Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Hajduti te shikoj se qenke demokrat i flaket ...

Nuk po flas se enveri esht me i mir se sala apo me i keqi po mos harro se dhe sala nje nga klyshet qe ka len enveri mbas esht ...

Ajo qe dua te them une dua te flas pikrisht per ate qe ndodh sot ne vendin ton..Pse duhet te hyn permiet nga greqia dhe maqedonia ? dhe permiet qe behen ne vendin ton kalben ne shpin e fermerit?? Kur e dim shum mir qe shqiperia ka mjaft vend per prodhime vendi nga me te ndryshmet dhe ska nevoj te paguaj per perimet qe hyn nga jasht..Nderkoh qe ka shum njerez qe kan frik te punojen token e tyre , kan frik te prodhojen perimet sepse shteti sja merr per siper dhe ua le ti kalben neper shpija ....Ti e di qe qeveria luan rol te rendsishem ne kte fush??

Me thuaj ku jeton, qe te bej nje telefonate kur te kete takim doktori me fermeret e fshatit tend, mund t'ia shtrosh kete pyetje shume interesante! :P
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron,
Qafsha zanen, per kete mendim Edi te jep nje pilaf e dy qebap, pa kos se nuk ja vlen. :)

Gjate rregjimit te Hoxhes ka pasur shume gazeta opozitare,qytetaret shkonin dhe vinin ne vendet e tjera si tju deshte qefi. Gazetat shanin qeverine e Mehmet Shehut cdo dite, dhe kishte prej tyre qe benin thirrje per nderrimin e kryeministrit apo qe kerkonin doreheqjen e Enver Hoxhes.

Bile llotoja amerikane ka filluar qe ne 1973 jo ne 1993. Shume qytetare shqiptare kishin pasaporte jo vetem shqiptare por edhe shtetesi te huaja dhe venin dhe vinin, Rinasi ishte plot. Ndersa tani ne kohen e Berishes vetem leternjoftimin kemi. Dyqanet gjate kohes se Hoxhes ishin plot, gjeje cfare te doje dhe rradhat tani nen rregjimin e Berishes po na marrin frymen.

Grupet muzikore qe ishin nen rregjimin e Hoxhes benin namin me muzike rrok dhe hip-hop. Cdo kongres partie pershendetej nga keto grupe.
Tani kengetaret denohen nese bejne nje kenge qe del kunder deshires se Partise Demokratike. E morret vesh Sherif Merdanin e denuan 16 vjet se kendoi nje kenge amerikane ne nje rreth te ngushte miqsh!

Vete Hoxha dhe zyrteret e tij priteshin nga presidenti i SHBA apo i BE. Bile keta dergonin edhe delegacionet e partive te tyre ne Kongreset e Hoxhes.

Gjate rregjimit te Hoxhes eshte shume e vertete qe Drejtori i TVSH ka qene njeri me dy barre mend. Ne cdo dite kishte 4 ore program nga te cilat 1 ore e gjysme lajme partie dhe 2 here ne jave kishte filma te huaj kryesisht kineze dhe koreane deri ne vitet 1978, dhe me pas filma italiane, franceze dhe kallamishtet me balte te Blasko Ibanjezit.

Gjate rregjimit te Berishes mungojne keto dhe ka vetem 1 TV, RTV. Ne kohen e Hoxhes gelonte TOP Media, Klan, BBF apo media te tjera.
Gjithashtu ne kohen e Hoxhes te gjithe benin pushimet e tyre ne plazhe dhe kabinat me mik u shpiken nen rregjimin e Berishes. Po keshtu tani lejohesh te shkosh 1 here ne 2 vjet ne plazh ndersa nen rregjimin e Hoxhes vlonte jeta e nates dhe makinat private!

Sikur edhe une te adhuroja diktatorin e te urreja Berishen do gjeja vetevten tek disa prej jush, aritmetik e thjesht.

