Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
[video=youtube;40tM-TX9b_o]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=40tM-TX9b_o[/video]

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tropojën në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Një grua 31-vjeçare ka vrarë bashkëshortin dhe të dashurin e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.45 pas mesnatës në lagjen “Partizani” të Tropojës. Manjola Dollapi ka vrarë të shoqin Eduart Dollapi dhe Kaçanik Gjuriqin me te cilin kishte nje lidhje intime. Shkak per kete ngjarje te rende mesohet se eshte bere tradhtia bashkeshortore.

31-vjeçarja është kapur në banesë nga i shoqi me Kacanik Gjuriqin. Pas nje konflikti mes te dyve mesohet se gruaja ka qelluar me arme kallashnikov te shoqin, duke e lene te vdekur ne vend. Me pas 31-vjeçarja ka qelluar edhe mbi te dashurin e saj duke i shkaktuar vdekjen edhe ketij te fundit.

Burime nga policia e Tropojes bejne te ditur se 31-vjeçarja Manjola Dollpai pak ore pas krimit eshte dorezuar ne polici duke pranuar edhe autorësinë.​


Top-Channel
 
Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Tani i bie qe keto vrasjet per nder ti kthejne ne vetembrojtie.. LOL LOL
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Lol,po naj plumb per veten nuk kishte...apo ju mbaruan ?!
 
Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

dua te di se si llogjikojne femrat dhe meshkujt qe tradhtojne...

nese jeni tipa passsssional dhe nuk ju pelqen jeta monotone ateher mos u martoni fare... mos krijoni familje por vazhdoni aventuren qe keni filluar pa lenduar asnjeri !
pa lenduar femije, pa shkatarruar familje, pa shkatarruar jeten e tjetrit.
kjo lloj femre nuk meriton te jetoj
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

kam lujt njerezit menc vallahi
 
Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Kjo ja paska kalu Merimanges se zeze ..............
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Sa burrnesh kjo :p

S'paska ditur hic i vrau te dy dhe veten jo....

Kur i futesh ketyre ''meseleve'' pasojat kto jane
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Edhe pse ngjarja esht e shemtuar,,mua me duhet te komentoj ata qe e bejn edhe me te shemtuar,,duke i shtuar shemtimin e shpirtit te tyre,me ato qe thon,,jo per te komentuar mbi temen sepse si disa te tjera edhe kjo te njejtin qellim ka!por shikoni nje her qellimin e komenteve tuaja,,ndoshta do ta kuptoni me mir pastaj se kush jeni,,sa jeni pjekur dhe sa esht kapaciteti juaj i vertet.

duke mos mohuar golat qe ju futen,,por duke i numeruar ata,,at´her filloni te beheni te ndershem!
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Mua sme pelqeu fakti qe lexova neper net ca komente te tipit ''se mos kan pun tjeter maloket,te vrasin e te presin dijne''...ose ''maloket kane lind per te vrare jane kafshe'' !!!!

Pastaj qe m duket krejt e palogjikshme fakti qe i ka vrare te dy..mire te shoqin ,po te dashurin pse? Kushedi se cfare ka ndodhur edhe kur eshte ne momente te veshtira njeriu nuk eshte vetvetja mund te arrije te beje shm gjera ,ndoshta ka pat frike ...
 
Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

dua te di se si llogjikojne femrat dhe meshkujt qe tradhtojne...

nese jeni tipa passsssional dhe nuk ju pelqen jeta monotone ateher mos u martoni fare... mos krijoni familje por vazhdoni aventuren qe keni filluar pa lenduar asnjeri !
pa lenduar femije, pa shkatarruar familje, pa shkatarruar jeten e tjetrit.
kjo lloj femre nuk meriton te jetoj

BoOoMBaStiCk said:
Tek firma juaj lexoj "UNE JAM I LIRE" ,perse nuk meritoka me jetu ajo lloj femre? Mos jemi ne kohen e Homurabit? Te vuaj denimin. Kjo esht Demokracia qe zgjodhi NJERZIMI per te "MIREN" e tij,e kto jan rezultatet.


