Truri nuk ka më sekrete, ja kodi që lexon mendimet

braziljania

Anëtar i Nderuar
Përtej fantastiko-shkencores, në të ardhmen pajisjet mund të lexojnë mendjen. Zbulimet do të ndihmojnë në të kuptuarin mirë të semundjeve që lidhen me çrregullimet mendore si skizofrenia.
Mendja nuk është ende një libër i hapur, por mekanizmat në qendër të mendimeve po bëhen gjithmonë e më të qarta. Një grup shkencëtarësh amerikanë ka arritur të deshifrojë një pjesë të kodit gjuhësor të trurit, duke dalluar disa rrethe neuronesh që aktivizohen në momentin kur mendohet për të nxjerrë fjalë, që lidhen me objekte konkrete, si një lule për shembull.

Sipas revistës ‘Science’ që jep lajmin e këtij studimi, ky zbulim mund të çojë, në të ardhmen, në krijimin e një fjalori cerebral dhe në mundësinë e zhvillimit të dispozitivëve të zotë të lexojnë në mendje se përse është e rëndësishme ky fjalor.

Një ekip me ekspertë informaticienë dhe neuroshkencëtarë-të koordinuar nga Tom Mitchell nga Universiteti i Pitsburgut- ka përdorur një rezonancë magnetike funksionale, që fotografon trurin me pamje direkte. Shkencëtarët përdorën një grup vullnetarësh. Kjo ka lejuar vëzhgimin e shumë kombinimeve të aktivitetit nervor, secila e lidhur me një fjalë. Duke u nisur nga këto lidhje dhe nga përdorimi i llogaritjeve statistikore, shkencëtarët arritën të mblidhnin një kod të vërtetë me mijëra fjalë. Kodi është i përbërë nga dekodifikimet e atyre që mund të quhen “kritograma neurale”.

“Besojmë se kemi identifikuar një farë numri të kodit bazë që truri përdor për të treguar domethënien e disa fjalëve”- ka shpjeguar Mitchell, që është një pioner në aplikimin e kompjuterit në studimet e trurit. Nuk ekziston deri tani një fjalor(mjaft të mendosh se për emra abstraktë nuk u identifikua asnjë rreth cerebral), por siç pohon një tjetër autor, Marcel Just, ‘është një hap i rëndësishëm në deshifrimin e kodit të trurit’.

Aplikimet e këtyre zbulimeve shkojnë përtej mundësisë së leximit të mendimeve. Në të ardhmen mund të ndihmojnë në një kuptim më të mirë të sëmundjeve si autizmi dhe të shqetësimeve mendore si paranoja, skizofrenia etj.

Nuk është hera e parë që shkencëtarët provojnë të shohin në mendjen e njeriut. Studime të mëparshme tregojnë se rezonanca magnetike mund të shërbejë për të vënë me shpatulla pas murit gënjeshtarët(sepse kur njeriu gënjen trurit i duhet më shumë punë dhe sforco, pasi aktivizohen më shumë neurone kundrjet atyre që aktivizohen kur thuhet e vërteta).

Xhuljeta Lamkaj : Gazeta Shekulli
 
janë sekretet që nuk kanë më tru
jo për ndonjë gjë po dihen të gjitha ene ska asgjë më për të zbuluar.

p.s ishte shaka ajo lart. unë mendoj se ato programme janë bërë nga njeriu në bazë të statistikave por nuk arrijnë asnjëherë të lexojnë trurin pasi çdonjeri ka personalitet të ndryshëm.
 
Nuk mendoj se eshte shpikur ndonj gje qe lexon mendimet,sot per sot jo,ndoshta neser nuk i dihet,sepse eshte truri ai qe lexon makinerite dhe jo ndonje makineri trurin!
 
S'besoj fare !
 
alla alla ca nuk nigjo sot!!
Tani duhet me shpik edhe dryn per trunin
 
LOL akoma nuk njifen teer funksionet e trurit jo me te arrime ta "lexojme"si liber te hapur....
good jookeee
 
Back
Top