Truri, zhvillimi ndodh ne moshen 11-16,5 vjecare

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Periudha kur truri zhvillohet me shume eshte mosha 11-16,5 vjec. Pjekuria e trurit eshte “filmuar direkt” ne trurin e nje grupi adoleshentesh gjate gjumit.
Studimi eshte kryer nga Ian Campbell dhe Irwin Feinberg te Universitetit Davis ne Kaliforni dhe eshte publikuar ne revisten e Akademise Amerikane te Shkencave, “PNAS”. Ekspertet kane studiuar aktivitetin celebral gjate nates duke nisur nga mosha 9-vjecare, duke perdorur nje elektroencefalograme te thjeshte (EEG).

Eshte nje periudhe e gjumit e njohur si gjumi i thelle, gjate se ciles truri kalon nje faze ku kerkon te vendose rregull ne informacionet e akumuluara gjate dites dhe eliminuar ato te panevojshme. Kjo eshte me e vertete ne trurin ne rritje te nje te riu, qe eshte fleksibel dhe reagon ne menyre dinamike ndaj botes qe e rrethon.

Duke analizuar te dhenat e EEG-se, u zbulua se ne moshen 11-16,5-vjecare, faza e gjumit te thelle eshte e vecante. Ajo karakterizohet nga nje reduktim i aktivitetit celebral, ose EEG regjistron pak vale nervore. Kjo lidhet me faktin qe truri ne kete moshe ndodhet ne fazen e plote te modelimit dhe gjate nates behet me pak aktiv, sepse eshte i perqendruar ne krijimin e sinapseve te reja dhe synon te maturohet.

Ne kete periudhe aktiviteti celebral reduktohet ne maksimum gjate nates, per t’i dhene hapesire punes formuese te trurit. Studimi ofron nje menyre te thjeshte per te vezhguar zhvillimin e trurit te te rinjte, ndryshimet celebrale te adoleshenteve dhe semundjet qe mund te shfaqen ne kete moshe.
Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top