Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve/ Sulmi i gjashtë ndaj policisë së Shkodrës brenda një viti, asnjë nuk është zbardhur!

Tritol shtëpisë së shefit të Krimeve/ Sulmi i gjashtë ndaj policisë së Shkodrës brenda një viti, asnjë nuk është zbardhur!​

-640-0-a935a513229f7734864f3de4b0fb0301.png


Tritoli i vendosur në shtëpinë e shefit të Krimeve në Shkodër është sulmi i gjashtë ndaj uniformave të policisë së Shkodrës përgjatë një viti.


Asnjë nga këto raste nuk është zbardhur dhe autorët nuk janë kapur. Sulmi i sotëm ndaj Pëllumb Shpatit vjen në ditën e 110-vjetorit të Policisë së Shtetit.



Sot rreth orës 03:50 në lagjen Dobraç, një sasi lënde plasëse shpërtheu përpara banesës së Pëllumb Shpatit. Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Në fund të viti 2022, një shpërthim me tritol ndodhi në shtëpinë e një efektivi policie, i identifikuar si Valter Serra. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina. Nga shpërthimi, u dëmtua automjeti i tij tip “Volkswagen” dhe një pjesë e banesës.

Në muaj qershor, u vendos tritol në shtëpinë e oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb Vukajt. Edhe në këtë rast, u dëmtua mjeti i tij tip “Benz”, i parkuar para shtëpisë. Vukaj deklaroi se ngjarja kishte lidhje me detyrën e tij.
g.shqip
 
Top