prostatës. Shanset për t’u prekur nga ky lloj i kancerit rriten me kalimin e moshës. Shumica e njerëzve me kancer të prostatës janë mbi 65 vjeç. Sëmundja rrallë prek meshkujt nën 45 vjeç.

- Historia familjare: Një mashkull është më i rrezikuar nëse babai, vëllai, ose djali ka pasur kancer të prostatës.

- Ndryshime të caktuara në prostatë: Meshkujt me qeliza të quajtura neoplazma intraepiteliale prostatike e shkallës së lartë, mund të jenë në rrezik më të shtuar për kancer të prostatës. Qelizat e prostatës duken jonormale nën mikroskop.

- Ndryshime të caktuara në gjenom: Kërkuesit kanë gjetur regjione të caktuara ose kromozome të caktuara të cilat janë të lidhura me rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të fundit, nëse një mashkull ka ndryshime gjenetike në një ose më shumë nga këto regjione, rreziku i kancerit të prostatës është i rritur. Rreziku rritet me numrin ndryshimeve gjenetike në gjene të caktuara, si BRCA1 dhe BRCA2.

Nëse keni një faktor rreziku nuk do të thotë se ju do të zhvilloni kancer të prostatës. Shumica njerëzve që kanë madje disa faktorë rreziku kurrë nuk e zhvillojnë këtë sëmundja.

Shumë studime janë duke kërkuar faktorë të tjerë, por po ashtu edhe kanë përjashtuar disa faktorë të supozuar. Shumë studimet kanë treguar se shanset për kancer të prostatës nuk rriten me përdorimin e duhanit ose alkoolit, nga prania e HBP, sëmundje ****ualisht të transmetueshme, obezitetit, mungesës së ushtrimeve ose ushqimit yndyror. Por studimet më të fundit vazhdojnë t’i studiojnë edhe këta faktorë.

Shkencëtarët po ashtu janë duke studiuar se si kanceri i prostatës mund të parandalohet. Për shembull, ata janë duke studiuar dobitë e mundshme të disa barnave të caktuara, vitaminës E, selenit, ekstraktit të çajit të gjelbër dhe substancave tjera. Këto studime janë bërë te meshkujt të cilët ende nuk kanë zhvilluar kancerin e prostatës.

Mjeku mund të kontrollojë për kancer të prostatës edhe para se ju të keni ndonjë simptomë. Gjatë vizitës te mjeku, ai do t’ju pyesë për historinë personale dhe familjare mjekësore. Ju do të bëni një kontroll fizik dhe mund t’ju kërkohet të bëni një ose të dy testet e mëposhtme:

~ Ekzaminimi digjital rektal – mjeku fut një gisht të veshur me dorëz dhe të lubrifikuar në rektumin tuaj dhe ndjen prostatën përmes murit rektal. Prostata preket për të shikuar nëse ka zona të forta ose xhunga.
~ Analiza e gjakut për antigjenin specifik të prostatës (PSA) - Laboranti kontrollon nivelet e PSA në motrën e gjakut, një proteinë e cila krijohet nga prostata. Nivelet e larta të PSA zakonisht shkaktohen nga HBP ose prostatitisi (inflamacioni i prostatës). Kanceri i prostatës po ashtu mund të shkaktojë nivele të larta të PSA.

Ekzaminimi digjital rektal dhe testi i PSA mund të detektojnë një problem në prostatë. Megjithatë, ato nuk mund të tregojnë nëse problemi është pikërisht kanceri ose ndonjë sëmundje më pak serioze. Nëse keni teste jonormale, mjeku juaj do t’ju këshillojë të bëni analiza tjera për të dhënë diagnozën e saktë. Për shembull, vizita juaj mund të përfshijë teste laboratorike, si analizë të urinës për të kontrolluar nëse ka gjak ose infeksioni. Mjeku po ashtu mund të udhëzojë të bëni edhe këto procedura:

~ Ultrazë transrektal – Mjeku fut një sondë në rektumin e pacientit për të parë nëse prostata ka zona jonormale. Sonda dërgon valë të zërit të cilat njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë, dhe të cilat më pas reflektohen nga prostata. Kompjuteri i lidhur me sondën i përdor këto eko (tinguj të kthyer) për të krijuar një pamje të quajtur sonogram.
~ Biopsia transrektale – Biopsia është largimi i një pjese të indit për të shikuar nëse ka qeliza kanceroze. Kjo është e vetmja rrugë e sigurt për të diagnostikuar kancerin e prostatës. Mjeku fut në gjilpërë përmes rektumit në prostatë dhe merr një pjesë të vogël të indit nga zona e prostatës. Ultrazëri transrekal zakonisht përdoret edhe në këtë rast për të drejtuar futjen e gjilpërës (pasi ajo nuk mund të shihet me sy, shihet me anë të ultrazërit). Më pas mostra e marrë kontrollohet nga patologu për të parë nëse ka qeliza kanceroze.

Nëse nuk gjendet kanceri

Nëse biopsia nuk tregon se ka prani të qelizave kanceroze, pyeteni mjekun se sa shpesh duhet të bëni kontrollet. Informohuni më shumë për problemet tjera të prostatës duke vizituar rubrikën Sëmundjet A-Zh dhe më pas duke zgjedhur PROSTATA.

Nëse gjendet kanceri

Nëse qelizat e kancerit gjenden në mostrën e biopsisë, patologu i studion mostrat e indit të prostatës nën mikroskop për të raportuar gradën e tumorit. Grada tregon se sa shumë indi i tumorit dallon nga indi normal i prostatës. Ajo tregon se sa shpejt tumori mund të rritet.

Tumoret e gradës më të lartë tentojnë të rriten më shpejt se ata të gradave më të ulëta. Ata po ashtu janë më me gjasa të shpërndahen. Mjekët përdorin gradën e tumorit krahas moshës dhe faktorëve të tjerë për të zgjedhur opsionet më të mira të trajtimit.

Një mënyrë e gradimit është me anë të pikëve të Gleason. Pikët e Gleasonit ndryshojnë nga 2 deri në 10. Për të nxjerrë pikët e Gleasonit, patologu përdor një mikroskop për të shikuar strukturën e qelizave në indin e prostatës. Strukturave më të zakonshme u jepet grada 1 (qeliza që më së shumti u ngjajnë qelizave normale) deri në 5 (qelizat që janë më anormale). Nëse ka edhe ndonjë formë tjetër më të shpeshtë, patologu edhe për këto qeliza me këtë strukturë jep vlerësimin nga 1 deri në 5, dhe i mbledh të dyja pikët nga dy format qelizore. Nëse vetëm një model (formë, strukturë) e qelizave shihet, patologu e llogarit dyfishin e saj. Për shembull, nëse qelizat i takojnë njërës strukturë dhe janë shumë anormale, atëherë ajo merr pikët 5, dhe dyfishi i saj do të thotë 10. Kjo i bie që tumori i prostatës është i gradës më të lartë. Tumoret e gradës së lartë janë më të prira se tumoret e gradës së ulët për t’u rritur shpejt dhe për t’u shpërndarë.

Një sistem tjetër i gradimit të kancerit të prostatës përdor gradët nga 1 deri në 4. G4 është më i prirë se G1, G2 ose G3, të zhvillohen shpejt dhe të shpërndahen.

Shkallëzimi

Nëse biopsia tregon se ka kancer, mjeku duhet të mësojë shkallën e sëmundjes për të mësuar se cili është trajtimi më i mirë për ju. Shkallëzimi është një tentim i kujdesshëm për të gjetur nëse tumori ka pushtuar indet rrethore, nëse kanceri është shpërndarë dhe, nëse po, në cilat pjesë të trupit.

Disa meshkuj mund të duhet të bëjnë edhe disa teste tjera të cilat krijojnë pamje të organizmit:

• Skanimi i eshtrave – Mjeku injekton një sasi të vogël të substancës radioaktive në enët e gjakut. Ajo udhëton nëpër qarkullimin e gjakut dhe mblidhet në eshtra. Një pajisje e quajtur skaner detekton dhe mat rrezatimit. Skaneri krijon pamje të eshtrave në ekranin e kompjuterit ose të printuara në film. Pamjet tregojnë kancerin që është shpërndarë në eshtra.
• Tomografia kompjuterike (CT) – Përmes një aparature me rreze X të lidhur me kompjuter, krijohet një varg i detajizuar i fotografive në zona të caktuara brenda trupit (në rastin e kancerit të prostatës brenda legenit/pelvikut) i marrë nga kënde të ndryshme. Ju mund të merrni injeksion me kontrast, ashtu që zonat anormale të mund të shihet më me lehtësi.
• Skanimi me rezonancë magnetike – Kjo metodë përdor një fushë të fuqishme magnetike të lidhur me një kompjuter për të krijuar fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit tuaj pa përdorë rrezatimin X. RM mund të tregojë nëse kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike dhe zona të tjera. Edhe në këtë rast ju mund të merrni injeksion me kontrast, që zonat anormale të duken më qartë në pamjet e printuara.

Kur kanceri i prostatës shpërndahet, ai shpesh gjendet në nyjat limfatike në afërsi. Nëse kanceri ka arritur në këto nyja, ai po ashtu mund të jetë shpërndarë edhe në nyja tjera, eshtra ose organe të tjera.
Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal i krijimit në pjesët tjera të trupit, tumori i ri ka të njëjtat qeliza anormale dhe të njëjtin emër si tumori primar (origjinal). Për shembull nëse kanceri i prostatës shpërndahet në eshtra, qelizat kanceroze të eshtrave në fakt janë qeliza kanceroze të prostatës. Sëmundja quhet kanceri metastatik i prostatës, jo kancer i eshtrave. Ai trajtohet si kancer i prostatës, jo si kanceri i eshtrave. Mjekët ndonjëherë e quajnë tumor i ri i largët.