Rregullat, normat, tracionet dhe ligji na cojne drejt jetes monotone por sdo te thot qe eshte dicka e demshme per njeriun.
Je gjithsesi i lir te thyesh rregullat por nuk ke asnje te drejt ti maresh jeten te tjereve!!!
nuk ka asnje lloj justifikimi.

do te doja te dija si do silleshe/reagoje nese njeri prej tyre te ishte djali juaj....
 
Pe: Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Mua sme pelqeu fakti qe lexova neper net ca komente te tipit ''se mos kan pun tjeter maloket,te vrasin e te presin dijne''...ose ''maloket kane lind per te vrare jane kafshe'' !!!!

Pastaj qe m duket krejt e palogjikshme fakti qe i ka vrare te dy..mire te shoqin ,po te dashurin pse? Kushedi se cfare ka ndodhur edhe kur eshte ne momente te veshtira njeriu nuk eshte vetvetja mund te arrije te beje shm gjera ,ndoshta ka pat frike ...
se mos jan me te mir ato qe kan folur ose te afermit e tyre...
shqiptari e ka ne gjak racizmin kunder gjakut te tij, e shemtuar per tu thene por eshte realiteti.
Se si mund te behen komente te tilla kur ndodhin keto fatkeqesi nuk e kuptoj...

Sic thua dhe ti, kushedi se cfare ka ndodhe qe i ka vrar te dy... frika qe do ket ndjer do e ket cmendur fare ne ato caste.
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Imagjinoj kete si ndonje tip Shote edhe papapapapam njerit, pam tjetrit
mes dy zjarresh.
Ne fakt edhe se ska gje per te qeshur si i bejne keto njerez keto gjera se marr vesh.
 
Titulli: Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Rregullat, normat, tracionet dhe ligji na cojne drejt jetes monotone por sdo te thot qe eshte dicka e demshme per njeriun.
Je gjithsesi i lir te thyesh rregullat por nuk ke asnje te drejt ti maresh jeten te tjereve!!!
nuk ka asnje lloj justifikimi.

do te doja te dija si do silleshe/reagoje nese njeri prej tyre te ishte djali juaj....

Sigurisht qe je i lir ne ket bote te sotme,te besh cte duash ne kembim te denimit nga ana ligjit.
Besoj se gruaja qe ka vepruar ne kete rast nga frika e nje hakmarrje nga ana e bashkeshortit. Perderi sa kan patur nje arme zjarri ne shtepi cfare smund te ndodhi...
Vrasja e personit qe supozohet te jete i dashuri mbetet mister....

Hipotez: -Vrasja e te dashurit mund te ket ardhur nga bresherit e pakontrolluara te Kallashnikovit.
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Tani nuk kuptoj se pse i vrau te dy apo nuk kuptoj kush ishte burri qe ja ka sjelle ne maje te hundes:P per ate kishte te dashur kjo ncncncn ........Me bene pershtypje reagimi i njerzeve qe eshte po thuaj zero ne kete rast se po te ishte nje burre qe vrau dashnoren dhe gruan do dilnin ne proteste te drejtat e gruas nuk rrespektohen keqtrajtohen vriten e ku ta di une ku do dilte .................
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

me vjen keq.......:(
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Sa mir jau paska ba , hallall i koft.
Sduhet denuar kete gruan e shkret qe eshte lidhur me nje flliqtine.
Sidoqoft 2 flliqtina ma pak.

O Ado a e kuptove cf ka shkruar?
Kjo gruaja ishte e martuar dhe kishte edhe nje lidhje tj me nje cun.
Kur burri e gjeti me kete tj, dhe keta u zune , gruaja doli dhe i vrau te dy.

Kur fola dje me motren me tha qe ai cuni ishte vellai i nje zyshe qe i bente mesim ufff sa gje e keqe 25 vjec ai.
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Me siguri i 3-ti ka qene i fshehur ne dollap!

