Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Arfenilla

Themelues i Forumit
Edhe sot, që është më e moshuara ndër tri motra, Handan Hoxha, tenistja e parë femër në Shqipëri, vazhdon të jetë në qendër të të gjitha lëvizjeve në shtëpi. Sado që i ka kaluar 85 vite jetë, ka mbetur më e shkathëta. ثshtë ajo që ngrihet e para nëse duhet mbyllur një derë, nëse duhen sajdisur miqtë me qerasje, nëse duhet gjetur ndonjë foto e vjetër nëpër sëndukët e vegjëlisë… ثshtë më elegantja. 15 vitet që është marrë me sport, kanë lënë ende shenja në fizikun e saj.

Motra më e madhe, Suzana, ndryshe Suzi, siç e thërrasin të gjithë, ka qenë dikur mësuese e teorisë së solfezhit në Liceun Artistik. Më e vogla, Nermini, është marrë gjithnjë me gjuhët e huaja. Ende sot që është në prag të të 80-ave, vazhdon të ketë dy nxënës, të cilëve u mëson anglishten, shkruan Panorama.

Të tria motrat, dikur, aq vite larg sa e kanë të zorshme ta kujtojnë, jetonin të lumtura në shtëpinë e tyre të madhe fare pranë Liceut Artistik. Mësonin gjuhë të huaja me mësues privat, merrnin mësime sporti, kalonin pushimet në një nga katër vilat e vetme në plazhin e Durrësit, derisa gjithçka u ndërpre me thikë.

Asnjëra prej tyre nuk u martua kurrë. Jetojnë prej 23 vitesh, që kur u kthyen nga fshati Savër i Lushnjës, në apartamentin e pallatit që u ndërtua në tokën e vilës së tyre të dikurshme, që babai kishte ndërtuar. Fuqitë i kanë të pakta, dëshirën për t’u rikthyer në kohët e liga, po ashtu. Megjithatë, pas shumë këmbënguljesh, pranojnë të flasin, duke thënë vazhdimisht që “kemi nevojë për qetësi, nuk duam intervista”.

Sidoqoftë, rikthehen edhe një herë në ato vite që tashmë u shfaqen mjegullt, sepse datojnë që në kohën e Zogut, kur jeta e tyre ishte e ndritur. Pyetjeve u përgjigjet kryesisht më e madhja: Suzi. Në rast se nuk e ka dëgjuar mirë, Nermini ndërhyn t’ia përsërisë edhe një herë. Ndërsa Handani rri thuajse pa folur në kolltukun e saj të rehatshëm. Gjallërohet vetëm kur fjala shkon te sporti, kryesisht tenisi, dashuria e saj e parë dhe e vetme.

“Ishin 30 vite e gjashtë muaj (ndërhyjnë të saktësojnë të tria thuajse një zëri). Ishte fundi i vitit ’59, kur erdhi kamioni me policë në shtëpi e na ngarkoi për të na transferuar në Savër të Lushnjës”, thotë Suzi.

“Në fakt, historia nis që nga gjyshi, sado që arsyeja e fundit ishte prej vëllait. Gjyshi ynë kishte mbaruar shkollën e lartë për jurist në Turqi. Vinte nga familje e pasur dhe shkolloi edhe babanë në Janinë në shkollën “Zosimea”. Prej kësaj, por edhe prej librave që fshehtas siguronte gjyshi, babai ka qenë ndër mësuesit e parë në Gjirokastër. Ish diktatori e përmend edhe në kujtimet e tij, që mësimet e para i ka marrë prej babait: ‘Mësues të parë kishim njëfarë Vehip Hoxha, që ishte djali i Asaf efendiut, kadi, njeri i mësuar shumë. Ata rrinin afër shtëpisë sonë, ishim edhe nga një soj. Se ku e kishte mësuar shqipen zoti Vehip, nuk e di, por sigurisht nga abetaret e Stambollit dhe vjedhurazi. Në atë kohë zoti Vehip ishte djalë i shkathët, me iniciativë dhe çapërxhi. Kishte dëshirë të madhe të na mësonte’. Mandej, babai u zhvendos në Korçë ku punoi si drejtor banke gjatë viteve ’30, më pas erdhi në Tiranë si nëpunës i lartë në Bankën Kombëtare, ku ishte përgjegjës i Thesarit”.