Më beso Hajduti,nuk pres të haj pilafin e Ramës si çorba që pret të hash ti nga Saliu.Për mua as Rama nuk përbën ndonjë ndryshim nga Saliu.Jam fatlum sepse nuk dal kundër ndërgjegjes time për atë çorbën që do më ngrohi barkun.Urrej politikanët në përgjithësi,por tall më shumë militantët që j'u dalin sytë nëpër faqe sociale vetëm për atë të shkretë çorbë :) Sinqerisht duke mos dashur të të ofendoj inteligjencën,ne të dy ndryshojmë shumë mbi qasjen që kemi ndaj ushqimeve,unë haj atë që mund edhe më pëlqen të haj,ti han atë që të servir i madhërishmi,idhulli Sali Ramë (për të mos u ngritur më) Berisha.

Me rradhë : Dyqanet ishin bosh por mund të merrje atë pak që kishte atje,sot janë plot me produkte prejardhja e të cilave dihet, dhe më kryesorja,janë plot edhe mbeten plot sepse ai minatori që nxjerr bakër(floririn shqiptar,pra pasurinë shqiptare) për t'ja dhënë turkut nuk mund të blejë më shumë se sa i jepte Enveri.

Nuk ka ndryshim të madh,në atë kohë nuk shaje dot ,se të dëgjonin dhe rrezikoje,sot shan por nuk të dëgjon njeri dhe rrezikon të çmendesh :)

Në kohën e Hoxhës nuk kishte grupe muzikore rocku por kishte këngëtarë,ata këngëtarë të cilët zgjidheshin për të qënë këngëtarë,sot nuk ka më këngëtarë përveç disa njerëzve që çiren,që bëjnë tallava,që shqip nuk flasin mirë, etj etj Atëherë nuk kishte plagjiaturë dhe bëje burg për muzikën,sot në eurovizion do na përfaqësojë një këngë e vjedhur sërbe zgjedhur nga TVSH televizioni i pavarur publik :) Bëje burg edhe për veshjen,sot kënga fituese e fëmijëve në festival nuk u pranua në eurovizion për të rinj pas ajo goca që e këndonte kishte dalë lakuriq në skenë ,dhe e gjitha kjo nën kujdesin e TVSH

Në kohën e Enverit nuk i priste SH.B.A apo delegacionet e tjera, por gjermanët vinin duke ofruar lek edhe marrëveshje,sot na presin edhe presim delegacione të cilët nuk vijnë kot,disa duan të na marrin detin,disa të tjerë të na ndryshojnë historinë,ky është çmimi për të qënë pompoz dhe të mos lash duart se takove Enverin,ups Sh.B.A dhe delegacionet e tjera.

Në kohën e Hoxhës bënin aq pushime sa bënin por i bënin në det,sot edhe nëse 12-të muaj të mund të bësh pushime nuk ke ku i bën,pasi deti është bërë si një gropë e madhe e mbushur me jashtëqitje ,por ti nuk më shqetëson në këtë pjesë se je aq inteligjent që të heqësh nga një lugë çorbë për ta ngrënë në Spanjë, Greqi apo Turqi.

Në kohën e Hoxhës nuk kishte makina private,por ato që ishin deri diku kryenin punën pa vrarë njerëzit,sot kemi plot makina private dhe sigurisht kryeqytetin më të ndotur,besa ja kalojmë edhe Kinës,pikërisht nga mirqënia ekonomike zgjedhim makina të reja që nuk ndotin ambjentin. :)

ا'farë të të them më ty unë,je i pandreqshëm sepse je një militant i verbër,të ka qëruar smogu i Saliut,Të ka infektuar çorba me miell mbushur me stoko edhe përzierës të tjerë që ta jep Saliu ta hash përditë.Të ka shurdhuar muzika ''rock'' e maceve dhe maçokëve që çiren pabeve të Tiranës,e kështu me rradhë
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Me thuaj ku jeton, qe te bej nje telefonate kur te kete takim doktori me fermeret e fshatit tend, mund t'ia shtrosh kete pyetje shume interesante! :P

Ik o shoku ik merr na nje 5milekshe fute ne xhep dhe mbaj flamurin PD Gjith diten ne dor se per kshu fansash ka nevoj populli.....
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Zana,
Nuk personalizoj asgje, nese e kam bere, thjeshte per te ngacmuar, aspak per me shume.