Nje koment ironik me shume se per vrasjen as nuk komentoje fare.
 
Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

ajo qe me ben pershtypje vriten dy burra per nje femer dhe nga nje femer dhe ne te dyja rastet eshte kulmi, dhe ne te dyja rastet fajtore eshte femra .....
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Heroinë apo vrasëse? Manjola në Tropojë vret burrin dhe të dashurin në shtëpinë e saj

Sikur natën duke gdhirë dita e djeshme, Eduard Dollapaj mos të ishte kthyer në mes të natës në shtëpi, ndoshta do të ishte gjallë dhe jo vetëm ai, por edhe miku i të shoqes.

Eduard Dollapaj, 34 vjeç, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij, nga e shoqja Manjolla Dollapaj 31 vjeçe. Po ashtu ka mbetur i vrarë edhe 27 vjeçari Kaçanik Gjuriqi i cili sipas hetimeve ishte i dashuri i Manjolës.

Por çfarë ndodhi? Mbrëmjen e së mërkurës, Eduardi ikën për në punë, roje në hidrocentralin e Fierzës. Pasi i thotë të shoqes natën e mirë, ai niset për në turnin e tretë.

Këtu nis historia. Mesa duket Manjola ka menduar se i shoqi vetëm të nesërmen do të kthehej, ndaj ka ftuar në shtëpi Kaçanik Gjuriqin, i dashuri i saj.

Por pak orë më vonë, në orën 02.30 të së enjtes së djeshme, befas Eduardi është kthyer në shtëpi.

Kaçanik Gjuriqi është fshehur në banjë, por mesa duket Eduardi kishte nuhatur diçka sepse ka shkuar drejt e në banjë. E ka gjetur atje dhe ka bërtitur, ka lëvizur nëpër shtëpi duke marrë një automatik që mbante të fshehur dhe i është drejtuar me tytën për nga Kaçanik Gjuriqi.

Këtu ka nisur përleshja mes të dyve ku Kaçanik Gjuriqi ka dashur të mos humbë jetën për lidhjen jashtëmartesore që kishte me Manjolën.

Në këto momente konfrontimi mes tyre, arma është rrëzuar dhe në çast është rrëmbyer nga Manjola e cila sikundër edhe ka deponuar pas arrestimit, ka shkelur këmbëzën duke lëshuar një breshëri plumbash.

Ato kanë marrë fillimisht të shoqin e më pas të dashurin, Kaçanik Gjuriqi.

Në kushte të rënduar psikologjike me dy burra të vdekur në banjë, ka njoftuar policinë e cila dhe e ka arrestuar pa rezistencë. Disa forca policore mbërritën në banesën e çiftit Dollapaj në lagjen “Partizani” të qytetit Bajram Curri ku ata jetonin tek një apartament në katin e parë të një pallati dykatësh.

Pas prangosjes, Manjola sipas policisë ka pranuar se ishte ajo vrasësja e dyfishtë dhe ka shpjeguar se çfarë ndodhi.


NOA
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Veprat e tilla nuk arsyetohen ' e per fate te keq shoqeri jon secilen here po shkon ne shkaterrim.
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Dyshime se vrasja e dyfishtë në Tropojë ka një tjetër autor

Prokuroria e Tropojës ka ngritur një pistë të re hetimi për vrasjen e dy burrave, Eduart Dollapaj dhe Kaçanik Gjuriçin, vrasje këto të marra përsipër pas dorëzimit të polici nga Manjola Dollapajt. Sipas burimeve të besueshme të prokurorisë së këtij rrethi, dyshohet se dy viktimat bashkëshorti dhe personi tjetër për të cilin policia thotë se ishte i dashuri i 31 vjeçares janë vrarë nga një tjetër individ, i cili mund të ketë ardhur në momentin e përleshjes së tyre, kurse gruaja është detyruar të marrë përsipër krimin. Të njëjtat burime thonë se kjo është vetëm një pistë hetimi dhe se në konkluzione të sakta për autorësinë dhe shkakun e vrasjeve do të dilet në fund të procesit hetimor.