“Jetuam për pak vite mirë, ashtu siç ishim mësuar gjithnjë. Mësonim gjuhë të huaja me mësues privatë, shkonim gjithnjë për pushime, luanim sport. Handani ka qenë shumë e mirë në tenis, e para femër shqiptare që e ka ushtruar këtë sport. Stërvitej me Sali Nallbanin. Vetëm atë ëndërr kishte, që të bëhej tenistja më e mirë dhe të përfaqësonte vendin e saj nëpër gara ndërkombëtare. Por, përveç kësaj, luante edhe basketboll, volejboll, pingpong. Aq sa vëllai ynë sajoi një fushë të vogël pingpongu që e vumë në oborrin e shtëpisë”.

f.0414224236363_m.gif

“Njerëzit përreth babait ishin të gjithë aristokratë. Edhe ata që luanin tenis po ashtu. Tenisi ende edhe sot konsiderohet si sporti i shtresave të larta, jo të gjithë e luajnë. Asgjë s’i pengon në këto kohëra, por fakti që nuk e bëjnë, do të thotë diçka. Të gjithë kanë luajtur qoftë edhe një herë basketboll apo volejboll, tenis jo. Duke qenë të rrethuar gjithnjë nga njerëz të tillë, nuk ndihej se bënim ndonjë të ‘pabërë’. Natyrisht që mund të kishte ndonjë rast që i çonte fjalë babait se ç’ishin gjithë këto lukse që po na mësonte, por ai ishte krejt indiferent. Babai ynë ishte “modernisimo” {(nga italishtja, shumë modern) nxiton të shtojë Handani, meqenëse biseda ishte fokusuar te sporti, e vetmja pikë ku indiferentizmi i saj, tashmë edhe prej moshës, ngacmohej}.

اifligjet e trashëguara nga i gjyshi e patën kohën e artë për shumë pak kohë. Diktatura do t’u rrëmbente gjithçka, shtëpi e çifligje, sado që, siç mund të hamendet nga mbiemri i tyre, Hoxha, ishin të afërmet e ish-diktatorit. Me shtëpitë përballë në Gjirokastër, prejardhjen e përbashkët, e me hyrje-dalje familjare, prej tij morën pajën e vetme që të tria patën në jetë: 30 vite e gjashtë muaj internim. /Telegrafi/
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

اifligjet e trashëguara nga i gjyshi e patën kohën e artë për shumë pak kohë. Diktatura do t’u rrëmbente gjithçka, shtëpi e çifligje, sado që, siç mund të hamendet nga mbiemri i tyre, Hoxha, ishin të afërmet e ish-diktatorit. Me shtëpitë përballë në Gjirokastër, prejardhjen e përbashkët, e me hyrje-dalje familjare, prej tij morën pajën e vetme që të tria patën në jetë: 30 vite e gjashtë muaj internim

A nuk e meriton qmimin per kasapin e shqiptarve ENVERI ?
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

A nuk e meriton qmimin per kasapin e shqiptarve ENVERI ?

Ju as qe e keni njohur Enverin ,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Enveri mund të ketë qënë kasap,por ka qënë një kasap jo selektiv,ai therte bagëtitë që i çonin,qofshin lopë,qofshin dele.Me këtë rast qofshin armiq,qofshin kushërinj.Ky do të ishte shëmbulli më i mirë i zbatimit të ligjeve,dhe i shprehjes,para ligjit të gjithë janë të barabartë.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

...turp t'ju vije atyre qe duan te rehabilitojne nje figure te tille te historise sone, i cili duhet te jete po aq i urryer sa Hitleri per Gjermanine apo Pol Poti per Kamboxhian...

Per brezin e ri qe ka pasur shancin e mire te linde pas renies se komunizmit, i keshilloj librin e George Orwell “Big Brother”, ne menyre qe te mesoje se si jeton njeriu ne nje shoqeri komuniste te tipit Staliniane-Enveriste!
 
e kush qenka kjo pjese qe e urren apo e pershkruan si Hitleri ???

Le qe ky nxorri ne drite edhe Doktorin, apo s'je ne dijeni :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Ahh mo Enver.. pse vdiqe pa zhdukur dhe Salën oiiiiiiiiiiii :( :D ..
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

na e la per kunj sic duket :pete: :D
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Perpjekje diletante per te rehabilituar figuren e E.H.

Kujtimet me EH jane ato kujtime me gjak, burgosje, internime, frike e tmerr, triska, mungese ushqimesh, perpjekje titanike per te kapur pak liri me antena prodhim me dore nepermjet kanaleve te huaja, kryesisht italiane e jugosllave (keto fjale ja u thote dikush qe nuk ka qene i persekutuar ne kuptimin i denuar dikush nga familja apo me biografi te keqe, por i persekutuar si shumica e popullit te thjeshte qe i ishin mohuar te drejtat elementare).