Me vjen mire qe ke patur fatin qe problemi i prinderve te tu, u zgjidh paqesisht fatmiresisht, pasi mund te sjell me qindra e qindra shembuj te kundert. Do te kisha dhene nje Like shkrimit tend, por ajo fjalia e fundit, ishte e pa vene ne ate shkrim jete.

Sikurse e kam thene, e respektoj mendimin ndryshe, ku ka nje llogjike brenda.
 
ai ështe fansE e tërbuar e PPSH , dmth PD-s, se me mori gishti per shtremët .
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron,
Mendimet e tua, me bejne te jem optimist qe ne gjirin e PS ka edhe "mendimtare" si ti, qe fatkeqesisht endeni rrugeve.

Nuk me shkon ndermend te bej sarkazem me ty, perkundrazi thjeshte nje shaka qe nje "shok virtual" e mirekupton.

Sepse te dy e dime mire, qe nuk ta mbush barkun corba apo pilafi i tjeterkujt, vetem ai i fituar vete.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Zana,
Nuk personalizoj asgje, nese e kam bere, thjeshte per te ngacmuar, aspak per me shume.

Me vjen mire qe ke patur fatin qe problemi i prinderve te tu, u zgjidh paqesisht fatmiresisht, pasi mund te sjell me qindra e qindra shembuj te kundert. Do te kisha dhene nje Like shkrimit tend, por ajo fjalia e fundit, ishte e pa vene ne ate shkrim jete.

Sikurse e kam thene, e respektoj mendimin ndryshe, ku ka nje llogjike brenda.

Shembull me real , dhe me te afert, s'ke per te gjetur , sigurisht kemi edhe nga ato sot ankohen qe i ka pas mbytur sistemi, kam une komshinj qe ne ate kohe kane qene me Test Partie, dhe sot kane perfunduar pijanece dhe dembele bashke me femijet e tyre , ama k'to tipa jane gjithmone ato qe hane ne kurriz te tjereve dhe spiunojne, :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

316451_169266999832669_756436770_n.jpg
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron,
Mendimet e tua, me bejne te jem optimist qe ne gjirin e PS ka edhe "mendimtare" si ti, qe fatkeqesisht endeni rrugeve.

Nuk me shkon ndermend te bej sarkazem me ty, perkundrazi thjeshte nje shaka qe nje "shok virtual" e mirekupton.

Sepse te dy e dime mire, qe nuk ta mbush barkun corba apo pilafi i tjeterkujt, vetem ai i fituar vete.
Të mirëkuptoj dhe nuk kam asnjë problem të këtij lloji ,përgjithësisht më pëlqejnë debatet,debate të cilat jam mësuar mos ti humbas jo për shkak të aftësive të mia por për shkak të paaftësive të të tjerëve :P
Për sa i përket politikës e ke shumë gabim,unë nuk jam socialist,thjesht bëj detyrën time si qytetar për të qënë opozitë e çdo qeverie në të mirë të interesit tim personal ,dhe të gjithë të tjerëve.Me keqardhje e them që ti Hajduti nuk besoj se mund ta kuptosh diçka të tillë,është një koncept i pa pranueshëm tek një militant që një njeri të bëjë opozitën ndaj ç'do lloj pushteti :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron,
Me vjen mire qe kritikon te tjeret, keshtu po! Na ben mire. Je ne drejtimin e duhur.
Po me E.H, sikur me dukesh ne pozite, apo... . Se psh Zana, e tregoi se perse e adhuronte, ti ?!
 
Pra,

Mamaja ime vjen nga 1 familje krahu i djathte i atij ish -pushteti , kurse babai nga 1 familje Kulakesh si i qunin ne ate kohe ( nqs ja ke idene ) : )

pra kam perjetuar nga 2 anet, gjithsesi ne momentin qe mamaja ime beri k'te turp dhe i nxiu faqen babait te saj , policia mori urdher shteti ( pikerisht nga Adil Carcani ) e koka te tjera, qe te iki ta mori mamane time ta dergoj tek familja e saj , pasi ne letra ishte paraqitur qe babai im, e ka genjyer dhe e ka rrembyer mezor vajzen ( pra mamane time ) .