Shkallët e kancerit të prostatës janë këto:

Shkalla I: Kanceri nuk mund të ndjehet gjatë kontrollit digjital rektal, dhe nuk mund të shihet në sonogram (me ultrazë). Ai gjendet rastësisht kur kryhet operacioni për arsye tjetër, zakonisht për hiperplazi beninje të prostatës. Kanceri i kësaj shkalle ndodhet vetëm në prostatë. Në bazë të gradimit, kjo shkallë e kancerit i takon gradës G1, ose sipas pikëve të Gleasonit jo më shumë se 4.

Shkalla II: Tumori është më i avancuar ose në një gradë më të lartë se ai i Shkallës I, por tumori nuk është zgjeruar përtej prostatës. Ai mund të ndjehet gjatë kontrollit digjital rektal.

Shkalla III: Tumori është zgjeruar përtej prostatës. Tumori mund të ketë pushtuar qeskat e farës (vezikulat seminale), por qelizat kanceroze nuk janë shpërndarë në nyjat limfatike.

Shkalla IV: Tumori mund të ketë pushtuar fshikën e urinës, rektumin ose strukturat në afërsi (përtej qeskave seminale). Ai mund të jetë shpërndarë edhe në nyjat limfatike, eshtra ose pjesë të tjera të trupit.


Meshkujt me kancer të prostatës kanë më shumë opsione tratimi. Trajtimi i cili është më i mirë për njërin, mund të mos jetë për një mashkull tjetër. Opsionet përfshijnë mbikëqyrjen aktive, operacionin kirurgjik, terapinë rrezatuese, terapinë hormonale dhe kemoterapinë. Një person mund të ketë edhe trajtime të kombinuara.

Trajtimi i cili është i qëlluari për ju varet kryesisht nga mosha, grada e tumorit (pikët e Gleasonit), numri i mostrave të biopsisë që përmbajnë qeliza kanceroze, shkalla e kancerit, simptomat, dhe shëndetit të përgjithshëm. Mjeku juaj mund t’ua shpjegojë juve trajtimet që keni në dispozicion, rezultatet e pritura, dhe efektet e mundshme anësore. Ju dhe mjeku juaj mund të punoni së bashku për të zhvilluar një plan trajtimi që arrin nevojat tuaja mjekësore dhe personale.

Mjeku po ashtu mund t’ju udhëzojë te ndonjë specialist i caktuar, ose mund të kërkojë mendimin e tij. Ju mund të vizitoni urologun, kirurgun e specializuar në trajtimin e problemeve urinare dhe organeve ****uale mashkullore. Nga të tjerët që mund ta trajtojnë kancerin e prostatës janë edhe onkologët, onkologët urologjik, dhe onkologët e rrezatimit.

Mbikëqyrja aktive

Ju mund të zgjidhni mbikëqyrjen aktive nëse rreziqet dhe efektet e mundshme anësore të trajtimit tejkalojnë dobitë e mundshme. Mjeku mund t’ju preferojë mbikëqyrjen aktive nëse ju jeni diagnostikuar në fazat e hershme të kancerit të prostatës që duket se zhvillohet ngadalë. Mjeku po ashtu mund t’ua ofrojë këtë opsion nëse ju jeni i moshuar ose në keni probleme të tjera shëndetësore.

Zgjidhja e mbikëqyrjes aktive nuk do të thotë se ju jeni dorëzuar. Kjo do të thotë se ju po hiqni dorë nga efektet anësore të ndërhyrjes kirurgjike ose terapisë rrezatuese. Duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike ose terapisë rrezatuese, nuk i garanton një mashkulli se do të jetojë më gjatë se një mashkull i cili zgjedh të mos trajtohet.

Nëse ju dhe mjeku pajtoheni se mbikëqyrja aktive është një ide e mirë, mjeku juaj do t’ju kontrollojë juve rregullisht (si për shembull çdo tre ose gjashtë muaj, së pari). Pas rreth një viti, mjeku mund t’ju urdhërojë ta bëni biopsinë për të parë pikët e Gleasonit. Ju mund ta filloni trajtimin nëse pikët e Gleasonit rriten, nivelet e PSA fillojnë të rriten, ose nëse ju zhvilloni simptoma. Ju do t’i nënshtroheni operacionit kirurgjik, terapisë rrezatuese ose ndonjë qasje tjetër.

Mbikëqyrja aktive shmang ose shtyn efektet anësore të operacionit ose terapisë rrezatuese, por kjo zgjidhje ka rreziqet e veta. Te disa meshkuj kjo mund të zvogëlojë shanset për të kontrolluar kancerin para se ai të shpërndahet. Po ashtu, mund të jetë më vështirë të përballemi me operacionin ose terapinë rrezatuese kur jeni më i moshuar.


Operacioni është një opsion për meshkujt në fazën e hershme (shkalla I dhe II) e të kancerit të prostatës. Kjo ndonjëherë është opsion edhe për meshkujt me Shkallën III ose IV të kancerit të prostatës. Operacioni mund të largojë të gjithë prostatën ose një pjesë të saj.
Para se kirurgu ta largojë prostatën, fillimisht mund të largohen nyjat limfatike në pelvik. Nëse qelizat e kancerit të prostatës gjenden edhe në nyjat limfatike, atëherë ato mund të jenë shpërndarë në pjesë të tjera të trupit. Nëse kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike, atëherë kirurgu jo-gjithmonë largon postatën dhe mund të sugjerojë lloje të tjera të trajtimit.
Ka disa lloje të operacioneve kirurgjike për kancerin e prostatës. Secili ka dobitë dhe rreziqet. Ju dhe mjeku duhet të bisedoni së bashku për llojet e kancerit dhe cili prej opsioneve mund të jetë i duhuri për ju.
- Operacioni i hapur: Kirurgu krijon një prerje të madhe në trupin tuaj për të larguar tumorin. Ka dy qasje në këtë metodë:

Përmes abdomenit – Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes një prerje në abdomen. Kjo quhet prostatektomi radikale retropubike.
Në mes të scrotumit të herdheve (testiseve) dhe anusit – Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes një prerje në mes të scrotumit të herdheve ( qeskës së testiseve) dhe anusit. Kjo quhet prostatektomi radikale perineale.

- Prostatektomi laparoskopike: Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes disa prerjeve të vogla, në vend se të bëjë një prerje të madhe. Gjatë kësaj procedure, një gyp i hollë i ndriçuar (laparoskop) ndihmon kirurgun ta largojë prostatën.

- Operacion robotik laparoskopik: Kirurgu largon të gjithë prostatën përmes një prerje të vogël. Laporoskopi dhe roboti përdoren për të larguar prostatën. Kirurgu përdor dirigjues të vendosur nën ekranin e kompjuterit për të kontrolluar lëvizjet e robotit.

- Kriokirurgjia: Për disa meshkuj kriokirurgjia mund të jetë opsion. Kriokirurgjia fut një pajisje përmes një prerje të vogël në mes të skrotumit (qeskës së herdheve) dhe anusit. Pajisja ftoh dhe vret qelizat e indit të prostatës.

- OTUP: Një burrë me kancer më të avancuar të prostatës mund të zgjedhë trajtimin me anë të metodës OTUP (Operimi transuretral i prostatës) për të lehtësuar simptomat. Kirurgu fut një sferë gjatë, të hollë, përmes uretrës. Një pajisje prerëse në fund të sferës largon indin nga brendia e prostatës. OTUP mund të mos e largojë të gjithë kancerin, por mund ta largojë indin i cili bllokon kalimin e urinës.
Në ditët ose javët e para të ndërhyrjes ju mund të mos jeni komfort. Megjithatë, barnat mund t’u ndihmojnë të kontrolloni dhimbjen. Para ndërhyrjes, ju duhet ta diskutoni planin e lehtësimit të dhimbjeve me mjekun ose pjesën tjetër të stafit mjekësor. Pas operacionit, mjeku mund të caktojë një plan nëse ju keni nevojë për qetësim më të mëdha të dhimbjes.

Koha e nevojshme për t’u shëruar pas operacionit ndryshon nga njëri te një mashkull tjetër dhe varet edhe nga lloji i operacionit. Ju mund të qëndroni në spital për një deri në tre ditë.
Pas operacionit, uretra ka nevojë për t’u shëruar andaj do të jetë e nevojshme të mbani kateter. Kateteri është një gyp i cili futet përmes uretrës në fshikën e urinës për të zbrazur urinën. Ju do të duhet ta mbani kateterin për pesë ditë deri në tre javë. Infermierja ose mjeku do t’ju tregojnë se si të kujdeseni për të.

Pas operacionit, disa meshkuj humbin kontrollin e rrjedhjes së urinës (mospërmbajtje/inkontinencë urinare). Shumica e meshkujve fitojnë së paku ca kontroll mbi fshikën pas disa javësh.

Operacioni mund t’i dëmtojë nervat rreth prostatës. Dëmtimi i këtyre nervave mund ta bëjë mashkullin impotent (të mos jetë në gjendje të ketë ereksion – ngritje të penisit). Në disa raste, kirurgu mund t’i mbrojë nervat të cilat kontrollojnë ereksionin. Por nëse keni tumor të madh ose tumor që është shumë afër nervave, kirurgu mund të shkaktojë impotencë. Impotenca mund të jetë e përhershme. Ju mund të bisedoni me mjekun tuaj për barnat dhe mënyrat tjera të cilat do të mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni efektet anësore ****uale të trajtimit të kancerit të prostatës.
Nëse prostata largohet, ju më nuk do të mund të prodhoni farë. Ju do të keni orgazma të thata. Nëse dëshironi të keni fëmijë, ju duhet të mendoni të konservoni spermën ose ndonjë procedurë të nxjerrjes spermës që para ndërhyrjes.