Po te behen te tilla muhabete ne Gjermani per ekuivalentin e Enverit atje, Hitlerin, (flas jo per blogje veteranesh) te nxjerrin jashte debatit publik duke te perplasur deren kur te dalesh. Komunizmi ne teori dhe i aplikuar duhet shikuar ashtu sic eshte: sistem totalitar, utopik, qe per te ndertuar nje bote utopike kerkon te shkaterroje kete aktualen bashke me ata qe jane ne te.

Njerezit si ti, teseren e PPSH-se e mbajne si distiktiv nderi se Enveri elektrifikoi Shqiperine.

Te jesh anetar ose perkrahes i PD eshte nder se PD te solli edhe kete drejten per te folur si te duash ti.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Enveri mund të ketë qënë kasap,por ka qënë një kasap jo selektiv,ai therte bagëtitë që i çonin,qofshin lopë,qofshin dele.Me këtë rast qofshin armiq,qofshin kushërinj.Ky do të ishte shëmbulli më i mirë i zbatimit të ligjeve,dhe i shprehjes,para ligjit të gjithë janë të barabartë.

Kjo esht nje e drejt e pamohueshme !

njesoj si puna e atij thesit me mut , dhe te kap dora nje monedh ari ; ) .
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Te jesh anetar ose perkrahes i PD eshte nder se PD te solli edhe kete drejten per te folur si te duash ti.

hahhahahahahahahahahahahahaha. je i madh , je i madh.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Cudi qe nga politikanet jashte Shqiperise nuk shikohet me k'te sy , perkundrazi ja kane pasur ziline dhe akoma ja kane per si lider shteti, edhe pse eshte i vdekur :)

Mua me tregojne histori se si grupe shteti ju eshte dashur te paraqiten si arkeologe, te vizitojne Shqiperine dhe jane munduar ta sabotojne ne shume raste por qe kane dale bllof, pra kane futur bishtin poshte kembeve dhe jane larguar :)

Tani persa i perket brenda per brenda, ate c'fare ne shohim jashte Shqiperise persa i perket infrastruktures se rrugeve, ceshtjes dhe rendesise se shkollave dhe punes ka qene sh me mire , se jashte Shqiperise :)

Kshuqe Gjermani, Rusi dhe Anglezi sigurisht qe te perplasin deren, tani qe nuk eshte prezent se atehere ju dridheshin kembet, edhe pse ne ne fakt kemi pas ushtri kembesore, se ate ajrore se kemi pas aq te fuqishme :)

Kot s'ka thene ai " Hame bar dhe doren s'ja shtrime armikut" :D

Aman ti, me ate partine tende PD :D
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Perpjekje diletante per te rehabilituar figuren e E.H.

Kujtimet me EH jane ato kujtime me gjak, burgosje, internime, frike e tmerr, triska, mungese ushqimesh, perpjekje titanike per te kapur pak liri me antena prodhim me dore nepermjet kanaleve te huaja, kryesisht italiane e jugosllave (keto fjale ja u thote dikush qe nuk ka qene i persekutuar ne kuptimin i denuar dikush nga familja apo me biografi te keqe, por i persekutuar si shumica e popullit te thjeshte qe i ishin mohuar te drejtat elementare).

Po te behen te tilla muhabete ne Gjermani per ekuivalentin e Enverit atje, Hitlerin, (flas jo per blogje veteranesh) te nxjerrin jashte debatit publik duke te perplasur deren kur te dalesh. Komunizmi ne teori dhe i aplikuar duhet shikuar ashtu sic eshte: sistem totalitar, utopik, qe per te ndertuar nje bote utopike kerkon te shkaterroje kete aktualen bashke me ata qe jane ne te.

Njerezit si ti, teseren e PPSH-se e mbajne si distiktiv nderi se Enveri elektrifikoi Shqiperine.

Te jesh anetar ose perkrahes i PD eshte nder se PD te solli edhe kete drejten per te folur si te duash ti.