Ama , kur mamaja ime deshmoi qe ka ikur nga shpia me deshiren e saj dhe e dashuron babain tim, c'do akuze u hodh poshte dhe cifti u la i lire, pra ishin njerezit te lire te dashuroheshin ne ate kohe pak rendesi kishin anet politike , apo krahinat :) , edhe pse partite politike ishin goxha te acaruara,

Tani persa i perket me gjate ne kurre s'na ka prekur ky sistem pasi mamane e kisha mesuese dhe vazhdonte me punen e saj se ngaxmonte njeri, kurse babai ka qene ( dhe eshte ) 1 burre Zoteri, qe me moralin e tij dinjitetin ,dhe djersen e tij ju tregoi se c'fare burri ishte dhe c'fare synimi kishte kjo lidhje cifti. Duke u bazuar tek k'to vlera k'to si cift kane jetuar ( edhe pse kishte xhelozira tek tuk ) dhe vazhdojne te jetojne shume te lumtur, gjithashtu mbi te gjitha jane shume te kenaqur edhe me femijet e tyre , :)
jemi rritur sh mire dhe kjo fale mundesive qe jepeshin ne ate kohe , dhe djerses se prinderve te mi,

pa dashur te te futem tek çorba juaj , por di te them qe ti po permend se ka dhe nje drit te mire dhe vetem kaq , vetem nje drite si ato bovat detare natën. dakort nuk diskutohet se nuk ka pas te mira .

me pas ti vet po thua , qe u be alarmante si rast ! pse ?

dikur bejlerët e pasur , tregatar te zote te asokohe ne Tiranë(sepse ktu te flas me fakte) ju mor e gjithe pasuria, per cfare arsye ?

pse na shtypi?

pse sot e ksaj dite vazhdojme e shtypemi? ketyre dy pyetjeve (ne lidhje me tregtaret) normalisht , mund te zgjedhesh mos ti pergjigjesh sepse nuk pretendoj te japesh nje pergjigje , sepse nuk ka te tille per ta justifikuar .

jo me kot , ta kam nenvizuar me bold pjesen me lart .

secili , shprehet ne baz te përvojes . dikush qe atehere gezoj nje shtepi ne mes te Tiranës sic ishin (oficere , nen-oficere , komandante, spiuna te shtetit , pa perjashtim te gjith keta) do flasin mire , sepse u ushqyen mir nga ai sistem . kurse ne pjesa e mbetur qe gjithçka na u mor , do flasim si mos me keq . kjo kuptohet...por qe te mbrosh dike qe te ofron dicka padrejtsisht , ky esht kulmi...

un te marr vetem nje rast , sepse ka pafund . sepse ajo ishte e vemtja menyre :) .

e di çfar me ka pelqyer realisht nga ai sistem , varja qe i ben atyre maskarenjve ne 91 a 92 ne Fier , vetem kaq. kjo te lejohet ta thuash...
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Enveri ka pas shume te keqija por edhe te mira :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Iron,
Me vjen mire qe kritikon te tjeret, keshtu po! Na ben mire. Je ne drejtimin e duhur.
Po me E.H, sikur me dukesh ne pozite, apo... . Se psh Zana, e tregoi se perse e adhuronte, ti ?!
Më beso nuk jam në pozitë me asnjë por si qytetar i këtij vendi më lind e drejta të peshoj të mirat dhe të ligat e secilit sistem që jetoj,dhe përderisa peshorja shkon kah të mirave të Hoxhës,(edhe pse të pakta) pasi këta të tjerët vetëm kanë ngrënë ato që la sistemi i tij,më lind edhe vetvetiu një ''simpati'' për të.Duke qënë mëndërisht me këtë formë krahasimi ,kushedi ty të duket sikur adhuroj dikë,unë i urrej të gjithë politikanët por mbase ndonjë e urrej më pak se i urryeri aktual.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

pa dashur te te futem tek çorba juaj , por di te them qe ti po permend se ka dhe nje drit te mire dhe vetem kaq , vetem nje drite si ato bovat detare natën. dakort nuk diskutohet se nuk ka pas te mira .