Manjola Dollapaj, pasi ka pranuar se është autorja e krimit në mesnatën e të mërkurës, ka tentuar të vrasë veten në qelitë e komisariatit të Tropojës.

Policët e gjetën në gjendje kritike, ndërsa me bishtin e flokëve të gjata kishte bërë një lak rreth qafës. Menjëherë u bë ndërhyrja dhe 31 vjeçarja i ka shpëtuar vetëmbytjes për të vazhduar qëndrimin e saj në paraburgim derisa pas vlerësimit të masës të dërgohet në burgun 313 ne Tirane. Dollapaj ka pranuar në polici dhe prokurori se është autorja e vrasjes së burrit të saj Eduart Dollapaj 34 vjeç dhe të Kaçanik Gjuriçit 27 vjeç, vrasje që sipas saj i ka bërë nga paniku. Sipas versionit të policisë, e cila i referohet dëshmisë së gruas, dy orë pas mesnatës, të enjten 31 vjeçarja ndodhej duke biseduar në dhomën e ngrënies së bashku me 27 vjeçarin Gjuriçi. Atë moment në shtëpi ka mbërritur burri i saj Dollapaj, i cili ishte punonjës në hidrocentralin e Fierzës, por që është kthyer atë orë në banesë, për të marrë një vegël makine, e cila i ishte prishur.

Kur ka parë burrin tjetër në shtëpi, Dollapaj e ka sulmuar me një kaçavidë. Gjuriçi është mbrojtur me një thikë, të cilën e kishte me vete. Kështu ka vazhduar përleshja midis dy burrave, ndërsa gruaja ka marrë armën, të cilën e mbanin në shtëpi, iu është afruar dy burrave dhe i ka qëlluar ata, ndërsa ndodheshin sipër njëri-tjetrit. Përveç plagëve me thikë dhe me kaçavidë tek trupat e viktimave u gjetën plagë me armë zjarri, të cilat ishin bërë njëkohësisht tek të dy burrat për shkak të pozicionit në të cilin ata ndodheshin momentin kur janë qëlluar nga 31 vjeçarja. Megjithë versionin e dhënë dhe pranuar nga gruaja, policia dhe prokuroria po heton në kompleks ngjarjen e dyfishtë ku mbetën të vrarë Eduart Musa Dollapaj, 34 vjeç dhe Kaçanik Imer Gjuriqi, 27 vjeç.

TemA
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Profesionalizmi i forcave Policore Shqiptare le shum per te deshiruar...
 
Pe: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Po te dashurin pse :O ????
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Tragjike , shume tragjike dhe me e keqja se shoh qe shumica e antareve gjejne nje batute per te qeshur .
Uroj te mos jeni asnjehere ju personazhet e tragjedise , por ju kujtoj se ka propabilitet qe te jeni .
 
Pe: Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Tragjike , shume tragjike dhe me e keqja se shoh qe shumica e antareve gjejne nje batute per te qeshur .
Uroj te mos jeni asnjehere ju personazhet e tragjedise , por ju kujtoj se ka propabilitet qe te jeni .

Shume tragjike, Hartin . Me kujtohet vetem nje fjale, ska dasem pa vaj edhe mort pa te qeshur(jemi njerez dhe nuk i analizojme sh thelle gjerat).

Raliteti eshte teper i hillur,ne virtualitet nuk i afrohemi as 2 % ketij realiteti ,se po ta kalojme neper mend qe aty u vrane 2 njerez + nje tentative per vetvrasje + qe mund te jen edhe femije ne mes . Atehere sdo kemi as force per te komentuar e jo te behet ironi mbi kete tragjedi.
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Per ata qe nuk e kuptojne dhe shtojne pyetej pse kshu , pse vrau te dy etj etj po ju jap nje version llogjik te ngjarjes .