Bëni një referendum për të parë se si ka qënë Enver Hoxha,jam i sigurt që busti i tij do të këthehej atje ku ishte.Kjo jo për të mirat që ka bërë,se nuk ka bërë të mira,por njerëzit normalë kanë sensin e krahasimit.Nëse krahason Kasapin që vret për të ''ngrënë'' i cili është Enveri me ujqërit të cilët kryetar tufe kanë Saliun të cilët vrasin për qejf kur bjen në bagëti,të siguroj Hajduti që njerëzit do të zgjidhnin kasapin.Uluni me këmbë në tokë,shihni rrogat e punëtorit të thjeshtë,që punon në ndërtim,jo ato tuajat që janë punë militantësh dhe për fat të keq nuk j'u ofrohen shumicës të popullsisë.Për ju Saliu është më i miri,e kuptoj,por pyesni popullin kë do të zgjidhte për të parë kush ka qënë më i keq për këtë vend ;)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

na thuaj pak ,

pse keta PD-stat . nuk e ben shembull si çauçesku , ramizin me kompanine? po te behej dhe me referendum , populli do ishte 100% i vendimit qe ti terhiqnin zvarre pergjate bulevardit . pastaj te luftonim per "demokraci"...
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Shikoni Edi Ramen, pinjoll i Bllokut pa tesere por eshte komunist 24 karat. Na ktheu rrugen e vetme dhe i trajton kundershtaret politike si Enveri ballistet. Shikoni edhe ca te tjera gjoja idealiste e sindikaliste po nese kane pushtet, envere behen te gjithe se edhe Enveri ne rini keshtu duhet te kete qene, idealist e sindikalist (versioni zyrtar i PPSH), megjithese sipas gojeve te keqija ka qene i dhene pas qejfeve dhe nuk e ka care koken shume per barazi e vellazeri me te varferit e te mjeret. Pastaj njerezit ndryshojne dhe kur ndryshimi eshte per mire, eshte i mireseardhur, kur eshte per keq na gjen belaja.

E kupton se po te mos ishte PD-ja dhe Sali Berisha qe ndertoi qendren e djathte shqiptare sot PS-ja per balliste si ...... (nuk e permend) do te mbreteronte ne kete vend sa mbreteroi Enveri me nje gje shtese, do kishte opozite sa per emer te ballisteve te tipit ...... e ca te tjere qe i blente Nano me vezet e pularive te Agron Dukes. Te ura je ti, gjithmone ne pritje per mire sigurisht, ashtu sic thua ti, se s'ja paska idene per cfare flitet ketu.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Kshuqe Gjermani, Rusi dhe Anglezi sigurisht qe te perplasin deren, tani qe nuk eshte prezent se atehere ju dridheshin kembet, edhe pse ne ne fakt kemi pas ushtri kembesore, se ate ajrore se kemi pas aq te fuqishme :)

Kot s'ka thene ai " Hame bar dhe doren s'ja shtrime armikut" :D

Aman ti, me ate partine tende PD :D
Zana këtu je pak gabim.Forca ushtarake e një vendi të vogël si ky joni për atë kohë ka qënë mëse e mjaftueshme.Pas shitjes të të gjitha aseteve,pasurisë të shqiptarëve,shitjes të tankeve edhe mjeteve të rënda të ushtrisë ka erdhur rradha edhe për forcën ajrore.Mund të kërkosh dhe do të gjesh që sot kemi nxjerrë në shitje 200-copë avionë luftarakë të ndryshëm në përdorim të ushtrisë.Pra një vend me 200-të avionë luftarakë sikur gjysma e tyre të punonin nuk mund të quhet një forcë jo aq e fuqishme ajrore.Sot po,territori ajror i vendit mbrohet nga forcat ajrore Greke dhe Italiane në bazë të marrëveshjeve të N.A.T.O .Flota ajrore ka dalë jashtë përdorimit për një arsye shumë banale,karburanti për avionët është shumë i shtrenjtë :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Ja, disa nga personalitetet e shquara qe i burgosi dhe vrau krimineli sadist Enver Hoxha.

Prof. Dok. LOCI,‑ një ndër kirurgët më të dëgjuar dhe të shquar në Itali dhe Evropë. Ekzekutohet, më 1946.

Prof. Dok.. ZUBER, ‑ gjeolog me famë botrore, me origjinë polake. Zbuluesi i vendburimeve të naftës në shumë vende të botës. Në Shqipëri ka zbuluar disa vendburime nafte në Kuçovë dhe Patos. Vdes nga tortuarat në burgun e Tirnës, më 1947.

ARQILE TASI,‑ diplomuar për letërsi në SHBA. Ish drejtori i Bibliotekës Kombëtare. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1957.

