Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Trump, në takim me Merkelin, thekson mbështetjen për NATO-n

Trump, në takim me Merkelin, thekson mbështetjen për NATO-n

angela.jpg


Ashtu siç ishte programuar, kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti për vizitë në Uashington ditën e sotme, ku për herë të parë u takua me presidentin e ri amerikan Donald Trump.

Merkel në Shtëpinë e Bardhë u prit nga Trump, ndërsa liderët pasi shtrënguan duart dhe pozuan me buzëqeshje për kamera, janë drejtuar në kabinetin oval.

“Presidenti dhe kancelarja do të kenë një sërë takimesh, dhe më pas do të organizojnë një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar për bizneset amerikane dhe gjermane”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer.

Në këto takime do të diskutohet rreth Bashkimit Evropian, krizës së refugjatëve, bashkëpunimin ekonomik dhe tema tjera.

Merkel para nisjes për në Amerikë kishte deklaruar se përveç Gjermanisë, në këtë takim do ta përfaqësojë edhe Evropën.

Takimi kokë më kokë mund të jetë edhe një rinisje e marrëdhënieve të komplikuara nga retorika e Trumpit gjatë fushatës për t’u bërë president. Ai kaloi një pjesë të mirë të 2016-s duke kritikuar kancelaren, duke e akuzuar atë se e “rrënoi” Gjermaninë me lejimin e fluksit të refugjatëve nga Siria.

Megjithatë, ai gjeti edhe mënyra për të shfaqur respektin e tij ndaj saj. Kur një stacion televiziv i kërkoi atij në shtator të thoshte një emër udhëheqësi botëror që e admironte vërtet, ai përmendi pikërisht Merkelin.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu “mbështetjen e fuqishme” të Uashingtonit për NATO-n, gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump, megjithatë, shtoi se vendet anëtare të aleancës ushtarake duhet të paguajnë “barrën e njëjtë” për mbrojtje. Ai tha se e falënderon kancelaren Merkel për angazhimin e Qeverisë gjermane për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Trump po ashtu theksoi nevojën për “zgjidhje paqësore” të krizës në Ukrainë. Merkel, në anën tjetër, tha se marrëdhëniet me Rusinë duhet të përmirësohen, porse situata në Ukrainë duhet të zgjidhet fillimisht. Merkel tha se me Trumpin ka biseduar edhe për çështjen e migrimit. Takimi Trump-Merkel pasoi një fillim gjaknxehtë të marrëdhënieve.
gazeta.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back