Truri, dy pune njeheresh por jo me shume

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nje studim i ri tregon se kur njeriu ben dy pune njeheresh, truri ben nje ndarje te natyrshme te punes. Shume pune njeheresh sot shikohet si gje e zakoneshme. Shpesh, njerezve u kerkohet te bejne sa me shume qe te jete e mundur brenda nje periudhe te caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata te bejne shume pune njeheresh. Gjate nje studimi ne France ekspertet vune re se kur njerezit bejne dy gjera ne te njejten kohe, gjysma e trurit perqendrohet ne nje detyre, ndersa gjysma tjeter ia kushton veten punes tjeter.

Shkencetaret perdoren Imazhe me Rezonance Magnetike (MRI) per te vezhguar veprimtarine e trurit te pjesemarresve ne studim. Kur personat ishin duke kryer nje detyre, te dy anet e truri punonin se bashku. Por kur pjesemarresve iu kerkua per te bere dy gjera ne te njejten kohe, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua per nje detyre, ndersa gjysma tjeter e trurit merrej me detyren tjeter. Ne pergjithesi, njerezit jane ne gjendje per te kryer dy detyra ne te njejten kohe, dhe kete e bejne mire. Por kryerja e me shume se dy puneve ne nje kohe eshte me sfiduese e me pak efikase, thuhet ne studim. Voa
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top