Terapia rrezatuese

Terapia rrezatuese mund të jetë opsion për meshkujt në cilëndo shkallë të kancerit të prostatës. Meshkujt me shkallë të hershme të kancerit të prostatës mund të zgjedhin terapinë rrezatuese në vend të kirurgjisë. Ajo po ashtu mund të përdoret pas operacionit për të shkatërruar qelizat e kancerit të cilat kanë mbetur në zonë. Në fazat e vonshme të kancerit të prostatës, trajtimi me rrezatim mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve.

Terapia e rrezatimit (e quajtur në mjekësi edhe radioterapi) përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat vetëm në zonën e trajtuar.

Mjekët përdorin dy lloje të terapisë së rrezatimit për të trajtuar kancerin e prostatës. Disa meshkuj pranojnë të dyja:

~ Rrezatimi i jashtëm: rrezatimi vjen nga një makinë e madhe jashtë organizmit. Ju do të duhet të shkoni në spital ose klinikë për këtë lloj trajtimi. Trajtimet zakonisht zgjasin pesë ditë në javë për shtatë javë. Shumë meshkuj pranojnë rrezatime tredimensionale konformale ose terapi rrezatuese me intensitet të rregulluar. Këto lloje të trajtimi përdorin kompjuterë për shënjestra më me saktësi kancerin për të pakësuar dëmtimet në indin shëndetshëm afër prostatës.
~ Rrezatimi i brendshëm (rrezatimi i implantuar ose brakiterapia): rrezatimi vjen nga materiali radioaktiv që përfshihet në impiante shumë të vogla të quajtura bërthamëza. Dhjetëra bërthama të tilla vendosen brenda gjilpërave dhe ato më pas futen në prostatë. Gjilpërat më pas largohen, duke i lënë bërthamat brenda. Ato japin rrezatim për disa muaj. Ato nuk ka nevojë të largohen pasi rrezatimi të përfundojë.

Efektet anësore varen kryesisht nga doza dhe lloji i rrezatimit. Pacientët zakonisht dalin shumë të lodhur nga terapia, veçanërisht në javë e fundit të trajtimit. Pushimi është shumë i rëndësishëm, por mjekët zakonisht këshillojnë pacientët të përpiqen të qëndrojnë aktiv, përderisa kjo nuk u shkakton dhimbje ose probleme të tjera.

Nëse pacienti ka pasur rrezatim të jashtë, mund të kenë diarre dhe urinim të shpeshtë dhe jo të rehatshëm. Disa meshkuj kanë probleme me zbrazjen dhe urinimin për një kohë më të gjatë. Lëkura në zonën e trajtuar mund të bëhet e kuqe, e thatë dhe e ndjeshme. Ju po ashtu mund të humbi qimet në zonën e trajtuar. Qimet mund të mos kthehen kurrë.

Rrezatimi i brendshëm mund të shkaktojë inkontinencë (mospërmbajtje urinare) Efektet anësore zakonisht largohen me kalimin e kohës.

Edhe rrezatimi i brendshëm edhe ai i jashtëm mund të shkaktojë impotencë. Ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj për t’ju ndihmuar si të përballeni me këto efekte anësore.

Terapia hormonale

Një mashkull me kancer të prostatës po ashtu mund të marrë edhe terapi hormonale para, gjatë dhe pas terapisë rrezatuese. Terapia hormonale po ashtu mund të përdoret e vetme për kancerin e prostatës që është rikthyer pas trajtimit.

Hormonet mashkullore (androgjenet) mund të bëjnë që kanceri i prostatës të rritet. Terapia hormonale i pengon qelizat e kancerit të prostatës për të marrë hormonet mashkullore për të cilat ato kanë nevojë për t’u rritur. Testikujt janë burimi kryesor i hormonit mashkullor testosteronit. Gjëndra mbiveshkore krijon hormonet tjera mashkullore dhe një sasi të vogël të testosteronit.

Terapia hormonale përdor barna ose operacion:

- Barnat: Mjeku juaj mund t’ju preferojë një ilaç që bllokon hormonet natyrale:

Agonistët e hormonit lirues të hormonit luteinizues (HLHL): Këto barna mund të parandalojnë testikujt për të prodhuar testosteron. Shembull janë leuprolidi, goserelina dhe tiptorelina. Niveli i testosteronit bie ngadalë. Pa testosteron tumori tkurret ose rritja e tij ngadalësohet. Këto barna po ashtu quhen agonistë të hormonit lirues të gonadotropinës.
Androgjenët: Këto barna mund të bllokojnë veprimet e hormoneve mashkullore. Për shembull flutamidi, bikalutamidi, dhe nilutamidi.
Barnat tjera: Disa barna mund të parandalojnë gjëndrën mbiveshkore për të prodhuar testosteron, për shembull ketokonazoli dhe aminoglutetimidi.

- Operacioni kirurgjik: Ndërhyrja kirurgjike e quajtur orkiektomi largon testikujt.

Pas orkiektomisë ose trajtimit me agonistë të HLHL, trupi juaj nuk merr më testosteron nga testikujt, burimi më i madh për hormone të meshkujve. Pasi gjëndra mbiveshkore prodhon një sasi të vogël të hormoneve mashkullore, pacienti mund të marrë një terapi me androgjen për të bllokuar veprimet e hormoneve që mbeten. Ky kombinim i trajtimeve i njohur si bllokim total i andogjenëve (ose bllokim i kombinuar i androgjeneve). Megjithatë, studimet kanë treguar se bllokimi total i androgjeneve nuk është më efektiv se ndërhyrja kirurgjike ose vetëm terapia me agonistë të HLHL.

Terapia me hormone jep edhe efekte anësore, si impotencë, afshe të nxehta dhe humbje të dëshirës ****uale. Po ashtu disa trajtime të cilat ulin nivelet e hormoneve mund të dobësojnë eshtrat. Mjeku mund të këshillojë barna të cilat ulin rrezikun e thyerjeve të eshtrave.

Agonisët HLHL mund t’i përkeqësojnë simptomat për një kohë të shkurtër fillimisht. Ky problem i përkohshëm quhet “ndezje”. Për të parandaluar ndezjen mjeku mund t’ju japë një androgjen për disa javë së bashku me agonistin e HLHL.

Disa agonistë HLHL si leuprolidi mund të japin rritje të yndyrës trupore, veçanërisht rreth belit. Nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten po ashtu, dhe meqë pacienti rrezikon diabetin dhe sëmundjen e zemrës, mjeku do të duhet t’i përcjellë këto efekte anësore.

Androgjenët mund të shkaktojnë nauze, diarre ose rritje apo ndjeshmëri të gjinjve. Rrallë, ato mund të shkaktojnë probleme me mëlçisë (dhimbje në abdomen, sy të verdhë, ose urinë të errët). Disa meshkujt mund të kenë frymëmarrje të shkurtra ose pamjaftueshmëri zemre. Disa mund të kenë probleme të përshtaten në ndryshimet e përnjëhershme të dritës.

Nëse pacienti pranon bllokim total androgjen, mund të ketë më shumë efekte anësore se sa nëse merr vetëm njërin lloj të trajtimit hormonal.

Nëse përdoret për një kohë të gjatë ketokonazoli mund të shkaktojë probleme në mëlçi dhe aminoglutentimidi mund të shkaktojë puçrra në lëkurë.

Mjekët zakonisht e përdorin terapinë hormonale për të trajtuar kancerin e prostatës që është shpërndarë edhe në pjesë të tjera të trupit. Për disa burra, kanceri do të jetë në kontroll për dy ose tre vite, por disa të tjerë kanë një përgjigje më të shkurtër të terapisë hormonale. Kohë pas kohe, kanceri i prostatës mund të rritet nga pak edhe pa hormone mashkullore, dhe terapia hormonale nuk është më ndihmuese. Në këtë rast mjeku mund të preferojë kemoterapinë ose format tjera të trajtimit. Në shumë raste, mjeku mund të preferojë vazhdimin me terapi hormonale pasi ajo mund të vazhdojë të jetë efektive kundër disa qelizave të kancerit.


Kemoterapia mund të përdoren te rastet e kancerit të prostatës të cilat janë shpërndarë dhe më nuk përgjigjen ndaj terapisë hormonale.

Kemoterapia përdor barna të cilat vrasin qelizat kanceroze. Barnat për kancerin e prostatës zakonisht jepen përmes venave (intravenoze) . Ju mund të pranoni hemoterapinë në klinikë, në ordinancën e mjekut ose në shtëpi. Disa meshkuj kanë nevojë për të qëndruar në spital gjatë trajtimit.

