Tritol tek ujësjellësi, policia nuk ka naftë për të shkuar në vendngjarje

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Një sasi eksplozivi është vendosur gjatë orëve të natës në rezervuarin e Komunës Kaçinar në rrethin e Mirditës. Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha dhe duke lënë pa furnizim me ujë të pijshëm të gjithë fshatrat e kësaj njësie vendore. Lënda plasëse dyshohet të jetë e llojit tritol, ndërsa policia nuk ka ende asnjë të arrestuar mbi këtë vepër penale.

Kreu i Komunës së Kaçinarit, Petrit Bardhi i kontaktuar nga “A1 Report”, ka thënë se, mbi këtë ngjarje ka njoftuar policinë e qarkut të Lezhës por kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se nuk ka karburant për të shkuar në vendngjarje.

Si pasojë e këtij akti kriminal kanë mbetur pa ujë të pijshëm 2133 banorë të shpërndarë në 7 fshatra ndërsa po hetohet në disa pista për gjetjen e autorëve, të cilët nuk kanë kursyer as marrjen e një depozite prej 10 kuintalesh metali. Ujësjellësi i zonës ishte ndërtuar vetëm para 7 vitesh, por që herë pas herë sipas kryekomunarit ka pasur konflikte pronësie mbi këtë vepër./Shekulli
 
Titulli: Tritol tek ujësjellësi, policia nuk ka naftë për të shkuar në vendngjarje

Njerezit nuk mbushin mire per zotin,
nuk i ttherrasin mendjes keta qe
demin ja bejn vetes tani jan mbetur pa uje!
Ah budallenjet e varfer thuaj!!
 
Titulli: Tritol tek ujësjellësi, policia nuk ka naftë për të shkuar në vendngjarje

Noshta kan dasht me nxe ujin mu la :jooo:jooo
 
Titulli: Tritol tek ujësjellësi, policia nuk ka naftë për të shkuar në vendngjarje

Ju thoni ska nafte ne mirdite , po ne durres i her ne muj dalin policat ne kembe ose me makinat personale ne sherbim se ska benzin , kjo gje qesht per te ardhur keq pffff gjith ky shtet i 4 per nga ekonomia dhe skan benzin :P
 
Back
Top