“Trofeu i ‘Skënderbej’ historik”, Rama: Kampi i refugjatëve, lajm i rremë!
اmimi i fituar në Barcelonë nga projekti i sheshit “Skënderbej” është vlerësuar edhe përmes një ceremonie të organizuar aty këtë të dielë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama kanë falënderuar ata që punuan dhe besuan tek zhvillimi që do sillte ky projekt.
“Shumëkush mendon se kjo është fasadë, në kushtet kur komuniteti ka halle të tjera, por këta që thonë kështu, nuk e dinë se ka shumë vende të bukura që mund të jenë të varfra, por nuk ekziston një vend të jetë i shëmtuar dhe i pasur”.
Ishte kjo fjalia që e drejtoi kryeministrin Rama tek “gënjeshtrat”, me të cilat sipas tij është veshur nga kundërshtarët politikë projekti i “Rilindjes Urbane”.
Kështu, Rama atakoi fabrikuesit e “fake-news” në Shqipëri dhe kjo kritikë e hodhi në hullinë e raportimeve për 600 mijë emigrantë që mund të katapultohen në Shqipëri prej Europës, në një kamp refugjatësh, për të cilin mediat në BE thonë se vetë kryeministri e ka ofruar.
“ثshtë një lajm i rremë ai për kampin e refugjatëve që do mbledhi emigrantë nga e gjithë bota në Shqipëri. ثshtë një betejë shumë e vështirë ajo me lajmet e rrema. Por koha i bën të gjitha dhe bën drejtësi”, tha Rama në këtë reagim të shkurtër mbi këtë temë të nxehtë.
Ndërkohë në aktivitet, Erion Veliaj tha se pavarësisht kundërshtive të ndryshme, “në vitet në vijim ndoshta do të festojmë edhe çmime që mund të fitohen për stadiumin Arena Kombëtare apo edhe për Teatrin Kombëtar”.
Ndërkohë, Rama e quajti trofeun europian të sheshit “Skënderbej” fryt të një vizioni, pasioni e pune të mundimshme të shumë njerëzve, që dhanë më të mirën e tyre duke lënë një gjurmë domethënëse në historinë e Tiranës moderne, që po bëhet dita-ditës një destinacion gjithnjë e më tërheqës për vizitorët europianë.
Kryeministri nuk nguroi të shprehte edhe synimin për të shkruar një libër për historinë e këtij sheshi, që ka qenë edhe arenë e një përplasje të madhe politike.
“Ky shesh u kthye edhe në arenën e një përplasje të madhe politike dhe solli disa vite të humbura, pa llogaritur këtu edhe humbjet financiare për ta kthyer në atë tamponin jeshil në një fazë dramatike të Tiranës. Për historinë e këtij sheshi mund të shkruhet një libër i tërë. Kisha shumë dëshirë që nëse koha do më lejonte ta shkruaja vetë këtë libër”, tha Rama.
(gazeta-Shqip.com)