Efektet anësore varen kryesisht nga barnat të cilat jepen dhe sa shumë jepen. Kemoterapia vret qelizat e kancerit që zhvillohen shpejt, por barnat po ashtu mund të dëmtojnë edhe qelizat normale të cilat ndahen më shpejtë:

~ Qelizat e gjakut: Kur kemoterapia zvogëlon nivelet e qelizave të shëndetshme të trupit, ju jeni më me gjasa për t’u prekur nga infeksionit, të nxiheni ose të gjakoseni me lehtësi, dhe të ndjeheni të dobët dhe të lodhur. Stafi mjekësor do të kontrollojë nivelin e qelizave të gjakut. Nëse niveli i tyre është i ulët, stafi shëndetësor mund ta ndalojë kemoterapinë për një kohë ose të reduktojë dozën. Po ashtu ka barna të cilat ndihmojnë trupin të krijojë qeliza të reja.
~ Qelizat në rrënjët e flokëve: Kemoterapia mund të shkaktojë rënie të flokëve. Nëse ju humbni flokët, ato do të kthehen më vonë, por mund ta ndryshojnë ngjyrën dhe dukjen.
~ Qelizat në mukozën e traktit digjestiv: Kemoterapia mund të shkaktojë rënie të apetitit, nauze dhe vjellje, ose edhe diarre. Stafi mjekësor mund t’ju japë barna dhe t’ju këshillojë për rrugë të tjera për të eliminuar këto probleme.

Efektet tjera anësore përfshijnë frymëmarrje të shkurtra, dhe problem me trupin për të mbajtur ujin shtesë. Stafi mjekësor mund t’ju japë barna për t’ju mbrojtur kundër ujit të tepërt që mblidhet në organizëm. Po ashtu kemoterapia mund të shkaktojë puçrra në lëkurë, mavijosje ose mpirje në duar dhe shputa, dhe sy të përlotur. Stafi mjekësor mund t’ju këshillojë për mënyrat për të kontrolluar këto probleme. Shumica largohen pasi trajtimi të përfundojë.

/mjeku.net/
 
Titulli: Tumoret dhe llojet e tyre .

3 - KANCERI I ZORRثS Sث TRASHث

Kanceri i kolonit është kanceri i cili formohet në indin e kolonit (pjesës më të gjatë të zorrës së trashë). Shumica e kacereve të kolonit janë adenokarcinoma (kancere të cilat fillojnë në qelizat të cilat ndërtojnë mukozën dhe që lëshojnë mukus ose lëngje të tjera). Kanceri i kolonit dhe ai rektal (së bashku) rreshtohen në vendin e tretë të kancerëve më të përhapur në botë.
20130203203353747236.jpg


Koloni dhe rektumi

Koloni dhe rektumi janë pjesë të sistemit tretës. Ata formojnë një kanal të gjatë muskulor të quajtur zorra e trashë. Koloni paraqet 120 deri në 150 centimetrat e para të zorrës së madhe, dhe rektumi paraqet disa centimetrat e fundit të saj.

Ushqimi pjesërisht i tretur në zorrën e hollë më pas futet në zorrën e trashë, saktësisht në kolon. Koloni thith ujin dhe lëndët ushqyese nga kjo pjesë e mbetur dhe e shndërron pjesën tjetër të mbeturinë (feces). Kjo mbeturinë kalon nga koloni në rektum dhe pastaj del prej organizmit përmes anusit.

Qelizat kanceroze - njohuri bazike

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Tumoret mund të jetë beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze).

Tumoret beninje nuk janë kanceroze:

- Rrallë janë kërcënuese për jetën
- Mund të largohen dhe zakonisht nuk kthehen
- Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre
- Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Tumoret malinje janë kanceroze dhe:

- Mund të jenë kërcënuese për jetën
- Zakonisht mund të largohen, por ndonjëherë kthehen
- Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore
- Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Kur kanceri kolorektal shpërndahet jashtë kolonit dhe rektumit, qelizat kanceroze shpesh gjendet në nyjat limfatike në afërsi. Nëse qelizat kanceroze kanë arritur në këto nyja, ato mund të jenë shpërndarë edhe në nyjat tjera ose organet limfatike. Kanceri kolo-rektal më së shpeshti shpërndahet në mëlçi.

Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal në një pjesë tjetër të trupit, formohet tumor i ri me të njëjtat qeliza anormale dhe me të njëjtin emër si tumori origjinal (primar). Për shembull, nëse kanceri kolorektal shpërndahet në mëlçi, qelizat kanceroze në mëlçi në fakt janë qeliza kanceroze kolorektale. Sëmundja quhet kancer kolorektal metastatik, jo kancer i mëlçisë. Për këtë arsye, ai trajtohet si kancer kolorektal, dhe jo si kancer i mëlçisë. Tumori i ri quhet edhe tumor i largët ose metastatik.

Faktorët e rrezikut

Shkaktarët e kancerit kolorektal kurrë nuk mund të gjendet me saktësi. Megjithatë ekzistojnë disa faktorë rreziku të cilët e bëjnë një person më të prirë për të zhvilluar kancerin kolo-rektal, krahasuar me të tjerët. Sëmundja nuk mund të shpërndahet nga njëri te një person tjetër.

Studimet kanë treguar se faktorët e rrezikut të lidhur me kancerin kolorektal janë si më poshtë:

- Mosha mbi 50 vjeçe: Kanceri kolorektal është më shumë i pranishëm te njerëzit e moshuar. Më shumë se 90 për qind të njerëzve me këtë sëmundje i takojnë moshës mbi 50 vjeçare. Mesatarja e njerëzve të diagnostikuar është 72 vjeç.

- Polipet kolorektale: Polipet janë disa zhvillime në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Ato janë të shpeshta te njerëzit mbi moshën 50 vjeçe. Shumica e polipeve janë beninje (jo kancer), por disa polipe (adenoma) mund të bëhen kanceroze. Gjetja dhe largimi i polipeve mund ta reduktojë rrezikun kancerit kolorektal.

- Histori familjare të kancerit kolo-rektal: Njerëzit e afërt (prindër, vëllezër, motra ose fëmijë) të një personi me histori të kancerit kolorektal janë më shumë të prirë ta zhvillojnë sëmundjen, veçanërisht nëse të afërmit e kanë pasur kancerin në moshë të re. Nëse shumë të afërt kanë kancerin kolorektal, rreziku është edhe më i madh.

- Ndryshimet gjenetike. Ndryshimet në gjene të caktuara rritin rrezikun e kancerit kolorektal si:
• Kanceri i jopolipoz i trashëguar i kolonit është rasti më i shpeshtë i llojit të kancerit trashëgues (gjenetik).
• Polipoza adenomatoze familjare – është një sëmundje e rrallë trashëguese gjatë të cilët krijohen qindra polipe në kolon dhe rektum.

- Histori personale të kancerit: Një person që ka vuajtur nga kanceri kolorektal mund ta zhvillojë atë për të dytën herë. Po ashtu, femrat me histori të kancerit të vezorëve, mitrës (endometriumit), ose gjirit, janë disi në rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit kolorektal.

- Koliti ulceroz dhe sëmundja e Crohnit: Personi i cili ka pasur sëmundje që ka shkaktuar inflamacion të kolonit (si kolitin ulceroz ose sëmundjen e Crohnit) për shumë vite është në rrezik më të rritur për të zhvilluar kancer kolorektal.

- Ushqimi: Studimet tregojnë se dieta e pasur me yndyra (veçanërisht yndyra shtazore) dhe e paktë me kalcium, folate, dhe fibra, mund të rritë gjasat për zhvillimin e kancerit kolorektal. Po ashtu, studimet kanë treguar se njerëzit të cilët hanë ushqim të paktë me fruta dhe perime, mund të kenë rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit kolorektal. Megjithatë, rezultatet e studimeve të ushqimit jo gjithmonë pajtohen, dhe ka nevojë për edhe më shumë studime për të kuptuar më mirë ndikimin e ushqimit në rrezikun e kancerit kolorektal.

- Pirja e duhanit: Një person pi cigare, ai mund të jetë në rrezik të shtuar për të zhvilluar polipe dhe kancer kolorektal.

Pasi njerëzit të cilët më herët kanë pasur kancer kolorektal mund ta zhvillojnë atë për të dytën herë, është e rëndësishme ata të bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Nëse keni kancer kolorektal, ju po ashtu mund të jeni të shqetësuar që anëtarët tjerë të familjes të mund ta zhvillojnë sëmundjen. Njerëzit të cilët mendojnë se mund të jenë në rrezik duhet të bisedojnë me mjekun e tyre. Mjeku mund të jetë në gjendje t’u këshillojë mënyra të ndryshme për të reduktuar gjasat e zhvillimit të kancerit dhe të planifikoni më herët orarin e kontrolleve.


Simptomat më të shpeshta të kancerit kolorektal janë ndryshimet në vetitë e zorrëve. Simptomat përfshijnë:

• Diarre ose konstipacion
• Ndjenjë se zorrët tuaja nuk zbrazen krejtësisht
• Gjak (ose të ndritshëm ose të errët) në fecesin tuaj
• Fecesi që është më ngushtë se zakonisht
• Dhimbjet dhe ngërçet e shpeshta, ose ndjenja e ngopjes ose fryrjes
• Rënia në peshë pa ndonjë arsye
• Ndjenjë e lodhjes gjithë kohën
• Nauze ose vjellje.
Shpesh këto simptoma nuk janë si pasojë e kancerit. Edhe sëmundje të tjera mund t’i shkaktojnë të njëjtat simptoma. Por, kushdo që ka simptoma duhet ta vizitojë mjekun për t’u diagnostikuar dhe mjekuar sa më herët nga cilado sëmundje qoftë ajo.

Zakonisht në fazat e hershme kanceri nuk shkakton dhimbje. Prandaj, është e rëndësishme të mos pritni dhimbjet para se të vizitoni mjekun.

Mjeku mund ta diagnostikojë kancerin kolorektal në bazë të rezultateve nëse ju paraprakisht i jeni nënshtruar ndonjë testi “screening” (të shpjeguara më poshtë). Këto teste arrijnë ta zbulojnë kancerin edhe para shfaqjes së simptomave.

