Trishtimi qe na kap pas marteses. Si shuhet zjarri i fillimit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Studimet tregojnë se një në dhjetë gra vuan nga kjo sindromë: shton në peshë dhe i humbet sensi i humorit. Të gjitha këshillat për të mbijetuar. Menjëherë pas "ditës më të bukur të jetës" gratë bien në trishtim të pashpjegueshëm, pasi kanë dhënë premtimin e tyre para altarit apo para bashkisë. Fenomeni po përhapet gjithmonë e më shumë në të gjithë botën. Një ndjenjë e çuditshme, e cila sjell konfuzion, dëshirë të shfrenuar për të ngrënë ushqim dhe për të pirë alkool, paaftësi për të riorganizuar jetën dhe interesat personale janë disa nga simptomat. Argumenti nuk është i ri për terapistët, të cilët merren me çifte, ndërsa në internet vazhdojnë që të hapen faqe që ndihmojë gratë (ato janë më të prekura nga kjo sindromë) për të dalë nga faza pasmartesore. Si mund të flasësh për depresion, në periudhën kur një çift duhet të ishte shumë i lumtur?

Shkaqet janë të shumta. Organizimi i martesës është i komplikuar, si dhe dëshira e të sapomartuarve është që të bëjnë një festë perfekte duke filluar që nga ftesat për të ftuarit, të gjithë aksesorët e tjerë, deri te parukierët, trukuesit, një "konfirmim" të gjatë të atyre që do të vijnë dhe që nuk do të vijnë. Një impenjim i madh, i cili kërkon përkushtim shumë muaj dhe energji. Vjen dita e madhe, ajo e të thënit “po”, e cila në të njëjtën kohë ka zbrazur edhe portofolat (sipas sondazheve, rreth 30 mijë euro). Asgjë nuk duket siç është ëndërruar. Të dhënat tregojnë se 1 në 10 nuse të reja janë të sëmurura nga sindroma post-martesore.


Para martesës gjithçka i lihet imagjinatës. Kush ka vendosur që të martohet pas një bashkëjetese të gjatë ëndërron: "bashkëshorti" pas "Po"-së do të bëhet një superburrë, i cili do të gatuajë, do të rregullojë ndonjë defekt të lavatriçes ose ndonjë defekt elektrik. E njëjta gjë ndodh edhe me burrin, i cili mendon se gruaja e tij do të kujdeset për çdo gjë të shtëpisë së re, do t’i hekurosë këmishat dhe do të gatuajë për miqtë. Por takimi me realitetin është krejt i ndryshëm. Para së gjithash, një këshillë: mos mendoni se bashkëshorti/ja juaj do të bëhet hero pas martesës. Atë që nuk ka ditur ta bëjë më parë, nuk do të dijë ta bëjë edhe më vonë. E dyta: është e nevojshme që të mbushni kohën (merruni me një sport të ri ose me diçka që e keni pasion). Së treti, edhe pse mund t’ju bëjë të qeshni, është e domosdoshme që pas muajit të mjaltit të merrni një pushim të shkurtër. Këtë herë vetëm për t’u përqendruar në një objektiv dhe më pas për t’u kthyer në shtëpi të relaksuar. Mos mendoni për superburra apo supergra, sepse nuk ekzistojnë. Më mirë braktiseni idenë e të ftuarit të dëshmitarëve, të të afërmve për t’u treguar shtëpinë e re dhe sa të aftë jeni në gatim. Si çdo gjë tjetër kjo është një fazë kalimtare.

Si shuhet zjarri i fillimit

Në fillim dashuria është vërtet e verbër. Në trurin e një të dashuruari, kur mendohet vetëm për njeriun që kërkon të ketë pranë, reduktohet ndjeshëm aktiviteti i zonave të përdorura për të formuar gjykime dhe kritika. Por nëse në hapat e parë të dashurisë as që vihen re defektet e partnerit, me kalimin e kohës bëhet më e vështirë kapërcimi i pengesave dhe vendosja e rregullave në mënyrë që harmonia në çift të mos prishet. Xhon Gotman, psikolog i Universitetit të Uashingtonit prej vitesh, studion mekanizmat që i bëjnë çiftet të ndahen, ose të qëndrojnë së bashku.

Nga studimet e tij ka dalë se, një nga pikat kyçe të gjithë kësaj është mënyra se si çiftet i përballojnë zënkat. Nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre. Po cilat janë sjelljet për t’u evituar, ato që mbartin njëkohësisht edhe rrezikun e një ndarjeje? Pa frikë mund të themi kritikat për partnerin, për karakterin apo zhvlerësimi për personalitetin e tij. Por edhe vënia menjëherë në mbrojtje, duke e deklaruar veten të pafajshëm dhe duke shmangur çdo përgjegjësi nga problemet. Ose të formosh një "mur" të lartë dhe të mos tregosh fare interes ndaj kërkesave të partnerit./Shqiperia
 
Pe: Trishtimi qe na kap pas marteses. Si shuhet zjarri i fillimit

Mendoj se gjithcka varet tek truri,nje mendje e lodhur i mendon keto gjera ose nuk e ke dashur kurr partnerin, e pse te shuhet zjarri ??? aspak :)
nese e kam dashur dhe e dua vertet,zjarrit benzine do i hedhim :p

p.s c'jane keto studime moj labushe mistrece na le pa martuar :p LOL
 
Pe: Trishtimi qe na kap pas marteses. Si shuhet zjarri i fillimit

Varet tek njeriu,si i perjeton gjerat dhe sa i perjeton,por nuk besoj se gjithcka zgjat perjetesisht...
 
Pe: Trishtimi qe na kap pas marteses. Si shuhet zjarri i fillimit

Deri tek 30 mij Euro`shin lexova une, me iku interesi per artikullin lol.
Megjithate besoj se keto artikuj shkruhen si pasoje e te tille njerezve qe kane komplekse imagjinare besoj un. Jam i mendimit se c`do gje rrjedh vete ne jete, kjo sdo te thote se gjerat duhen bere pa planifikuar, por planet e teperta nuk len vend per momentet e se ardhmes...
 
Mkujtohet nje martes ku burri i rrembeu skenen nuses duke thene me pas gjith krenari : kjo eshte festa ku gjith gezojne me shume per nusen... Sot e mora un trofen.
Kishin paguar 3 mij foto dhe video dhe tek hyrja nusja shifet vec ne background duke ndjekur me taka larta dhe mbajtur fustanin me mos ran me surrat.

Ja kshu nisin kto gjona dhe pastaj thon : sma jep mo gruja.
Eshte fik flaka 😂😂😂😂

A ju fikshin qiriun
Flaka fiket se skan tru robt...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top