XHEVAT KORاA,‑ diplomuar në Austri për histori. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1955.

GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar për filozofi në Itali. Ish ministër i arsimit. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1960.

MIRASH IVANAJ,‑ ish ministër i arsimit, diplomuar për letërsi në Itali. Vdiq në burgun e Tiranës, më 1954.

HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar në Austri për shkenca politike. Tragjedian i njohur i letërsisë shqipe. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1964.

XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar për Shtamadhori në Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit të Shtamadhorisë në kohën e Monarkisë. Vdiq në burgun e Burrelit, më 1958.

SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar për fizikë bërthamore në Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, më 1947.

SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar për shkenca biologjike në Itali. Ekzekutohet, më 1951.

MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar për letërsi në Itali. Krijuese e PSDSH, më 1943. Vdes pas 38 vjetësh në internim. Autore e disa librave.

ENGJثLL اOBA,‑ diplomuar për jurist në Itali. Vuajti 25 vjet burg.

VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Diplomuar për teologji në Athinë. Vdiq më 1965, pasi vuajti 25 vjet burg.

PATER MESHKALLA,‑ diplomuar për teologji në Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit françeskan në Shkodër. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg.

HAFثZ ALI KORاA, ‑ diplomuar për teologji në Turqi. Publiçist dhe autor i disa librave me përmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.

...etj.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Qindra mijra intelektualë të mirë arsimuar internohen në Itali dhe Greqi duke punuar si pastrues edhe roje hotelesh, pasi në Shqipëri nuk kishte dhe nuk ka më një ekonomi normale,nuk ka më fabrika që të mund ti drejtojnë,nuk ka më ushtri .Ka vetëm miltinatë të pashkollë,dhe plot injorantë që drejtojnë atë pak që ka mbetur.Ky është gjenocid!
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Zana këtu je pak gabim.Forca ushtarake e një vendi të vogël si ky joni për atë kohë ka qënë mëse e mjaftueshme.Pas shitjes të të gjitha aseteve,pasurisë të shqiptarëve,shitjes të tankeve edhe mjeteve të rënda të ushtrisë ka erdhur rradha edhe për forcën ajrore.Mund të kërkosh dhe do të gjesh që sot kemi nxjerrë në shitje 200-copë avionë luftarakë të ndryshëm në përdorim të ushtrisë.Pra një vend me 200-të avionë luftarakë sikur gjysma e tyre të punonin nuk mund të quhet një forcë jo aq e fuqishme ajrore.Sot po,territori ajror i vendit mbrohet nga forcat ajrore Greke dhe Italiane në bazë të marrëveshjeve të N.A.T.O .Flota ajrore ka dalë jashtë përdorimit për një arsye shumë banale,karburanti për avionët është shumë i shtrenjtë :)

Sigurisht, e thashe me kuptimin qe Shqiptaret ne ate kohe ishin grusht dhe s'donin t'ja dinin per superfuqite ushtarake :)
e mbronin Atdheun me shpirt , me kembe e duar, mish dhe thua :) dhe e kishin syrin taman si Shqiponja vigjilente, :)

Jam shume dakort me ty :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Hajduti te shikoj se qenke demokrat i flaket ...

Nuk po flas se enveri esht me i mir se sala apo me i keqi po mos harro se dhe sala nje nga klyshet qe ka len enveri mbas esht ...

Ajo qe dua te them une dua te flas pikrisht per ate qe ndodh sot ne vendin ton..Pse duhet te hyn permiet nga greqia dhe maqedonia ? dhe permiet qe behen ne vendin ton kalben ne shpin e fermerit?? Kur e dim shum mir qe shqiperia ka mjaft vend per prodhime vendi nga me te ndryshmet dhe ska nevoj te paguaj per perimet qe hyn nga jasht..Nderkoh qe ka shum njerez qe kan frik te punojen token e tyre , kan frik te prodhojen perimet sepse shteti sja merr per siper dhe ua le ti kalben neper shpija ....Ti e di qe qeveria luan rol te rendsishem ne kte fush??

