Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali i ish-dr

Prokuroria e Shkodrës vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendrën e fëmijëve në Shkodër, ku janë abuzuar 3 vajza të mitura.

Bazuar edhe në dëshmitë e fëmijëve, njëra prej tyre është abuzuar edhe nga djali 15-vjeçar i Albana Llazanit, ish-drejtoresha e qendrës rezidenciale të fëmijëve në qytetin verior.

Abuzimi nga djali i ish-drejtoreshës ka ndodhur gjatë në ekskursioni në Razë. Vajzat e mitura dëshmuan më herët në Prokurori, në prani edhe të psikologes, se fëmijë më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë.

Ndërkohë, dyshohet se abuzimi seksual me vajzat ka ndodhur jo në ambientet e qendrës, por në familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme.


Syri.net
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Skandali në Shkodër, vajzat e abuzuara: Na detyronin të shikonim filma erotikë

Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me skandalin e abuzimit të fëmijëve në qendrën e fëmijëve në Shkodër.

Sipas dëshmisë së vajzave të dhunuara, ato kanë rrëfyer para hetuesve në prani edhe të psikologes, se detyroheshin që të shikonin filma erotikë.

Vajzat e moshave 6, 8 dhe 11 vjeç thanë se në jetimore ka patur një platformë dixhitale dhe fëmijët më të mëdhenj i detyronin që të shikonin filma erotikë, ndërkohë që kujdestarët largoheshin nga qendra për orë të tëra.

I vetmi vend i dyshuar për abuzimin seksual me të miturat, janë familjet që i marrin ato për bamirësi herë pas here gjatë fundjavave apo nëpër festa të ndryshme. Kjo e thellon më tepër skandalin dhe zgjeron rrethin e të dyshuarve nëpër familjet shkodrane.

Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale, thuhej në njoftimin e dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme. Rezulton se me vajzat e vogla është abuzuar nga persona ende të paidentifikuar, jashtë ambienteve të jetimores.
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

O ka marr fund njerzia,ju xaft haku i jetimave ishalla.
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Papergjegjshmeri!

Duhen te ndiqen penalisht,edhe duhen denuar pergjegjes.
Familje bastarde qe rritin monstra.

Mbi nje femije jetim,te pambrojtur eshte nje krim i dyfishte.

Humori i dites shartohet me te tilla lajme.

Marreee!!
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Problemi eshte qe shqiptaret heshtin ndaj dukurive te tilla dhe ziejne me dukurite shukrijane. Ka marr fund ky vend!
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Problemi eshte qe shqiptaret heshtin ndaj dukurive te tilla dhe ziejne me dukurite shukrijane. Ka marr fund ky vend!

Shqiptaret nuk heshtin.
Jane institucionet qe heshtin(dmth politika qe drejton ato institucione s'duan).

Pse duhet pergjithesuar xhanem?
Pse se kuptoj?

S'ka organizim per note proteste,demostrata etj.
Demostrojne vec per partite politike,e behen si palaco demostruesit.
Zihen per vota,por c'lidhje ka kjo e te pergjithesuarit me rastrin konkret?

Shkruajne nga Amerika,Kanadaja,duke mos dhene asnje kontribut nga jane andej tere mend.
Ju shqiptaret
Jushqiptaret.
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Nuk e lexoj dot sepse me dhemb zemra per jetimet e Shqiperise. Me behet nje lemsh vetem kur imagjinoj se cdomethene te jesh jetim ne nje vend kaq te padrejte, ku edhe te jesh nga ata jetimet e privilegjuar qe jan ne jetimore te vidhet buka e gojes nga nje pseudo-njeri i vendosur aty nga qaftrrashet partiake per te bere leke me buken e jetimeve.

Nuk dua te hedh rrjeshta tek e paimagjinueshmja "dhuna sekskuale".
Nese ekziston Zoti ti denoje aty ne ate moment, ne te kundert mi lini mua!!!!!

Lajm i tmerrshem!

hajduti
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Nuk ka per ti denuar as zoti as koha askush nese ne vete nuk ngrihemi e presim mrekullira,fatkeqesisht keqardhja nuk ndihmon....

Kush i denoncoi se kuptova?
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Ku ka shku humanizmi dhe dhembshuria xhanëm, qe nje njeri duhet ti kete! Se di si jane kthy kta njerez kshu.
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

SHKODثR- Një rrëfim tronditës, që shkon përtej imagjinatës është ai i personazhit në fjalë. Spartak Sofia, është një nga dëshmitarët që ka jetuar në Qendrën e fëmijës në Shkodër, ndërsa nxjerr një anë të errët të saj, ku sipas tij fëmijët aty dhunohen.

“Në atë qendër ka dhunë, na godisnin me shkopinj. E kam ende shenjën në kokë nga rrahja çnjerëzore”, tha deklaruar Sofia. 30-vjeçari nga qyteti i Shkodrës, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shtëpinë e Fëmijës rrëfen për ‘News 24’ se në atë jetimore ushtrohet dhunë ndërsa që në vogëli atij i ka mbetur shenja në kokë pas goditjes me shkop prej druri nga një punonjëse, e cila tashmë është në pension.

