Trofeu “Taçi Oil”, Real Madrid në 21 dhjetor në Tiranë

fshatari

Anetar
kaka_persh.jpg
Reali i Madridit do te zbrese ne Tirane me 21 dhjetor per edicionin e trete te trofeut “Taci Oil”. Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i kompanise “Taçi Oil”, Rezart Taçi, i cili pasi solli Milanin ne dy trofete e pare, tashme do te prezantoje perpara tifozeve shqiptar 9 here kampionet e Evropes. Ne nje interviste per Alsat, Taçi ka zbuluar detajet e kesaj ndeshjeje duke thene gjithashtu se galaktiket do te luajne ne stadiumin “Qemal Stafa” kunder skuadres se Gramozit.

“Mund t’jua konfirmoj tashmë. ثshtë diçka zyrtare. Janë detajet e fundit që me skuadrën galaktive jemi duke përmbushur. Janë disa standarte, disa komoditete që ne si grup jemi duke i përmbushur. Do t’u japim konfertën e fundit galaktikëve që këto standarte i realizuam dhe shpresojme dhe besojmë te shohim në 21 dhjetor galaktikët e Realit të Madridit në ndeshjen në “Qemal Stafa” në ora 19:00 me skuadrën e Gramozit të Ersekës” tha Taçi.

Rezart Taci ka konfirmuar gjithashtu se Reali i Madridit do te vije per here te pare ne Shqiperi me te gjithe yjet e tij, perfshire brazilianin Rikardo Kaka dhe portugezin Kristiano Ronaldo. “Nga telefonata e fundit që pata me zotin Florentino Peres, me të cilin është krijuar një miqësi që po konsolidohet dita- ditës, edhe për disa marrëdhënie të tjera tregëtare, më konfirmoi që të gjithë lojtarët do të jenë prezentë në Tiranë. Edhe ata që nuk janë në formën e duhur do jenë prezentë, nuk do lozin por do jenë prezentë në Tiranë. ثshtë e konfirmuar prezenca qoftë e Kakasë dhe e Ronaldos. Gjithashtu Kaka dhe Ronaldo, sëbashku me Florentino Peres dhe me mua do të jenë në një konferencë shtypi përpara ndeshjes miqësore” tha Taçi.

Ndeshja per trofeun e trete “Taci Oil” mes Realit te Madridit dhe Gramozit do te luhet me daten 21 dhjetor “ ne oren 19:00, nderkohe qe per te patur nje perfaqesim sa me dinjitoz, skuadra nga Erseka do te perforcohet me futbolliste qe luajne ne skuadra te tjera te Superliges. alsat.tv
 
Perhajr :p
 
po na behet ky taci tamam si ai ekipi ne uzbekistan ku paguan SCOLARIN me 16 milione sterlina angleze ne sezon dhe kishte paguare 700 mije sterlina angleze FABRIGAZIN e ARSENALIT vetem qe te bente 1 vizite atje
nje gje nuk e kuptoje se cfare do qe te beje ky TACI me keto ftesa te ketyre ekipeve te medha ,do te ndryshoje imazhin e shqiperise
 
Ma mir me marr ndihmu nej klub shqiptar se me ba kshu gjanash "spektakulare" mes pikellimit te sportit te futbollit ne shqiperi.

LOL c'fare shakaje, Real Madrid-Gramozi :D do te ndahet 2, 2 :p
 
PO SIKUR U LUNJT NJI HERE KJO KUPE ME MILANIN???APO ESHTE KUPR 3 MUJORSHE KJO???MEN FALNI POR SPO I JAPO DUM FARE KSAJ SITUATE!!!:eek:hh:
 
po na behet ky taci tamam si ai ekipi ne uzbekistan ku paguan SCOLARIN me 16 milione sterlina angleze ne sezon dhe kishte paguare 700 mije sterlina angleze FABRIGAZIN e ARSENALIT vetem qe te bente 1 vizite atje
nje gje nuk e kuptoje se cfare do qe te beje ky TACI me keto ftesa te ketyre ekipeve te medha ,do te ndryshoje imazhin e shqiperise

Ku mo aman? Ke stadiumi i vetem qe ka drita naten? Ku filmohet ndeshja vetem nga 2 kamera? Ku dushet skan uje te ngrohte? Bravo Taci, ndryshoja imazhin Shqiperise...
 
Bravo Taci mos pago taksat Shqiperise pago Realin
 
Ma mir me marr ndihmu nej klub shqiptar se me ba kshu gjanash "spektakulare" mes pikellimit te sportit te futbollit ne shqiperi.

LOL c'fare shakaje, Real Madrid-Gramozi :D do te ndahet 2, 2 :p


Shum Met Drejt , Me Te Gjitha Ato Lek Qe Prentendon Qe I Ka Qe Tha QE I Ka Gati 700 Milion Euro Per Milanon , Shum Do Kishte BO Mir Ta blente ndonje ekip te shqiperis , edhe ashtu ekipet e shqiperis kan te drejt te marrin pjes ne ligen e kampionve e ne uefa , pse te mos e blej ta financoj te blej lojtar nese jo shum te kualifikuar tpakten te rangut te ekipeve qe jan ne lig te kampionve ose uefa si Debrecen , Zurich , disa Slavia etj etj
do kishte arrit pse te mos jet ndonje ekip shqiptare ne Lig te Kampionve ose Uefa , po qti besh dojn ti derdhin lekt ne spanje e ne itali kta .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top