Sjam me asnje parti dhe sme pelqen politika por flas me ate ca une shikoj qe ndodh ne vendin ton..Dhe mos te flasim si demokrat apo socialist por te jemi realist dhe te shikojm ate qe ndodh vertet ne vendin ton...Enveri ka ber keq ka vrar e ka prer por nje gje e ka pas kan qen te gjith te barabart..Une se kam arit kohen e tij por me aq njohuri sa kam marr nga historia kam par anen e mir dhe anen e keqe ti tij..Disa gjera i ka pas te mira ne sherbim te popullit se punonin te gjith ..Dhe hanin te gjith, do thuash ti ca hanin?..Ndoshta nuk hanin shum por njeri svdiste nga uria..Nderkoh qe te shikojem sot nje e ke me x6 xhiro neper rruge ndersa nje tjeter e ke duke kerkuar nje cop buke neper kto rruge...Kto jan ndryshimet e kohes ...Po te flasim si demokrat apo si socialist normal qe sdo i pelqenit kto krahsime..Ku shum te rinje sot rrin pa pune..Mbarojen shkollen dhe ca bejen rrin po prap me duar ne xhepa pse? sepse kur shkon ne nje institucion shtetroer po spate leke mik ste fut njeri ne pune le te kesh mbaruar ti shkollen me notat me te larta sti hedh njeri syt po spate kto te dyja..
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Qindra mijra intelektualë të mirë arsimuar internohen në Itali dhe Greqi duke punuar si pastrues edhe roje hotelesh, pasi në Shqipëri nuk kishte dhe nuk ka më një ekonomi normale,nuk ka më fabrika që të mund ti drejtojnë,nuk ka më ushtri .Ka vetëm miltinatë të pashkollë,dhe plot injorantë që drejtojnë atë pak që ka mbetur.Ky është gjenocid!

Iron ,

ndryshe eshte te zgjedhesh (te luftosh per nje te ardhme) fatin , ndryshe esht ta diktoj me gisht nje pusht (te coj , si ne rastin e atyre . ata nuk e zgjodhen vet vdekjen e tyre , kurse këta halet e evropes i zgjodhen me duart e tyre , sepse kur nuk lufton per vendin tend jan dy gjera ,

ose fati do te hap dyert , ose ato haletë do ti hapin...
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron,
Qafsha zanen, per kete mendim Edi te jep nje pilaf e dy qebap, pa kos se nuk ja vlen. :)

Gjate rregjimit te Hoxhes ka pasur shume gazeta opozitare,qytetaret shkonin dhe vinin ne vendet e tjera si tju deshte qefi. Gazetat shanin qeverine e Mehmet Shehut cdo dite, dhe kishte prej tyre qe benin thirrje per nderrimin e kryeministrit apo qe kerkonin doreheqjen e Enver Hoxhes.

Bile llotoja amerikane ka filluar qe ne 1973 jo ne 1993. Shume qytetare shqiptare kishin pasaporte jo vetem shqiptare por edhe shtetesi te huaja dhe venin dhe vinin, Rinasi ishte plot. Ndersa tani ne kohen e Berishes vetem leternjoftimin kemi. Dyqanet gjate kohes se Hoxhes ishin plot, gjeje cfare te doje dhe rradhat tani nen rregjimin e Berishes po na marrin frymen.

Grupet muzikore qe ishin nen rregjimin e Hoxhes benin namin me muzike rrok dhe hip-hop. Cdo kongres partie pershendetej nga keto grupe.
Tani kengetaret denohen nese bejne nje kenge qe del kunder deshires se Partise Demokratike. E morret vesh Sherif Merdanin e denuan 16 vjet se kendoi nje kenge amerikane ne nje rreth te ngushte miqsh!

Vete Hoxha dhe zyrteret e tij priteshin nga presidenti i SHBA apo i BE. Bile keta dergonin edhe delegacionet e partive te tyre ne Kongreset e Hoxhes.

Gjate rregjimit te Hoxhes eshte shume e vertete qe Drejtori i TVSH ka qene njeri me dy barre mend. Ne cdo dite kishte 4 ore program nga te cilat 1 ore e gjysme lajme partie dhe 2 here ne jave kishte filma te huaj kryesisht kineze dhe koreane deri ne vitet 1978, dhe me pas filma italiane, franceze dhe kallamishtet me balte te Blasko Ibanjezit.

Gjate rregjimit te Berishes mungojne keto dhe ka vetem 1 TV, RTV. Ne kohen e Hoxhes gelonte TOP Media, Klan, BBF apo media te tjera.
Gjithashtu ne kohen e Hoxhes te gjithe benin pushimet e tyre ne plazhe dhe kabinat me mik u shpiken nen rregjimin e Berishes. Po keshtu tani lejohesh te shkosh 1 here ne 2 vjet ne plazh ndersa nen rregjimin e Hoxhes vlonte jeta e nates dhe makinat private!

