A ka ndonjë mënyrë për të zgjatur jetën e njeriut? Sipas asaj që raporton faqja e internetit e kompanisë”KrioRus”, e vetmja shpresë për njeriun që do të vdesë është “cryonics”, një teknikë e ngrirjes së trupit që lejon ruajtjen e tij deri në një të ardhme në të cilën, shkenca ndoshta do të ketë arritur një përparim të tillë, sa të jetë në gjendje ta zgjojë të ndjerin dhe të zëvendësojë qelizat e tij të sëmura me qeliza të shëndetshme.
Uebsajti këshillon që të prenotoni emrin në listën e krio-konservimit,kur pacienti është ende në gjendje të mirë shëndetësore pasi kjo gjë është thelbësore në kohën e vdekjes, në mënyrë që të mos humbet koha e çmuar në informimin e anëtarëve të familjes për zgjedhjen e të afërmit të tyre, dhe që të gjitha hapat burokratikë për ta transportuar nga morgu, të kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kjo pasi vetëm me një procedurë të realizuar në kohë, mund të sigurojë ruajtjen optimale e qelizave. Kontrata mund të parashikojë krio-konservimin e të gjithë trupit, ose vetëm të kokës dhe trurit. Meqenëse tiparet e personalitetit dhe karakterit të secilit prej nesh, varen nga truri, mjafton të ruash vetëm këtë të fundit, në mënyrë që në të ardhmen të jetë e mundur të krijosh një trup të ri të shëndetshëm që mund t’i bashkëngjitet atij, sidomos duke marrë parasysh faktin, thekson kompania, që kërkimi shkencor po lëviz me shpejtësi në drejtim të përdorimit të qelizave burimore (staminale).
Padyshim që ky lloj shërbimi ka një kosto më të ulët – 12.000 dollarë – sesa ngrirja tërësore e trupit. Por nëse këmbëngulni të ruani të gjithë trupin, kompania u sugjeron të kërkoni shërbimin e plotë, që kushton 36.000 dollarë.
Procesi i krio-konservimit, nis menjëherë sapo zemra e klientit pushon së rrahuri. Para së gjithash, gjaku zëvendësohet me një substancë që parandalon ngrirjen e ujit brenda qelizave, pas së cilës trupi, i kthyer përmbys, zhytet në azot të lëngët brenda rezervuarëve të veçantë.
Përveç “KrioRus” në Rusi, ekzistojnë edhe dy qendra të tjera që e ofrojnë shërbimin e krio-konservimit tënjerëzve:”Cryonics Institute” dhe “Alcor”, që të dyja në Shtetet e Bashkuara. Këto të fundit, kanë një kosto më të lartë se ato të qendrës ruse, dhe ruajtja e të gjithë trupit mund të kushtojë deri në 200.000 dollarë.
Në çdo rast, në të gjithë botën ka agjenci që ofrojnë shërbime transporti drejt qendrës me të cilën është nënshkruar kontrata. Sot në botë ekzistojnë337 njerëz të ruajtur në azot të lëngët dhe 2000 mijë të tjerë kanë nënshkruar tashmë një kontratë për krio-konservimin e tyre, midis këtyre të fundit janë të paktën 8 italianë.
Personi i parë në botë që u krio-konservua në janarin e vitit 1967 është Xhejms Bedford, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë. Në vitin 1991 trupi i tij u transferua në një enë më moderne, dhe në atë rast ishte e mundur të konstatohej gjendja e përsosur e konservimit të tij.
Italiani i parë që u ngri në azot të lëngët në vitin 2012, në pritje të një ringjallje në të ardhmen, ishte A.Fusketi një biznesmen nga Kazino, i cili vdiq nga një sulm në zemër. Ndërkohë, shërbimi i krio-konservimit është gjithashtu i disponueshëm edhe për kafshët shtëpiake. Dhe në cisternat e “KrioRus”, përveç 74 njerëzve, janë futur në ngrirje trupat e 7 qenve, 6 maceve dhe 3 zogjve. / VanillaMag – Bota.al