Përndryshe, nëse ju keni simptoma, duhet t’i drejtoheni mjekut, i cili do të shohë se nëse ato janë si pasojë e kancerit ose shkaktarëve të tjerë. Mjeku do t’ju pyesë për historinë personale dhe familjare mjekësore dhe do t’ju bërë kontroll fizik. Nëse e sheh të nevojshme mjeku do t’ju këshillojë të bëni njërën ose disa prej “screening”-testeve të shpjeguara më poshtë.

Nëse kontrolli fizik ose testet nuk tregojnë se kanceri është i pranishëm, mjeku mund të vendosë të mos bëjë teste të tjera dhe të mos e trajtojë problemi. Megjithatë, mjeku juaj mund t’ju rekomandojë të bëni kontrolle të kohëpaskohshme.

Nëse testet tregojnë ndonjë zonë anormale (si polip), është e nevojshme biopsia, gjatë të cilës patologu e kontrollon mostrën e indit të marrë për të parë nëse ka qeliza kanceroze. Shpesh indi anormal mund të largohet me anë të kolonoskopisë ose sigmoidoskopisë.

Testi “Screening”

Testet projektuese ose siç shpesh njihet “screening” testet (lexo: skrining-test), ndihmojnë mjekun të gjejë polipet ose kanceret para se pacienti të ketë simptoma. Gjendja dhe largimi i polipeve mund të parandalojë kancerin kolorektal. Po ashtu, trajtimi i kancerit kolorektal është më me gjasa të jetë efektiv kur sëmundja gjendet më herët.

Për të gjetur polipet ose kancerin kolorektal në fazat e hershme duhet:

- Njerëzit në të 50-tat duhet të bëjnë “screening”
- Njerëzit të cilët kanë rrezik mbi mesataren për zhvillimin e kancerit kolorektal duhet të bisedojnë me mjekun nëse duhet të bëjnë “screening”-teste para moshës 50 vjeçe, çfarë testesh duhet të bëjnë, të shohin dobitë dhe rreziqet e secilit test, dhe të konsultohen sa shpesh duhet t’i bëjnë ato.

Testet e mëposhtme “screening” mund të përdoren për të detektuar polipet, kancerin, ose zonat tjera anormale. Mjeku mund t’i shpjegojë më shumë për secilin test:

- Testi i gjakut të padukshëm fekal – Ndonjëherë kanceret ose polipet shkaktojnë gjakosje, dhe testi në fjalë mund të dallojë sasi të pakta të gjakut në feces. Nëse ky test gjen gjak, atëherë duhet bërë edhe teste të tjera për të gjetur burimin e gjakut. Edhe sëmundje të tjera jokanceroze (si hemorroidet), po ashtu mund të shkaktojnë gjak në feces.

- Sigmoidoskopi – Mjeku kontrollon brenda rektumit dhe pjesën e poshtme të kolonit me një gyp të ndritshëm të quajtur sigmoidoskop. Nëse polipet gjenden, mjeku i largon ato. Procedura e largimit të polipeve quhet polipektomi.

- Kolonoskopi – Mjeku ekzaminon brenda rektumit dhe gjithë kolonit duke përdorur një gyp të gjatë, të ndriçuar të quajtur kolonoskop. Mjeku largon polipet të cilat mund të gjenden.

- Klizma e bariumit me kontrast të dyfishtë – Pacientit i jepet klizmë me tretësirë bariumi, dhe ajri pompohet në rektum. Pastaj në kolon dhe rektum kryhen disa fotografime me rreze X. Bariumi dhe ajri ndihmojnë kolonin dhe rektumin të shfaqet në fotografi. Polipet dhe tumoret po ashtu vërehen gjatë kësaj procedure.

- Kontrolli digjital rektal: Kontrolli digjital rektal shpesh është pjesë e ekzaminimit rutinë fizik. Mjeku juaj fut një gisht me dorës dhe të lubrifikuar në rektumin tuaj për të ndjerë zonat anormale.


Nëse biopsia tregon se kanceri është i pranishëm, mjeku juaj do të duhet të kuptojë shkallën në të cilën ka arritur sëmundja për të planifikuar trajtimin më të mirë për ju. Shkalla bazohet nëse tumori ka pushtuar indin përreth, nëse kanceri është shpërndarë dhe, nëse po, në cilat pjesë të organizmit.

Mjeku mund t’ju këshillojë të bëni këto teste:

- Analizën e gjakut – Mjeku do të kontrollojë antigjenin karcinoembrionik (AKE) dhe substanca të tjera në gjak. Disa njerëz të cilët kanë kancer kolorektal dhe sëmundje të tjera kanë nivel të rritur të AKE-së.

- Koloskopinë – Nëse kolonoskopia nuk është aplikuar në rastin e diagnostikimit, mjeku mund të kontrollojë për zona anormale në gjithë gjatësinë e kolonit dhe rektumit me kolonoskop.

- Ultrazërin endorektal - Një sondë ultrazëri futet në rektumin dhe në indet përreth dhe dërgon valë zëri të pakapshme për veshin e njeriut, të cilat reflektohen nga indet dhe lexohen nga kompjuteri. Mjeku më pas i sheh dhe interpreton pamjet e krijuara (sonogramin), që mund të tregojnë sa thellë është zhvilluar dhe nëse kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike ose indet përreth.

- Rrezatimin X të gjoksit – Rrezatimet X të gjoksit mund të tregojnë nëse kanceri është shpërndarë në mushkëri.

- Skanimin me CT - Një pajisje me rreze X e lidhur me kompjuter bën disa fotografi të detajizuara të zonave të ndryshme në organizmin tuaj. Pacientit mund t’i jepet edhe një injektim me ngjyrë, i cili i bën zonat anormale më të dukshme dhe fotografitë më të qarta. CT-ja po ashtu mund të tregojë në se kanceri është shpërndarë në mëlçi, mushkëri, ose organe të tjera.

Mjeku po ashtu mund të kërkojë edhe teste të tjera (si pasqyrim me rezonancë magnetike) për të parë nëse kanceri është shpërndarë. Ndonjëherë përcaktimi i shkallës së kancerit nuk arrihet të kompletohet deri pas operacionit për të larguar tumorin.

Mjekët e përshkruajnë kancerin kolorektal nga këto faza:

Shkalla 0: Kanceri gjendet vetëm në shtresën më të brendshme mbështjellëse të kolonit ose rektumit. Karcinoma “in situ”, është një emër tjetër për kancerin kolorektal të Shkallës 0.

Shkalla I: Tumori është zhvilluar në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Tumori nuk ka kaluar përmes murit.

Shkalla II: Tumori është zgjeruar edhe më thellë në ose përmes murit të kolonit ose rektumit. Ajo mund të ketë pushtuar indin në afërsi, por qelizat e kancerit nuk janë shpërndarë në nyjat limfatike.

Shkalla III: Kanceri është shpërndarë në nyjat limfatik në afërsi, por jo edhe në pjesët tjera të organizmit.

Shkalla IV: Kanceri është shpërndarë në pjesët tjera të organizmit, si mëlçi ose mushkëri.

Rishfaqja: Ky është kanceri i cili është trajtuar dhe është rikthyer pas një periudhe kohore, kur kanceri nuk ka mundur të detektohet. Sëmundja mund të rikthehet në kolon ose rektum, ose ndonjë pjesë tjetër të organizmit.

Zgjidhjet e trajtimit në rastin e kancerit kolorektal varen nga vendndodhja e tumorit (kolon ose rektum) dhe nga shkalla e sëmundjes. Trajtimi për kancer kolorektal mund të përfshijë operacionin, kemoterapinë, terapinë biologjike ose terapinë rrezatuese. Disa njerëz kanë trajtim të kombinuar.

Kanceri i kolonit ndonjëherë trajtohet më ndryshe se kanceri rektal. Trajtimet të cilat më së shumti përdoren për kancerin e kolonit ose atë të rektumit janë cekur edhe ndaras në fund të këtij teksti.

Trajtimi i kancerit mund të jetë lokal ose sistemik.

~ Terapia lokale: Operacioni kirurgjik dhe terapia e rrezatimit janë terapi lokale. Ata largojnë ose shkatërrojnë kancerin në ose afër kolonit dhe rektumit. Kur kanceri kolorektal shpërndahet në pjesë të tjera të organizmit, terapia lokale mund të përdoret për të kontrolluar sëmundjes në këto zona specifike.
~ Terapia sistemike: Kemoterapia dhe terapia biologjike janë terapi sistemike. Barnat futen në qarkullimin e gjakut dhe e shkatërrojnë ose kontrollojnë kancerin përmes organizmit.

Meqë trajtimi i kancerit shpesh dëmton edhe qelizat dhe indet e shëndetshme, efektet anësore janë të shpeshta. Efektet anësore varen kryesisht nga lloji dhe kohëzgjatja e trajtimit. Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person dhe ata mund të ndryshojnë nga një seancë në tjetrën. Para se trajtimi të fillojë, stafi juaj shëndetësojë do t’ua shpjegojë efektet e mundshme dhe do t’ju ofrojë këshilla se si t’i menaxhoni ato.

Ndërhyrja kirurgjike

Operacioni kirurgjik është trajtimi më i shpeshtë te kanceri kolorektal. Ekzistojnë disa mënyra të ndërhyrjes kirurgjike:

- Kolonoskopia: Përmes kësaj metode mund të largohet ndonjë polip i vogël malinj nga koloni ose pjesa e sipërme e rektumit. Disa tumore të vogla në pjesën e poshtme të rektumit po ashtu mund të largohen përmes anusit tuaj pa kolonoskop.