Gruaja ka pasur dashnor , burrin dhe nje kallash ne shtepi te cilit ai dinte vendndodhjen por sduhet te kete qene eksperte e perdorimit te tij.
Burri iku te punoj naten , dashnori shkoi te takonte dashnore . Klasike fare kjo .
Burri ndoshta nga dyshimet ose ndoshta dhe ndonje arsye tjeter , kthehet me heret se zakonisht , dhe gjen dashnorin qe i ka zene vendin.
Reagimi pak a shume normal , nxjerr nje kaçavide qe i gjendej ne xhep , rastesisht apo qellimisht dhe e sulomon dashnorin.
Dashnori nga ana e tij mbrohet dhe nxjerr nje thike , perleshja kalon trup me trup , njeriç me thike tjetri me kaçavide .
Nderkohe gruaja perjeton skenen e tmerruar . Shikon ndoshta burrin te cilin ajo donte me shume , llogjikisht dashnorin , por ndoshta dhe burrin , se nuk i dihet ne keto raste ,
ne veshtersi dhe rrezik per jeten nga kundershtari .
E panikosur mendon qe duhet te beje diçka . Mendon kallashin dhe shkon dhe e merr .
Kthehet dhe gjen burrat e saj qe perleshen , ndoshta me rrokullisje nbi dysheme .
Shkel kembezen e kallashit dhe leshon nje bresheri . Dikush qe njeh pak armet , ose qe ka pare filma aksione e kupton shume mire se
sa veshtire eshte te qellosh ne shenj ne keto raste , keshtuqe rezultati bresheria kap te dy .
Edhe nje profesionist do ta kish pasur te veshtire te eleminoj ate qe don duke mos prekur tjetrin ne nje rast te tille .
Gruaja e panikuar njofton policin .
Te gjitha kushtet per te ndoshur nje krim ishin krijuar . Tradhti bashkshortore , prania e armeve dhe kokat e nxehta .
Pse se vrau veten pyeten disa . Gjerat kan ndodhur per te ne befasi dhe ndoshta eshte panikuar kur ka pare çka bere ,
ndoshta ska pasur me fisheke , pastaj seshte e thene qe kur te besh nje budallek te vrasesh patjeter veten .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Tropojë, zbardhet skenari i vrasjes: 31-vjeçarja i telefonoi burrit, më pas ftoi të dashurin

TROPOJE - Një thirrje telefonike e bërë pak kohë para vrasjes së dyfishtë ka ndihmuar policinë e Tropojës për zbardhjen e ngjarjes që tronditi banorët e qytetit të Bajram Currit. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së këtij qyteti kanë bërë me dije se Manjola Dollapi, nënë e një djali 6 vjeç, i ka telefonuar bashkëshortit të saj, Eduard Dollapit. Pasi ky i fundit i ka thënë se ndodhej në punë, 31-vjeçarja ka futur në banesën e saj Kaçanik Gjuriçin, me të cilin dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore. Pas zbardhjes së telefonatës së çiftit, hetuesit e çështjes kanë ndërtuar skemën e ngjarjes, ku mbetën të vrarë me automatik 34-vjeçari Dollapi dhe 27-vjeçari Gjuriçi. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, Manjola Dollapi ka deklaruar se nuk e njihte Kaçanik Gjuriçin. Burime jo zyrtare dje pohuan se gruaja e akuzuar për vrasjen e dyfishtë, ka tentuar që t’i japë fund jetës duke prerë damarët e duarve. Nga ana tjetër, burime pranë grupit hetimor sqaruan se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se autorja e krimit ndodhet e izoluar në qelitë e paraburgimit.

