Love
βeℓℓe â๓e
Shkencëtarët kanadezë kanë vërtetuar se truri i femrave është më aktiv në krahasim me atë të meshkujve.
Aftësia e meshkujve që të mos mendojnë për asgjë është e bazuar në faktin real dhe me rastin e pushimit aktiviteti i neuroneve të trurit është shumë më i madh te femrat sesa te meshkujt.
Në pyetjen se mos vallë truri i femrave nuk pushon kurrë, shkencëtarja kanadeze, Adrian Menderk, nga Reparti për psikiatri në universitetin në Montreal, thekson se truri i meshkujve thjesht pushon më mirë në krahasim me atë të femrave.
“Secili tru në të vërtetë është aktiv pandërprerë, vetëm se shtrohet pyetja në çfarë mase, por fakti është se truri i meshkujve pushon më mirë se ai i femrave”, thotë shkencëtarja.
Menderk, e cila është edhe specialiste për skizofreni, deri te një zbulim i tillë kishte ardhur rastësisht, derisa po vëzhgonte këtë sëmundje te pacientët, gjersa ata ishin në gjumë dhe gjersa ishin zgjuar.
“Edhe më tutje nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë se deri në ç’masë për një dallim të tillë ndikojnë faktorët shoqërorë dhe hormonet”, thekson ajo. “Në rrethanat aktuale femrat pandërprerë janë të preokupuara me punë të ndryshme dhe duhet që shumë gjëra të mbajnë nën kontroll, në krahasim me meshkujt”, shpjegon ajo.
Burimi: sekretebukurie