- Laparoskopia: Fazat e hershme të kancerit të kolonit mund të largohen me ndihmën e një gypi të hollë të ndriçuar (laparoskop). Gypi futet në kolon përmes disa prerjeve që bëhen në abdomen. Përveç tumorit mjeku largon edhe një pjesë të shëndetshme përreth tumorit. Nyjat limfatike në afërsi mund po ashtu të largohen. Kirurgu kontrollon edhe pjesën tjetër të zorrës dhe mëlçinë tuaj për të parë nëse kanceri është shpërndarë edhe ty.

- Operacioni i hapur: Kirurgu krijon një prerje të madhe në abdomenin tuaj për të larguar tumorit dhe një pjesë të afërt të shëndetshme të kolonit dhe rektumit. Disa nyje limfatike në afërsi po ashtu largohen. Kirurgu do të kontrollojë edhe pjesën e mbetur të zorrës dhe mëlçisë për të parë nëse kanceri është shpërndarë.

Kur një pjesë e kolonit ose rektumit largohet, kirurgu mund t’i rilidhë pjesët e shëndetshme. Megjithatë, ndonjëherë rilidhja nuk është e mundshme. Në këto raste kirurgu krijon një rrugë të re, përmes të cilës fecesi del nga organizmi. Kirurgu krijon një hapje (stoma) në murin e abdomenit, lidh pjesën e sipërme të zorrës me stomën, dhe mbyll fundin tjetër. Operacioni për të krijuar stomën quhet kolostomi. Një qese e hollë kapet në stoma për të mbledhur mbeturinat e fecesit.

Për shumicën e njerëzve, stoma është e përkohshme. Ajo nevojitet vetëm derisa koloni ose rektumi të shërohet nga operacioni. Pas shërimit, kirurgu i lidh pjesët e zorrës dhe mbyll stomën. Disa njerëz, veçanërisht ata me tymor në pjesën e poshtme të rektumit, kanë nevojp për stomë të përhershme.

Koha e shërimit pas operacionit ndryshon nga njëri person te tjetri. Pacienti mund të mos jetë i rehatshëm në disa ditët e para. Barnat,që do t’ju përshkruajë mjeku, mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dhimbjen. Para operacionit, ju duhet ta diskutoni planin e lehtësimit të dhimbjeve me mjekun ose infermieren.

ثshtë normale të ndjeheni të lodhur ose të dobët për një kohë. Pas operacionit ndonjëherë mund të kenë edhe kapsllëk ose diarre. Po ashtu mjeku do t’ju kontrollojë vazhdimisht për shenja të gjakderdhjes, infeksionit ose problemeve tjera.

Kemoterapia

Kemoterapia përdor barna të cilat vrasin qelizat kanceroze. Barnat për kancerin kolorektal zakonisht jepen përmes venave, por mund të merren edhe përmes gojës. Ju mund të pranoni kemoterapinë në klinikë, në ordinancën e mjekut ose në shtëpi. Disa kanë nevojë për të qëndruar në spital gjatë trajtimit.

Efektet anësore varen kryesisht nga barnat të cilat jepen dhe doza e tyre. Kemoterapia vret qelizat e kancerit që zhvillohen shpejt, por po ashtu mund të dëmtojë edhe qelizat normale të cilat ndahen më shpejtë:

- Qelizat e gjakut: Kur kemoterapia zvogëlon nivelet e qelizave të shëndetshme të trupit, ju jeni më me gjasa për t’u prekur nga infeksionet, të nxiheni ose të gjakosni me lehtësi, dhe ndjeheni të dobët dhe të lodhur. Stafi mjekësor do të kontrollojë nivelin e qelizave të gjakut. Nëse niveli i tyre është i ulët, stafi shëndetësor mund ta ndalojë kemoterapinë për një kohë ose të reduktojë dozën. Po ashtu ka barna të cilat ndihmojnë trupin të krijojë qeliza të reja.

- Qelizat në rrënjët e flokëve: Kemoterapia mund të shkaktojë rënie të flokëve. Nëse ju humbni flokët, ato do të kthehen më vonë, por mund ta ndryshojnë ngjyrën dhe dukjen.

- Qelizat në mukozën e traktit digjestiv: Kemoterapia mund të shkaktojë rënie të apetitit, nauze dhe vjellje, ose edhe diarre. Stafi mjekësor mund t’ju japë barna dhe t’ju këshillojë për rrugë të tjera për të eliminuar këto probleme.

Kemoterapia e kancerit kolorektal mund të shkaktojë puçrra në lëkurë, mavijosje ose mpirje në duar dhe shputa, dhe sy të përlotur. Pëllëmbët e duarve dhe shtrati i shputave mund të skuqen dhe të bëhen të dhimbshme. Lëkura mund të leskëzohet.

Stafi mjekësor mund t’ju tregojë se si mund t’i kontrolloni këto efekte anësore. Shumica e tyre zakonisht largohen pas trajtimit.

Terapia biologjike

Disa njerëz me kancer kolorektal që është shpërndarë mund t’i nënshtrohen një lloji të terapisë biologjike me antitrupa monoklonal. Këto antitrupa monoklonal lidhen për qelizat e kancerit kolorektal. Ato pengojnë rritjen e qelizave kanceroze dhe shpërndarjen e kancerit. Njerëzit pranojnë terapinë me antitrupa monoklonal në mënyrë intravenoze në ordinancën e mjekut, spital ose në klinikë. Disa njerëz pranojnë edhe kemoterapi në të njëjtën kohë.

Gjatë trajtimit, stafi mjekësor do të kontrollojë për shenja dhe probleme që mund të shfaqen. Disa njerëz mund të kenë reaksione alergjike. Efektet anësore varen kryesisht nga antitrupat monoklonal të përdorur. Efektet anësore mund të përfshijnë puçrra, temperaturë, dhimbje abdominale, vjellje, diarre, ndryshime në tensionin e gjakut, gjakosje, ose probleme me frymëmarrjen. Efektet anësore bëhen më të lehta pas trajtimit të parë.

Terapia rrezatuese

Terapia rrezatuese përdor rreze me energji të lartë për të shkatërruar qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat në të gjithë zonën e trajtuar.

Mjekët përdorin dy lloje të terapive të rrezatimit. Te disa aplikohen edhe të dyja llojet përnjëherë:

- Rrezatimi i eksternal (i jashtëm): Rrezatimi vjen nga një makinë e madhe jashtë trupit. Lloji më shpeshtë i makinës së përdorur për terapi rrezatuese quhet akcelerator linear. Shumica e pacientëve duhet të shkojnë në spital ose klinikë për këtë lloj trajtimi. Trajtimi zakonisht zgjatë pesë ditë çdo javë për katër ose gjashtë javë.

- Rrezatimi internal ose i brendshëm (rrezatim i implantuar ose brankioterapi): Rrezatimi te ky test vjen nga materiali radioaktiv i cili mbush gypa të hollë të cilët vendosen drejtpërdrejt ose në afërsi të tumorit. Pacienti qëndron në spital dhe impiantet në përgjithësi qëndrojnë aty për disa ditë. Ato -zakonisht largohen pasi pacienti të shkojë në shtëpi.

- Terapia e rrezatimit intraoperativ: Në disa raste rrezatimi jepet edhe gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Efektet anësore varen kryesisht nga doza dhe lloji i rrezatimit dhe pjesa që trajtohet. Terapia rrezatuese në abdomen dhe pelvik mund të shkaktojë nauze, vjellje, diarre, feces të gjakosur ose nevojë për zbrazje urgjente të zorrëve. Ajo mund të shkaktojë edhe probleme urinare, si pamundësi për të ndaluar rrjedhjen urinare (inkontinencë, mosërmbajtje). Ndodh shpesh që lëkura në zonën e trajtuar të bëhet e kuqe, e thatë, e tërhequr dhe e ndjeshme.

Ju mund të ndjeheni shumë të lodhura gjatë terapisë rrezatuese, veçanërisht në javët e fundit të trajtimit. Pushimi është shumë i rëndësishëm, por mjekët zakonisht i këshillojnë pacientët të qëndrojnë aktiv sa më shumë që munden.

Efektet anësore zakonisht largohen pas përfundimit të trajtimit.

Trajtimi i kancerit të kolonit

Shumica e pacientëve me kancer të kolonit trajtohen me anë të operacionit. Disa njerëz kanë edhe operacion edhe hemoterapi. Disa me sëmundje më të avancuar i nënshtrohen terapisë biologjike.

Kolostomia rrallë nevojitet për njerëzit me kancer të kolonit.

Edhe pse terapia e rrezatimit përdoren rrallë për të trajtuar kancerin e kolonit, ndonjëherë ajo përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe simptomat tjera.

Trajtimi i kancerit rektal

Për të gjitha shkallët e kancerit të rektumit, operacioni është trajtimi më i zakonshëm. Disa pacientë i nënshtrohen operacionit, terapisë rrezatuese dhe kemoterapisë. Disa me sëmundje më të avancuar i nënshtrohen edhe terapisë biologjike.

Rreth një nga tetë njerëz me kancer të rektumit kanë nevojë për kolostomi të përhershme.

Terapia rrezatuese mund të përdoret para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike. Disa njerëz kanë terapia rrezatuese para ndërhyrjes për të tkurrur tumorin dhe disa më pas për të vrarë qelizat kanceroze të mbetura në zorrë. Në disa spitale, pacientët mund të kenë terapi rrezatuese gjatë ndërhyrjes. Njerëzit po ashtu mund të kenë terapi rrezatuese për të lehtësuar dhimbjen ose problemet tjera të shkaktar nga kanceri.