me pas ti vet po thua , qe u be alarmante si rast ! pse ?

dikur bejlerët e pasur , tregatar te zote te asokohe ne Tiranë(sepse ktu te flas me fakte) ju mor e gjithe pasuria, per cfare arsye ?

pse na shtypi?

pse sot e ksaj dite vazhdojme e shtypemi? ketyre dy pyetjeve (ne lidhje me tregtaret) normalisht , mund te zgjedhesh mos ti pergjigjesh sepse nuk pretendoj te japesh nje pergjigje , sepse nuk ka te tille per ta justifikuar .

jo me kot , ta kam nenvizuar me bold pjesen me lart .

secili , shprehet ne baz te përvojes . dikush qe atehere gezoj nje shtepi ne mes te Tiranës sic ishin (oficere , nen-oficere , komandante, spiuna te shtetit , pa perjashtim te gjith keta) do flasin mire , sepse u ushqyen mir nga ai sistem . kurse ne pjesa e mbetur qe gjithçka na u mor , do flasim si mos me keq . kjo kuptohet...por qe te mbrosh dike qe te ofron dicka padrejtsisht , ky esht kulmi...

un te marr vetem nje rast , sepse ka pafund . sepse ajo ishte e vemtja menyre :) .

e di çfar me ka pelqyer realisht nga ai sistem , varja qe i ben atyre maskarenjve ne 91 a 92 ne Fier , vetem kaq. kjo te lejohet ta thuash...

Ne radhe te pare, u be alarmante per shkak politik ( kjo gje ndodh ne c'do shtet kur vjen puna per raste te tilla)
Ne radhe te dyte, sepse ne letra ishte paraqitur, sikur babai im e kishte grabitur vajzen e k'tij politikani mezor ( dhe sigurisht k'te e kishte bere vete babai i saj, )

tani persa i perket te tjerave c'fare ke shprehur me gjate, une di te them qe nga familja e babait tim, gjithe pasuria u dogj ne kohen e luftes , s'ja mori njeri mezor, ( kurse pasurite e patundshme pshm tokat , akoma i zoterojme) dhe persa i perket me shume duhet te kemi gjysherit tone deshmitare qe ti analizojme gjerat me qarte,

Shembulli qe solla une ishte 1 rast ekstrem , pak a shume desha te them , duhet te kete pas arsye shume te medhaja kur jane more vendime me te renda, ama njerezit ishin te lire edhe ne ate kohe pa dallim rrace, gjinie apo krahine,
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Zana1 njerezit ishin te lire? Ne nje vend te vetquajtur i vetmi vend socialist ne Bote .... Qe do te thote gjithcka donin ta arrini me forzat e veta pa asnje ndihme nga jashte.... Po ta fal ket gafe per moshen dhe sepse sje rrit ne ato kohe.... Etj etj etj
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Ju as qe e keni njohur Enverin ,

Pse ju e keni njohur!apo desh te thuash sistemin e atehershem te udhdhequr nga vet enveri!

Per gjith shqiptaret jasht trojeve te Shqiperis Enveri ka qen liber shum i dashur, meqe Shqiperia ishte zon e ndaluar per ta vizitu ket bindje kishin shqiptaret jashe kufirit te Shqiperis,por tani nuk ka asnje se i thot vetit shqiptar, ne kuptimine plot te fjales,qe e adhuron nje diktator, madje turperohen pse nuk kan pas asnje info se cfar i beri Enveri shqiperis, mbase nuk do kishin mundesi ti ofrojn ndonje ndime,,,,, por te pakten nuk do krenoheshin me te.
ris.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

po pse ato qe te japin ndihme nga jashte , cilet jane qellimet e tyre ? ta japin kshu karitas thua ti .....