Sikur edhe une te adhuroja diktatorin e te urreja Berishen do gjeja vetevten tek disa prej jush, aritmetik e thjesht.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

sot nje e ke me x6 xhiro neper rruge ndersa nje tjeter e ke duke kerkuar nje cop buke neper kto rruge...Kto jan ndryshimet e kohes ...Po te flasim si demokrat apo si socialist normal qe sdo i pelqenit kto krahsime..Ku shum te rinje sot rrin pa pune..Mbarojen shkollen dhe ca bejen rrin po prap me duar ne xhepa pse? sepse kur shkon ne nje institucion shtetroer po spate leke mik ste fut njeri ne pune le te kesh mbaruar ti shkollen me notat me te larta sti hedh njeri syt po spate kto te dyja..

po flet per kapitalizëm?

shiko kjo esht nje e keqja e jona. sepse e dim nga na vjen ajo (e keqja) dhe rrim qahemi gjate gjithe kohes, me pas ngrem syt nga lart , duke harruar qe jemi ne ata qe mund te bejme ndryshime .
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Hajduti te shikoj se qenke demokrat i flaket ...

Nuk po flas se enveri esht me i mir se sala apo me i keqi po mos harro se dhe sala nje nga klyshet qe ka len enveri mbas esht ...

Ajo qe dua te them une dua te flas pikrisht per ate qe ndodh sot ne vendin ton..Pse duhet te hyn permiet nga greqia dhe maqedonia ?..

ne ate kohe Enveri per k'to armiq e kishte fjalen, prandaj i ruante kufinjte si Shqiponja malet, fjalet e tij ne ate kohe po vertetohen sot, dhe k'tu ka hile pas kurrizit, si i thone ta fut i joti jo i huaji,
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

po flet per kapitalizëm?

shiko kjo esht nje e keqja e jona. sepse e dim nga na vjen ajo (e keqja) dhe rrim qahemi gjate gjithe kohes, me pas ngrem syt nga lart , duke harruar qe jemi ne ata qe mund te bejme ndryshime .

po pse kapitalizmi nuk varet nga Pushteti sipas teje ?
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron ,

ndryshe eshte te zgjedhesh (te luftosh per nje te ardhme) fatin , ndryshe esht ta diktoj me gisht nje pusht (te coj , si ne rastin e atyre . ata nuk e zgjodhen vet vdekjen e tyre , kurse këta halet e evropes i zgjodhen me duart e tyre , sepse kur nuk lufton per vendin tend jan dy gjera ,

ose fati do te hap dyert , ose ato haletë do ti hapin...

Normalisht që është e ndryshme,shëmbulli mbase ishte i pavënd por duhet sjellë për të parë se çfarë kanë pësuar intelektualët në këtë vend.Pastaj Hajduti ka sjellë disa emra intelektualësh,emra të cilët nuk thonë se çfarë kanë qënë këta njerëz.Që Enveri vrau intelektualë shpesh edhe kot kjo dihet për këtë nuk ka ujë që e lan.Por e lan ajo tjetra,të gjithë anëtarët e qeverive kislinge në vende të ndryshme u internuan u rrahën apo pështynë publikisht.Mos duhet të ishin në qeveri edhe Esat Pasha apo Haxhi Qamili pas luftës sepse një pjesë e këtyre intelektualëve diçka të tillë përfaqësonin?Kur ndrohen pushtet sot ne një vend i emancipuar heqim nga puna edhe pastruesit ,ç'farë mund të flasësh për atë kohë më pas.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Te analizosh keto qe shkruan Zana, duhet te jesh rritur fukara ne bark e ne shpirt.

Per nje mendje qe nuk vuan nga kompleksi qe len fukaralleku, e kupton shume mire se nje njeri qe i eshte mbyllur rruga per karrier, jane zvanitur endrrat e tija rinore, te behet dikushi, edhe si komunist edhe si demokrat, edhe si nazist po qe nevoja, sot i bindur se "rruga e karrieres eshte hedhur ne ere", shfryn gjithe dufin e tij te mbrendshem.

E gjithe sistemi "hidhet ne ere" sepse drejtor eshte nje "idiot".