TELEFONATA
Vrasja e njëkohshme e Eduard Dollapit dhe e Kaçanik Gjuriçit nga Manjola Dollapi ka intriguar blutë e Tropojës. Për të hedhur dritë rreth faktit se përse 27-vjeçari ndodhej në orët e natës në banesën e familjes Dollapi, policia ka nisur zbardhjen e tabulateve telefonike. Ekspertë të çështjes u shprehën se 31-vjeçarja i ka telefonuar të shoqit, i cili natën e së enjtes ndodhej në punë, në Hidrocentralin e Fierzës. “Manjola e ka marrë në telefon të shoqin para ngjarjes. Ndërsa ai i ka thënë se ndodhej në punë, gruaja është siguruar se ai nuk do të kthehej, ndaj ka ftuar në banesë Kaçanik Gjuriçin, me të cilin dyshohet se ka pasur lidhje sentimentale”, - deklaruan burime zyrtare nga policia e Bajram Currit.

SKENA E KRIMIT
Dyshohet se, Eduard Dollapi kishte dyshime se bashkëshortja e tij e tradhtonte, ndaj ka lënë punën dhe është kthyer në banesën e tij në lagjen “Partizani” të qytetit Bajram Curri. Po sipas burimeve policore, 34-vjeçari është tronditur kur ka gjetur në banjën e shtëpisë Kaçanik Gjuriçin. Kryefamiljari ka marrë thikën dhe ka filluar të përleshet me 27-vjeçarin. “E gjendur në një situatë të tillë, Manjola Dollapi ka marrë automatikun që e mbante poshtë divanit dhe ka qëlluar me breshëri mbi bashkëshortin e saj, Eduardin, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshojmë se në kushtet e një depresioni të thellë mendor, 31-vjeçarja ka qëlluar dhe mbi Gjuriçin, duke e lënë dhe këtë të vdekur në vend”, - sqaruan burimet e mësipërme. Po sipas policisë, Manjola Dollapi është larguar nga banesa duke ka përfituar nga errësira dhe ka shkuar tek motra e saj në fshatin Margegaj.

DثSHMIA
“Po. Unë vrava bashkëshortin tim dhe atë personin tjetër që nuk e njihja. Isha në gjumë bashkë me djalin tim të mitur, kur dëgjova zhurmë tek dera e shtëpisë. U ngrita dhe shkova për t’a hapur, kur pashë Eduardin duke u përleshur me një burrë tjetër. Ky i fundit mbante një thikë në dorë dhe në momentin që tentoi të më vriste burrin mora automatikun që e mbaja në banesë dhe qëllova për t’a mbrojtur”, - ka thënë para hetuesve të çështjes Manjola Dollapi.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

“Manjola e ka marrë në telefon të shoqin para ngjarjes. Ndërsa ai i ka thënë se ndodhej në punë, gruaja është siguruar se ai nuk do të kthehej, ndaj ka ftuar në banesë Kaçanik Gjuriçin. “Po. Unë vrava bashkëshortin tim dhe atë personin tjetër që nuk e njihja. Isha në gjumë bashkë me djalin tim të mitur, kur dëgjova zhurmë tek dera e shtëpisë. U ngrita dhe shkova për t’a hapur, kur pashë Eduardin duke u përleshur me një burrë tjetër. Ky i fundit mbante një thikë në dorë dhe në momentin që tentoi të më vriste burrin mora automatikun që e mbaja në banesë dhe qëllova për t’a mbrojtur”

Nje tym i madh mbi kete ngjarje te rend, mjer femija qe ngeli jetim.
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

e keni sterholluar kte ngjarje sikur ka ndodh lufta 3 botrore...
 
Titulli: Tropojë, 31 vjeçarja vret bashkëshortin dhe të dashurin

Tropojë, zbardhet skenari i vrasjes: 31-vjeçarja i telefonoi burrit, më pas ftoi të dashurin

