Tridhjeteshtatë vite nga vdekja e Titos, “themeluesit të OJQ-së së parë globale

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Tito arriti, pas Luftës së Dytë Botërore, t’i bashkojë të gjithë popujt e armiqësuar në një shtet, e ideologjinë e vëllazërim-bashkimit., transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu:
Tito kishte origjinë shqiptare!?
Tito kishte origjinë shqiptare!?
Sistemi i tij shtetëror ishte as me Lindjen (Pakti i Varshavës) e as me Perëndimin (Pakti NATO). Bile, ai e formoi Organizatën e të Painkuadruarve, gjoja si pakt neutral e kundërpërgjigje ndaj aleancave të sipërpërmendura të dominuara nga superfuqitë e asaj kohe, SHBA-të dhe BRSS. Por, kjo organizatë ishte si “OJQ” e tij personale, sepse më së shumti i shërbente interesave ekonomike të Jugosllavisë.

Lexo po ashtu:
Tito e ka helmuar Stalinin
Tito e ka helmuar Stalinin
Shumëkush sot, madje edhe ndër shqiptarë, ka nostalgji për të e thuren mite se krijoi mirëqenie sociale. Por, kjo mirëqenie bazohet në borxhe e kredi dhe nuk ishte afatgjatë. Ndërkaq, nuk duhet harruar se në kohën e tij shqiptarët shpërngulen në Turqi, e se kur në pushtet ishte bashkëpunëtori i tij, Aleksandar Rankoviq, ata vuajnë të zitë e ullirit (mos harroni këtu as rezistencën e Shaban Polluzhës, Masakrën e Tivarit etj.).
tito-780x439.png
Lexo po ashtu:
Abazi i Bukovikut, shqiptari që shpëtoi Titon nga gjermanët!
Abazi i Bukovikut, shqiptari që shpëtoi Titon nga gjermanët!
Sidoqoftë, lajmi për vdekjen e tij ishte ndër më të mëdhatë në botë, ndërkaq në varrimin e askujt nuk kanë marrë pjesë më shumë burrështetas se në varrimin e tij. /Telegrafi/
 

Attachments

  • tito-780x439.png
    tito-780x439.png
    536.7 KB · Shikime: 0
Back
Top