Kur Shqiptaret i ka shtypur per 50 vjet nje idiot, frikacak, legen si EH
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

po pse kapitalizmi nuk varet nga Pushteti sipas teje ?

ishte reciproke si pytje ajo tëmja , bjondinkë :P

Kur ndrohen pushtet sot ne një vend i emancipuar heqim nga puna edhe pastruesit ,ç'farë mund të flasësh për atë kohë më pas.

mir mbase siç the dhe ti . une mora per baze vetem shembullin qe dhe ti . prandaj fshiva dhe nje pjes te komentit tend .

sa i perket pjeses se mbetur ,

kjo pra esht ajo pjese qe duhet ta luftojm realisht ne . dhe "prapambetjet" me fryme partiake qe sot e kane tejmbushur Shqiperine i japin ekzistence ktij fakti qe permend ti . Sepse ajo pastruesja qe thua ti , e qe zevendson ate tjetren kur ndrohen pushtetet , nuk lufton per te ardhmen e shtetit dhe vazhdimsis por i " fryn " teseres se partise vet .

e ku neper mitingje , behet nami dhe nishani . me moton te vijm ne pushtet e te fitojm nje cop pune . kjo eshte?
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

po flet per kapitalizëm?

shiko kjo esht nje e keqja e jona. sepse e dim nga na vjen ajo (e keqja) dhe rrim qahemi gjate gjithe kohes, me pas ngrem syt nga lart , duke harruar qe jemi ne ata qe mund te bejme ndryshime .

Normal qe ky esht gabimi numer1 tek ne qe skemi dit asnje her te bejem ndryshimin..
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Te analizosh keto qe shkruan Zana, duhet te jesh rritur fukara ne bark e ne shpirt.

Per nje mendje qe nuk vuan nga kompleksi qe len fukaralleku, e kupton shume mire se nje njeri qe i eshte mbyllur rruga per karrier, jane zvanitur endrrat e tija rinore, te behet dikushi, edhe si komunist edhe si demokrat, edhe si nazist po qe nevoja, sot i bindur se "rruga e karrieres eshte hedhur ne ere", shfryn gjithe dufin e tij te mbrendshem.

E gjithe sistemi "hidhet ne ere" sepse drejtor eshte nje "idiot".

Kur Shqiptaret i ka shtypur per 50 vjet nje idiot, frikacak, legen si EH

ha ha , ti zogu je rritur me frymen e PD-se :)

Mua s'me pelqen t'ju futem k'tyre gjerave shume personalisht, por meqe cilesove po ta sqaroj 1 cik historine time, edhe pse gjithmone ta kam bere te qarte qe jam rritur ne 1 familje te rrethuar me politikane,

Pra,

Mamaja ime vjen nga 1 familje krahu i djathte i atij ish -pushteti , kurse babai nga 1 familje Kulakesh si i qunin ne ate kohe ( nqs ja ke idene ) : )

pra kam perjetuar nga 2 anet, gjithsesi ne momentin qe mamaja ime beri k'te turp dhe i nxiu faqen babait te saj , policia mori urdher shteti ( pikerisht nga Adil Carcani ) e koka te tjera, qe te iki ta mori mamane time ta dergoj tek familja e saj , pasi ne letra ishte paraqitur qe babai im, e ka genjyer dhe e ka rrembyer mezor vajzen ( pra mamane time ) .

Ama , kur mamaja ime deshmoi qe ka ikur nga shpia me deshiren e saj dhe e dashuron babain tim, c'do akuze u hodh poshte dhe cifti u la i lire, pra ishin njerezit te lire te dashuroheshin ne ate kohe pak rendesi kishin anet politike , apo krahinat :) , edhe pse partite politike ishin goxha te acaruara,

Tani persa i perket me gjate ne kurre s'na ka prekur ky sistem pasi mamane e kisha mesuese dhe vazhdonte me punen e saj se ngaxmonte njeri, kurse babai ka qene ( dhe eshte ) 1 burre Zoteri, qe me moralin e tij dinjitetin ,dhe djersen e tij ju tregoi se c'fare burri ishte dhe c'fare synimi kishte kjo lidhje cifti. Duke u bazuar tek k'to vlera k'to si cift kane jetuar ( edhe pse kishte xhelozira tek tuk ) dhe vazhdojne te jetojne shume te lumtur, gjithashtu mbi te gjitha jane shume te kenaqur edhe me femijet e tyre , :)
jemi rritur sh mire dhe kjo fale mundesive qe jepeshin ne ate kohe , dhe djerses se prinderve te mi,

Prandaj i dashur Hajdut, mos fol thjeshte me virtytin e partise sate te dashur PD- nuk ke ide me te thella,
Ai sistem ka qene i mire ne pergjithesi per te gjithe , :)
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top