/mjeku .net/
 
Titulli: Tumoret dhe llojet e tyre .

4 - KANCERI I VESHKAVE

Kanceri i veshkave është kanceri i cili krijohet në indin e veshkave. Kanceri i veshkave përfshin këto dy lloje të kacereve: karcinoma e qelizave veshkore (kanceri që krijohet në mbështjellësin e gypave shumë të vegjël të veshkave të cilat filtrojnë gjakun dhe largojnë produktet e panevojshme), dhe karcinoma e legenit të veshkave (që formohet në qendër të veshkave ku mblidhet urina).

20131013104451778236.jpg


VESHKAT DHE NDثRTIMI I TYRE

Veshkat janë një çift i organeve të vendosura në abdomenin e çdo njeriu. Secila veshkë ka madhësinë e një grushti.

Veshkat janë pjesë e traktit urinar. Ato prodhojnë urinë duke larguar mbeturinat dhe ujin e tepërt nga qarkullimi i gjakut.

Urina mblidhet në një hapësirë të zbrazët (pelvikun renal) që ndodhet në mes të secilës veshkë. Urina nga pelviku renal (legeni i veshkave) kalon në fshikën e urinës përmes një gypi të gjatë të quajtur ureter. Më pas, urina largohet nga fshika e urinës përmes një gypi tjetër më të shkurtër të quajtur uretër (ureteri dhe uretra dallojnë).

Veshkat po ashtu krijojnë disa substanca të cilat ndihmojnë kontrollimin e presionit të gjakut dhe krijojnë qeliza të kuqe të gjakut.

Mbi secilën veshkë gjendet gjëndrat adrenale, ose gjëndrat mbiveshkore. Një shtresë e indit dhjamor dhe një shtresë tjetër e jashtme e indit lidhor rrethojnë veshkat dhe gjëndrat mbiveshkore.

QELIZAT KANCEROZE

Kanceri fillon në qelizat, blloqet të cilat ndërtojnë indet. Indet më pas ndërtojnë veshkat dhe të gjitha organet tjera në organizëm.

Qelizat normale të organizmit rriten dhe ndahen në një mënyrë të kontrolluar, në varësi të nevojave të organizmit. Kur qelizat normale plaken ose dëmtohen, ato vdesin dhe krijohen qeliza të reja në vend të tyre.

Ndonjëherë ky proces nuk zhvillohet siç duhet. Qelizat e reja krijohen kur organizmi nuk ka nevojë për ta dhe qelizat e dëmtuara nuk vdesin siç duhet. Krijimi i qelizave shtesë shpesh krijon një masë të indit të quajtur tumor.

Tumoret në veshka mund të jeni beninje (jo kanceroze) ose malinje (kanceroze). Tumoret beninje nuk janë aq të dëmshëm sa tumoret malinje.

Tumoret beninje (si cistat):

~ Zakonisht nuk janë kërcënuese për jetën.
~ Mund të trajtohen ose largohen dhe zakonisht nuk kthehen.
~ Nuk pushtojnë inde të tjera rreth tyre.
~ Nuk shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Tumoret malinje:

~ Mund të jenë kërcënuese për jetën.
~ Zakonisht largohen, por mund të kthehen.
~ Mund të pushtojnë dhe dëmtojnë indin dhe organet rrethore.
~ Mund të shpërndahen në pjesë të tjera të organizmit.

Kanceri i veshkave mund të shpërndahet nga veshkat në pjesë të tjera të organizmit. Ai udhëton përmes enëve limfatike në nyjat limfatike në rrethinë. Po ashtu mund të shpërndahet përmes enëve të gjakut edhe në mushkëri, eshtra, ose mëlçi.

Pasi shpërndahet, kanceri i veshkave mund të sulmojë indet tjera dhe të zhvillohet në formë të tumoreve të cilat mund të dëmtojnë indet që kanë pushtuar.

Shkaktarët e saktë e kancerit të veshkave kurrë nuk mund të dihen me saktësi. Mjekët zakonisht nuk mund t’i tregojnë një personi se pse ai është prekur nga ky kancer, dhe të tjerët jo.

Megjithatë dihet se disa njerëz me faktorë të caktuar të rrezikut mund të jenë më të prirë për të zhvilluar kancer të veshkave se sa persona të tjerë që nuk i kanë këta faktorë të rrezikut. Një faktor rreziku është diçka që shton gjasat për t’u prekur nga një sëmundje e caktuar.

Studimet kanë gjetur këta faktorë rreziku për kancerin e veshkave:

Prija e duhanit: Pirja e duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku për kancerit e veshkave. Personat që pinë duhan janë më të rrezikuar për këtë lloj sëmundje se të tjerët që nuk pinë duhan. Sa më shumë cigare të pini dhe sa më gjatë, aq më i madh bëhet rreziku.
Obeziteti: Të qenit obez (tepër i mbipeshë) shton rrezikun për t’u prekur nga kanceri i veshkave.
Tensioni i lartë i gjakut: Nëse keni tension të lartë të gjakut, ju mund të jeni në rrezik të rritur për të zhvilluar kancer të veshkave.
Historia familjare e kancerit të veshkave: Disa njerëz me anëtarë familje që kanë pasur kancer të veshkave kanë një rrezik lehtësisht më të rritur të kësaj sëmundje. Po ashtu, disa sëmundje të caktuara në familje mund ta shtojnë rrezikun për kancer të veshkave.
Sindroma Von Hippel-Lindau (VHL): Kjo është një sëmundje e rrallë e cila përcillet nëpër disa familje. Shkaktohet nga ndryshime gjenetike dhe shton gjasat për kancer të veshkave (si edhe për cista ose tumore në sy, tyre dhe pjesë tjera).

Shumë njerëz që kanë kancer të veshkave nuk i kanë asnjërën prej këtyre faktorëve të rrezikut, po ashtu shumë njerëz të tjerë që kanë madje disa faktorë rreziku kurrë nuk preken nga sëmundja.


SIMPTOMAT

Simptomat më të shpeshta të kancerit të lëkurës janë

~ Gjak në urinë (që mund ta bëjë urinën të duket e vjetërsuar ose e kuqe e errët).
~ Dhimbje në secilën anë të belit që nuk largohet.
~ Ndonjë xhungë ose fryrje në ndonjërën anë të abdomenit.
~ Rënie peshe pa arsye të njohur.
~ Temperaturë.
~ Ndjenjë shumë e shprehur e lodhjes.

Këto simptoma jo patjetër janë si pasojë e kancerit. Shpesh probleme të tjera shëndetësore, si ndonjë infeksion ose cistë e veshkave, japin të njëjtat simptoma. Por, kushdo me këta simptoma duhet të drejtohet te mjeku, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.


Nëse keni simptoma të cilat tregojnë se mund të keni kancer të veshkave, mjeku do të përpiqet të kuptojë se prej nga në të vërtetë vijnë këto probleme.

Ju mund të bëni kontrolle fizike, dhe po ashtu disa prej testeve të poshtme:

- Analizë të urinës - Laboranti analizon urinën tuaj për të kërkuar shenja gjaku dhe shenja të ndonjë sëmundje.

- Analizë të gjakut - Laboranti kontrollon gjakun tuaj për disa substanca, si kreatinina. Nivelet e larta të kreatininës mund të tregojnë se veshkat tuaja nuk e bëjnë punën e tyre si duhet.

- Ultrazë - Pajisja e ultrazërit përdor valë të zërit të cilat nuk mund të dëgjohen nga njerëzit. Valët e zërit reflektohen nga organet e brendshme dhe më pas lexohen nga kompjuteri duke krijuar pamje të veshkave dhe indeve rreth tyre. Pamjet përmes ultrazërit mund të tregojnë tumorin e veshkave.

- Tomografia kompjuterike (CT) - ثshtë një varg i detajizuar i fotografive në zona të caktuara brenda trupit, i marrë nga kënde të ndryshme, të cilat krijohen nga një kompjuter i lidhur me një makinë me rreze X. Ju ndoshta duhet të merrni injeksion me kontrast, ashtu që rrugët urinare dhe nyjat limfatike të duken më qartë.

- Fotografimi me rezonancë magnetike – kjo metodë përdor një fushë të fuqishme magnetike të lidhur me një kompjuter për të krijuar fotografi të detajizuara të zonave brenda trupit tuaj, në këtë rast veshkave dhe rrugëve urinare, pa përdorë rrezatimin X. Edhe në këtë rast ju mund të merrni injeksion me kontrast, ashtu që rrugët urinare dhe nyjat limfatike të duken më qartë.

- Pielogrami Intravenoz (PIV) – gjatë kësaj metode ju merrni një injeksion me ngjyrë në venat e krahut. Ngjyra udhëton nëpër gjithë organizmin dhe mblidhet në veshkat tuaja. Ngjyra i bën ato më të dukshme në rrezatimin X. Një varg i fotografimeve me anë të rrezatimit X përcjell ngjyrën derisa ajo kalon nëpër veshka drejt ureterëve dhe fshikës së urinës. Rrezatimi X mund të tregojë tumorin e veshkave ose probleme të tjera të këtyre organeve.

- Biopsia - Mjeku largon një pjesë të indit për të shikuar qelizat e mundshme kanceroze. Para se të merret mostra, përdoret një anestezion lokal për të mpirë zonën. Kjo ndihmon uljen e dhimbjes. Mjeku mund të largojë edhe ca palcë kockore nga ashti i legenit ose ndonjë asht tjetër i madh. Mjeku përdor gjilpërë të hollë, me një majë në formë luge për të prerë dhe marrë një pjesë të vogël të kockës dhe palcës kockore. Patologu më pas përdor mikroskopin për të kontrolluar indin për qeliza kanceroze.