TROPOJE - Një thirrje telefonike e bërë pak kohë para vrasjes së dyfishtë ka ndihmuar policinë e Tropojës për zbardhjen e ngjarjes që tronditi banorët e qytetit të Bajram Currit. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë së këtij qyteti kanë bërë me dije se Manjola Dollapi, nënë e një djali 6 vjeç, i ka telefonuar bashkëshortit të saj, Eduard Dollapit. Pasi ky i fundit i ka thënë se ndodhej në punë, 31-vjeçarja ka futur në banesën e saj Kaçanik Gjuriçin, me të cilin dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore. Pas zbardhjes së telefonatës së çiftit, hetuesit e çështjes kanë ndërtuar skemën e ngjarjes, ku mbetën të vrarë me automatik 34-vjeçari Dollapi dhe 27-vjeçari Gjuriçi. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, Manjola Dollapi ka deklaruar se nuk e njihte Kaçanik Gjuriçin. Burime jo zyrtare dje pohuan se gruaja e akuzuar për vrasjen e dyfishtë, ka tentuar që t’i japë fund jetës duke prerë damarët e duarve. Nga ana tjetër, burime pranë grupit hetimor sqaruan se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se autorja e krimit ndodhet e izoluar në qelitë e paraburgimit.

TELEFONATA
Vrasja e njëkohshme e Eduard Dollapit dhe e Kaçanik Gjuriçit nga Manjola Dollapi ka intriguar blutë e Tropojës. Për të hedhur dritë rreth faktit se përse 27-vjeçari ndodhej në orët e natës në banesën e familjes Dollapi, policia ka nisur zbardhjen e tabulateve telefonike. Ekspertë të çështjes u shprehën se 31-vjeçarja i ka telefonuar të shoqit, i cili natën e së enjtes ndodhej në punë, në Hidrocentralin e Fierzës. “Manjola e ka marrë në telefon të shoqin para ngjarjes. Ndërsa ai i ka thënë se ndodhej në punë, gruaja është siguruar se ai nuk do të kthehej, ndaj ka ftuar në banesë Kaçanik Gjuriçin, me të cilin dyshohet se ka pasur lidhje sentimentale”, - deklaruan burime zyrtare nga policia e Bajram Currit.

SKENA E KRIMIT
Dyshohet se, Eduard Dollapi kishte dyshime se bashkëshortja e tij e tradhtonte, ndaj ka lënë punën dhe është kthyer në banesën e tij në lagjen “Partizani” të qytetit Bajram Curri. Po sipas burimeve policore, 34-vjeçari është tronditur kur ka gjetur në banjën e shtëpisë Kaçanik Gjuriçin. Kryefamiljari ka marrë thikën dhe ka filluar të përleshet me 27-vjeçarin. “E gjendur në një situatë të tillë, Manjola Dollapi ka marrë automatikun që e mbante poshtë divanit dhe ka qëlluar me breshëri mbi bashkëshortin e saj, Eduardin, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshojmë se në kushtet e një depresioni të thellë mendor, 31-vjeçarja ka qëlluar dhe mbi Gjuriçin, duke e lënë dhe këtë të vdekur në vend”, - sqaruan burimet e mësipërme. Po sipas policisë, Manjola Dollapi është larguar nga banesa duke ka përfituar nga errësira dhe ka shkuar tek motra e saj në fshatin Margegaj.

DثSHMIA
“Po. Unë vrava bashkëshortin tim dhe atë personin tjetër që nuk e njihja. Isha në gjumë bashkë me djalin tim të mitur, kur dëgjova zhurmë tek dera e shtëpisë. U ngrita dhe shkova për t’a hapur, kur pashë Eduardin duke u përleshur me një burrë tjetër. Ky i fundit mbante një thikë në dorë dhe në momentin që tentoi të më vriste burrin mora automatikun që e mbaja në banesë dhe qëllova për t’a mbrojtur”, - ka thënë para hetuesve të çështjes Manjola Dollapi.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Normal qe kte skeme te ngjarjeve do japi ,per shkak te mentalitetit nuk mund ta pranoj e te pohoj te verteten siç eshte.
Duket nga ato tradhetite klasike qe kane egzistuar gjithmone , por pasojat jane shume te renda ......

Nuk mund te gjykojme jeten private te askujte , por rastet e tilla duhet te jene mesim per te gjithe/a qe i hyjne aventurave te tilla .
Lumturia nuk gjendet te gjerat qe jane ''molle e ndaluar'' por brenda rrethit familjar qe ke.
 
Back
Top