Tritoli ndaj prokurorit Albert Kuliçi, atentat terrorist ndaj drejtësisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tritoli ndaj prokurorit Albert Kuliçi, atentat terrorist ndaj drejtësisë

1576934679446.png

Një tjetër reagim nga KLP vjen pas shpërthimit me tritol të makinës së zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi, mëngjesin e sotëm.

KLP në deklaratën e saj shkruan se nuk dëshirojnë të paragjykojë përfundimet e hetimit po gjithçka e quajnë si një sulm i shenjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij.


Këshilli i Lartë shton se do ti sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme si dhe ju bënë thirrje dhe një herë organeve ligjzbatuese për të zbardhur ngjarjen e sotme në mënyrë sa më të shpejtë.


Deklarata e plotë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pasi mësoi me indinjatë të thellë për aktin kriminal që ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit, kundër pronës të prokurorit Albert Kuliçi, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u mblodh në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar reagimin ndaj ngjarjes.

Pa dashur të paragjykojmë përfundimet e hetimit, të cilat i presim me padurim, ajo që ka ndodhur sot në Vlorë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye ne e konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën nr. 1 të Këshillit.

Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Kuliçi dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme. Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

1576934713557.png

1576934783845.png
Copyright Gazeta SHQIP
 
Me kte foto ky prokuror?? ???
me paska ikur gjithe sharmi kot neper forume :(
 
[Video]
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ky emision zberthen shume mire lidhjen e krimit me Drejtesine dhe viktimat e verteta te Drejtesise.
 
Eshte ahenje se ndoshta ne fund drejtesia po bjen ne binare dalngadal
 
Back
Top