- Ndërhyrja kirurgjike - Pasi të largohet një pjesë ose i gjithë tumori i veshkës, patologu bën edhe një herë një kontroll përfundimtar për të parë nëse qelizat kanceroze janë eliminuar krejtësisht.


SHKALLثZIMI

Shkallëzimi i tumorit të veshkave

Nëse diagnostikohet kanceri i veshkave, mjeku duhet të gjejë edhe shkallën në të cilën ai ka arritur për të mundësuar gjetjen e trajtimit më të mirë. Shkallëzimi bazohet në madhësinë e tumorit të veshkave dhe nëse kanceri ka pushtuar indet rreth ose është shpërndarë në pjesë të tjera të organizmit.

Mjeku mund t’ju këshillojë të bëni më shumë teste për të përcaktuar shkallën e zhvillimit të kancerit, si:

~ Analizë të gjakut – për të parë substanca të caktuara të cilat mund të tregojnë shpërndarjen e kancerit në pjesë të tjera.
~ Skanim me rreze X në gjoks, për të parë nëse tumori ka prekur mushkëritë.
~ CT – në gjoks dhe abdomen për të parë gjendjen e nyjave limfatike, mushkërive ose pjesëve të tjera.
~ MRI (Rezonancë magnetike) – për të parë enët e gjakut, nyjat limfatike ose indet tjera në abdomen.

Kur kanceri shpërndahet nga vendi origjinal i krijimit në pjesët tjera të trupit, tumori i ri ka të njëjtat qeliza anormale dhe të njëjtin emër si tumori primar (origjinal). Për shembull nëse kanceri i veshkave shpërndahet në mushkëri, qelizat kanceroze në mushkëri në fakt janë qeliza kanceroze të veshkave. Sëmundja quhet kanceri metastatik i veshkave, jo kancer i mushkërisë. Ai trajtohet si kancer i veshkave, jo si kanceri i mushkërisë. Mjekët ndonjëherë e quajnë tumor i ri i largët.

Shkallët nëpër të cilat kalon kanceri i veshkave janë këto:

1 - Shkalla I: Tumori nuk është më i madh se një top tenisi (po thuajse 7 centimetra i gjerë). Qelizat kanceroze gjenden vetëm në veshka.
2 - Shkalla II: Tumori është më i madh se topi i tenisit. Por qelizat kanceroze gjenden vetëm në veshka.
3 - Shkalla III: Tumori mund të jetë i cilësdo madhësi. Ai është shpërndarë së paku edhe në një nyje të afërt limfatike. Ose është shpërndarë nëpër veshkë duke arritur në enët e afërta të gjakut.
4 - Shkalla IV: Tumori ka kaluar shtresën e indit dhjamor dhe shtresën e jashtme të indit lidhor që e rrethon veshkën. Ose kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike në afërsi ose mushkëri, mëlçi, eshtra ose inde të tjera


Opsionet më të shpeshta të trajtimit për njerëzit me kancer të veshkave janë operacioni kirurgjik, terapia e shënjestruar dhe terapia biologjike. Pacienti mund të pranojë edhe më shumë se një lloj të trajtimit.

Trajtimi i cili është i duhuri për ju varet kryesisht nga këto faktorë:

• Madhësia e tumorit;
• Nëse tumori ka pushtuar indet rreth veshkës;
• Nëse tumori është shpërndarë në pjesë tjera të trupit;
• Mosha dhe shëndeti i përgjithshëm i pacientit.

Në trajtimin e një pacienti me kancer të veshkave mund të jeni e nevojshme të punojë një ekip i përbërë prej më shumë specialistëve. Mjeku mund t’ju udhëzojë juve të shkoni edhe te ndonjë specialist tjetër, ose mund të kërkojë mendimin e tij vetë.

Ju mund të duhet të vizitoni urologun, një kirurg i cili është i specializuar në trajtimin e problemeve të traktit urinar. Specialistët tjerë të cilët trajtojnë kancerin e veshkave janë onkologët urologë (kirurg i specializuar në kanceret e traktit urinar), onkologu mjekësor, dhe onkologu radiolog. Stafi shëndetësorë që mund të kujdeset për një pacient me kancer të veshkës mund të përfshijë edhe infermieret dhe ndonjë specialist të ushqimit.

Ndërhyrja kirurgjike

Ndërhyrja kirurgjike është trajtimi më i shpeshtë për njerëzit me kancer të veshkave. Lloji i ndërhyrjes varet nga madhësia dhe shkalla e kancerit, nëse ju keni dy veshka dhe nëse kanceri është gjetur në të dyja.

Llojet e ndërhyrjes kirurgjike te ky lloj i kacerit mund të jenë:

Largimi i të gjithë veshkës (neurektomi rrënjësore) - Kirurgu largon të gjithë veshkën së bashku me gjëndrën mbiveshkore dhe disa inde përreth saj. Disa nyje limfatike në këtë zonë po ashtu mund të largohen.
Largimi i një pjese të veshkës (neurektomi e pjesshme) – Kirurgu largon vetëm një pjesë të veshkës e cila përmban tumor. Njerëzit me tumor të veshkës që është më i vogël se topi i tenisit mund të zgjedhin këtë lloj të ndërhyrjes.

Ka dy qasje për largimin e veshkës. Kirurgu mund të largojë tumorin duke bërë një vrimë të madhe në trupin tuaj (operacion i hapur). Ose kirurgu mund ta largojë tumorin duke bërë prerje të vogla (ndërhyrje laparoskopike). Kirurgu më pas përmes këtyre prerjeve fut një gyp të ndriçuar (laparoskop) për të parë dhe prerë tumorin. Në kirurgjinë bashkëkohore përdoren edhe pajisje robotike, veprimet e të cilave mjeku kontrollon nga kompjuteri.

Kirurgu mund të përdorë metoda të tjera për të shkatërruar kancerin e veshkave. Për njerëzit të cilët kanë tumor më të vogël se katër centimetra dhe të cilët nuk mund të kenë operacion për të larguar pjesën e veshkës, për shkak të probleme tjera, kirurgu mund të propozojë:

Kriokirurgji – Kirurgu fut një mjet përmes një prerje në vogël ose drejtpërdrejtë nëpër lëkurë në tumor. Pajisja ngrin dhe vret qelizat e tumorit.

Ablacion radiofrekuentues– Kirurgu fut një sondë të veçantë drejtpërdrejtë përmes lëkurë ose përmes një prerje të vogël në tumor. Sonda përmban elektroda të holla të cilat vrasin qelizat kanceroze të veshkave me anë të nxehtësisë.

Pas ndërhyrjes kirurgjike është normale që pacienti të ndjehet i dobët se i lodhur, dhe ka nevojë për kohë për t’u shëruar. Koha e nevojshme për rikuperim ndryshon nga njëri te tjetri person.

Po ashtu, pacienti mund të ketë dhimbje ose shqetësim në ditët e para, raste në të cilat mund të ndihmojnë barna të caktuara. Para ndërhyrjes, pacienti mund ta diskutojë me stafin mjekësor planin për lehtësimin e dhimbjeve, të ushqyerjes dhe shqetësimeve të tjera të mundshme.

Stafi mjekësor po ashtu do të shikojë me kujdes për shenja të gjakderdhjes, infeksionit dhe probleme të tjera. Ata do të duhet të mbajnë evidencë se sa shumë lëngje ju merrni dhe sa urinë del nga trupi juaj.

Nëse njëra veshkë largohet, veshka tjetër e mbetur zakonisht është e aftë të bëjë punën e të dyja veshkave. Megjithatë, nëse veshka juaj e mbetur nuk bën punë të mirë për të pastruar gjakun, ju mund të keni nevojë për dializë. Disa njerëz mund të kenë nevojë për transplantim të ndonjë veshke të shëndetshme nga ndonjë dhurues.

Terapia e shënjestuar

Njerëzit me kancer të veshkave, i cili është shpërndarë (ka metastazuar), mund të marrin një lloj ilaçi të quajtur terapia e shënjestruar. Shumë lloje të terapisë së shënjestruar përdoren për kancer të veshkave. Ky lloj i trajtimit mund ta tkurrë tumorin e veshkës ose ta ngadalësojë rritjen e tij.

Terapia e shënjestruar zakonisht merret përmes gojës. Ju mund të ndeheni shumë të lodhur derisa merrni terapi të shënjestruar për kancer të veshkave. Efektet tjera anësore mund të përfshijnë diarre, nauze, vjellje, tharje në buzë dhe gojë, dhe tension të rritur të gjakut.

Terapia biologjike

Njerëzit me kancer të veshkave që është shpërndarë mund t’i nënshtrohen terapisë biologjike. Terapia biologjike për kancer të veshkave është një terapi që mund të përmirësojë mbrojtjen natyrale të organizmit (përgjigjen e sistemit imun) kundër kancerit. Trajtimi që përdoren për kancer të veshkave mund ta ngadalësojë rritjen e tumoreve ose t’i tkurrë ato. Terapia biologjike injektohet nën lëkurë. Trajtimi mund të realizohet në spital ose në ordinancën e mjekut.

Barnat tjera mund të jepen në të njëjtën kohë për të parandaluar efektet anësore. Efektet anësore ndryshojnë në varësi nga terapia biologjike si dhe ndryshojnë nga njëri te tjetri person. Terapia biologjike shpesh shkakton puçrra ose ënjtje. Pacientët mund të ndjeheni shumë të lodhur gjatë trajtimit. Trajtimi po ashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, temperaturë ose dobësi.

/mjeku.net/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top