Në KZAZ të zonës zgjedhore nr.36 procesi i numërimit të votave përfundoi sot në mesditë. Gazetari i "Shekulli"-t, Gjon Neçaj, raporton se nga 8 njësi qeverisje vendore, në 6 prej tyre, e pikërisht në bashkinë Bajram Curri, komunat Tropojë Fshat, Bytyç, Margegaj, Bujan, Fierzë, fituan me rezultate të thella kandidatët e PD-së të koalicionit "Aleanca për Qytetarin". Procesi zgjedhor ishte demokratik dhe nuk pati asnjë incident.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve vendore administrative ishte se kandidatët humbës janë përshëndetur dhe kanë pirë kafe me fituesit.
Por duhet theksuar se në dy njësi vendore, e konkretisht në komunën Llugaj dhe në komunën Lekbibaj, të cilat drejtoheshin prej vitesh nga demokratët, fitoi Partia Socialiste, koalicioni "Aleanca për të Ardhmen". Në komunën Llugaj përballë demokratit Qamil Hoxha, i cili kandidonte për një madant të dytë, fitoi kandidati i Partisë Socialdemokrate, Vuksan اardaku me një diferencë prej 28 votash.
Ndërsa në komunën Lekbibaj, përballë kandidatit të Lidhjes Demokristiane, Gjovalin Gjeloshaj, me një diferencë të ngushtë fitoi kandidati i PS-së, Gëzim Meshi, i cili fitoi 378 vota, kundrejt 337 vota të kandidatit rival.
:27SHEKULLI:27