Spartaku tregon edhe një detaje shumë të rëndësishëm teksa thotë se në pjesën e pasme të institucionit është një tunel ku punonjëse i marrin fëmijët dhe pasi i fusin aty i godasin me çfarë të munden. Si Sparataku ka edhe shumë jetimë të cilët janë dhunuar në këtë jetimore të cilët për shkaqe të ndryshme heshtin pasi kanë frikë që të flasin.

Ditën e djeshme u arrestuan 5 persona, përfshi ish-drejtoreshën e qendrës së fëmijëve, pas zbulimit të një skandali ku 3 vajza të mitura u abuzuan seksualisht.
(ed.me/BalkanWeb)
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

“Më përdhunuan kur isha 12 vjeçe, edhe roja i qendrës abuzonte me ne”
PicMonkey-Collage76-620x307.jpg
Ana është 23 vjeçe! ثshtë rritur, dhunuar, përdhunuar, poshtëruar dhe tjetërsuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër; në qendrën për të cilën flitet prej disa ditëve, që shteti, pushteti vendor, psikologët dhe qytetarët japin vetëm mendime, asgjë tjetër! Ana është personazhi i dramës sonë, i lënë mënjanë prej indiferencës së çdo pushtetari, së pari, nga ata që janë përgjegjës të drejtpërdrejt dhe së dyti, nga shoqëria që nuk di të përfaqësojë ndonjëherë të pambrojturin, të braktisurin, fëmijën. Ana është rrëfyer për gazetarin e “Star Plus”, Blendi Kola, ku duket qartë se, vajza refuzon të jetë grua, të bëhet grua! E ulur përballë gazetarit, ajo trondit, jo vetëm në rrëfim, por edhe në qëndrim.

I pranon pa drojë gjithçka i ka ndodhur, e gjithçka ka bërë, por lë të kuptojë se ka shumë e shumë të tjera për të thënë. Nga makthi i shtëpisë së fëmijës, nga ku është përdhunuar për herë të parë, kalon nëpër një kalvar që të duket se është një shekull. Nga përdhunimi, abuzimi seksual i rojës së shtëpisë, e deri tek ushtrimi i prostitucionit, përdorimi i drogës dhe i alkoolit dhe më pas dorëheqja; dorëheqja nga të qenurit femër. “Thjesht kam ndërruar gjinithotë. Jam një lesbike”. Në fakt, ajo kërkon të mbrojë veten në një vend që të gjithë e abuzuan. Ana ka trokitur edhe në dyert e policisë, por asgjë nuk është thënë ndonjëherë për ndonjë person të abuzuar, të mitur as të rritur që ka dalë nga shtëpia e fëmijës së Shkodrës. Botojmë të plotë rrëfimin e Anës dhënë televizionit lokal.

Rrëfimi

“ثshtë një person që nuk dua t`i jap emër, ka qenë punonjës aty.

Ky personi të mori në makinë?

Po! I thashë më ndalo këtu. Kërkoi të pimë një kafe. I thashë, jo nuk dua të pi kafe, por do të takoj Xh...Ai tentoi të më prekte dhe e kundërshtova. Më pas më goditi me grusht. Nga goditja në stomak humba ndjenjat.

Ishte vetëm në makinë me ty?

Jo, ishte dhe një person tjetër. Kur u përmenda e kam shikuar veten si mos më keq, ndodhesha në një vend me gurë.

Po personi tjetër?

Personi tjetër donte të ikte nga frika.

A dyshuat tek personi tjetër se mund të ketë kryer diçka me ty?

Nuk e di, kam qenë e vogël, por di të them që atë që deshi e mori nga unë.

U kthyet me makinë apo të lanë vetëm?

Ata më lanë aty...

Një çift më erdhi në ndihmë, një burrë dhe një grua me dy fëmijë të vegjël.

.... Pas kësaj ngjarje Ana regjistrohet në konvikt dhe vazhdon shkollën. Pak muaj më vonë, 14-vjeçarja përjashtohet nga shkolla teknologjike në Shkodër, për sjellje të dhunshme.

Ana flet për fillimin e shkollës

Aty kisha një problem të vogël me mësuesin e anglishtes sepse më ofendoi në sy të 30 nxënësve. Nuk munda ta përballoj këtë dhe e godita. Ana flet për ushtrimin e prostitucionit E kam bërë (prostitutën), por kam rrezikuar jetën disa herë

E keni bërë për llogari tuajën apo dikush ju ka shtyrë ta bënit këtë?

Edhe për llogarinë time, por edhe për të tjerët.

Fillimisht e keni filluar vetë...?

Jo, fillimisht me kanë futur të tjerët, me pas ka dalë llogaria ime. Unë nuk i dija mirë pazaret, ajo merrej me to.

Një pjesë të parave i merrte ajo?

Të gjitha i merrte ajo. Mua me jepte lekë vetëm për cigare, sepse nuk e kisha mendjen për të ngrënë, pija vetëm cigare. Kam bërë prostitutën për të paktën 2 vjet.

Sa para fitonit?

Nuk mund të them që nuk fitoja lekë. Fitoja rreth 20-25 mijë (të vjetra) në ditë

Të ka lënë pasoja kjo situatë? Keni kërkuar ndihmë?

Për një vit jam trajtuar nga një psikologe. Gjithë ditën rrija vetëm. Pija cigare, alkool, madje dhe hashash, sepse në këtë periudhë e humba veten. Vite më vonë ajo i është drejtuar policisë.

I jeni drejtuar policisë për ndihmë?

I jam drejtuar, por nuk më kanë ndihmuar. Kërkoj vetëm një person që të më mbështesë, dhe jam gati të tregoj çdo gjë që ka ndodhur. Dua një person të më premtojë që nuk do të më ndodhë asgjë e keqe nga këta persona dhe unë jam gati të flas, sepse nuk mund t`i mbaj më brenda. Ana denoncon rojën e shtëpisë fëmijës Roja i derës (në shtëpinë e fëmijës) më jepte 1 mijë lek, dhe unë e merrja siç e merr çdo fëmijë. Më vinte nga pas, më kapte, më prekte dhe më puthte. Sot e di çdo të thotë ajo puthje, por atëherë nuk e dija. Më puthte, e hapte gojën si oktapod dhe më linte pështymen në fytyrë. Kam informacion që kështu i ka ndodhur edhe vajzave të tjera. Ndoshta sot është më keq... Këto edhe i rrahin dhe nuk i lejojnë të flasin, edhe abuzojnë seksualisht duke i thënë qepe gojën.

Ana

Mua më kanë lënë me pasoja. Më kanë dëmtuar poshtë... Kam 4 vite që nuk bëj seks me një mashkull. Të them të drejtën kam ndërruar gjini. Thjesht jam bërë lesbike”.
ZPktt7Nl.jpg
Rasti i Anës, flet psikologu Altin Nika

“Nga pjesa e komunikimit jo verbal shikohet një lloj gjestikulacioni, një lloj komunikimi linear që do të thotë se elementet e besueshmërisë ekzistojnë. Në krahun tjetër vërehet një lloj qëndrueshmërie në linjën logjike që parashtrohen faktet, sigurinë që ajo ka”, thotë psikologu Altin Nika. Shpeshherë vërehet dhe një ndjenjë faji, apo një ndjenje keqardhjeje që të jep mundësinë të kuptosh se vajza i ka të përjetuara këto, shpjegon Nika.

Ndërsa në krahun tjetër, sipas psikologut, vërehet një lloj vetësigurie që shpeshherë e kalon ekzistencën e një femre, gati shkon në një linjë të një mashkulli i cili është i sigurt, është i vendosur, është i drejtë dhe ka shumë mllef. “Duke u bazuar nga videoja që shikova, duke u bazuar nga këto 2 të dhëna, unë mendoj që mund të shkojmë rreth 70% tek masa e besueshmërisë”, thotë psikologu. Shpeshherë, sipas Nikës, ne mundohemi të gjejmë zgjidhje sipërfaqësore të problemeve. Lidhur me nismën për të vendosur kamera në jetimore, psikologu shprehet: “Mendoj se nuk është zgjidhje vendosja e kamerave.

ثshtë një element i mirë sepse të jep mundësinë të shikosh më gjerë aktivitetin e stafit dhe të fëmijëve. Vendosja e kamerave të jep një lloj aksesi, por nuk është kjo zgjidhja. Duke dashur të mos paragjykoj të gjitha nismat mendoj se nismat që shpeshherë ndërmerren nuk janë me themel. Janë nisma që synojnë vetëm mbulimin e një situate, por nuk hyjnë në përmbajtje. T’i hysh në përmbajtje, kërkon dëshirë, punë, iniciativë, kohë, energji, dhe kontribute financiare që shpeshherë, për fat të keq, brenda institucioneve tona gjatë këtyre viteve, nga viti 1991 dhe deri më sot ka munguar”.
Shekulli
 

Attachments

  • PicMonkey-Collage76-620x307.jpg
    PicMonkey-Collage76-620x307.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0
  • ZPktt7Nl.jpg
    ZPktt7Nl.jpg
    31.9 KB · Shikime: 0
  • PicMonkey-Collage76-620x307.jpg
    PicMonkey-Collage76-620x307.jpg
    53.7 KB · Shikime: 0
  • ZPktt7Nl.jpg
    ZPktt7Nl.jpg
    31.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Per keto duhet te kete varje por jo nka koka por nga k....t
 
Titulli: Tث TJERA DETAJE SKANDALOZE/ Vajza e mitur në Shkodër është abuzuar nga djali

Fiks e ka thon Marla , u mbushen gazetat me shukriun dhe brekt e shukriut ndersa per kto monstrat e shkodres shoqeria civile hesht , ndersa politika eshte shume e zene me reformen drejtesi. Kur do bi ndonje asteroid ne adriatik t'kishim ron rehat sepse ne nuk e meritojme kte bote qe te sillemi si njerez te civilizuar.
 
Back
Top