S'kemi pas pse , me kembe me duar me mendje mire kemi qene :)
 
Per gjith shqiptaret jasht trojeve te Shqiperis Enveri ka qen liber shum i dashur, meqe Shqiperia ishte zon e ndaluar per ta vizitu ket bindje kishin shqiptaret jashe kufirit te Shqiperis,por tani nuk ka asnje se i thot vetit shqiptar, ne kuptimine plot te fjales,qe e adhuro nje diktator, madje turperohen pse nuk kan pas asnje info se cfar i beri Enveri shqiperis, mbase nuk do kishin mundesi ti ofrojn ndonje ndime,,,,, por te pakten nuk do krenoheshin me te.
ris.

Po ti kush je që merr përsipër të tregosh se nuk ka asnjë që i thotë vetit shqiptar që e adhuron Hoxhën?Mos po thua nuk ka asnjë islamik që e adhuron Hoxhën sepse nuk la hoxha nëpër xhami?
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Pse ju e keni njohur!apo desh te thuash sistemin e atehershem te udhdhequr nga vet enveri!

Per gjith shqiptaret jasht trojeve te Shqiperis Enveri ka qen liber shum i dashur, meqe Shqiperia ishte zon e ndaluar per ta vizitu ket bindje kishin shqiptaret jashe kufirit te Shqiperis,por tani nuk ka asnje se i thot vetit shqiptar, ne kuptimine plot te fjales,qe e adhuron nje diktator, madje turperohen pse nuk kan pas asnje info se cfar i beri Enveri shqiperis, mbase nuk do kishin mundesi ti ofrojn ndonje ndime,,,,, por te pakten nuk do krenoheshin me te.
ris.

Ti shoqe me vjen keq te te them por s'ja ke idene fare, Shqiperia ishte zone e ndalur per shume arsye , por ama qe ja kishin Ziline komshinjte verdalle dhe Perendimi :)
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

po pse ato qe te japin ndihme nga jashte , cilet jane qellimet e tyre ? ta japin kshu karitas thua ti .....

S'kemi pas pse , me kembe me duar me mendje mire kemi qene :)
rrofsh qe po me meson se gomarit kur i mbaron bari i njome fillon e ha kashten e samarit...Zgjerohu ne njohuri te keqen te ben mire edhe per mendjen edhe per paraqitjen :D
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

o te lutem leri paragjykimet personale jashte k'saj teme, shko shprehu tek tema e duhur :)

alo Deda jam Deda ...Zannaaaaaaa a me degjon moj ....Linja per ne puke :)...Skam paragjykime thjesht i referohem postimit. Cik shaka sa per ngrohje ...klb
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

6704_167119433442091_1645801344_n.jpg
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Po ti kush je që merr përsipër të tregosh se nuk ka asnjë që i thotë vetit shqiptar që e adhuron Hoxhën?Mos po thua nuk ka asnjë islamik që e adhuron Hoxhën sepse nuk la hoxha nëpër xhami?
Ku te dhemb dhembi thon shkon gjuha!Un jam nje nder shqiptaret qe e urrej ne ekstrem komunizmin!! sepse fal komunizmit sot edhe pse pas vdekjes se Enveri sot prap shqiperia eshte aty ku eshte mjerim.Tani edhe pse hapen xhami e kisha prap ajo hija komuniste i ndjk pas .Kjo eshte nje nder arsyjet se duhet urryer sistemi komunist...
Por mund te ket edhe nga ata qe e duan prap ate sistem, e keta mund te jen ata se nuk din te vlersojn demokracin e nga liria e pa cenuar e adhurojn prap komunizmin
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Ne radhe te pare, u be alarmante per shkak politik ( kjo gje ndodh ne c'do shtet kur vjen puna per raste te tilla)
Ne radhe te dyte, sepse ne letra ishte paraqitur, sikur babai im e kishte grabitur vajzen e k'tij politikani mezor ( dhe sigurisht k'te e kishte bere vete babai i saj, )

medoemos ishte sistem komunist . imagjino te kishte dhe biografi te keqe babai yt . si rasti mehmet shehut me pas . armik i popullit gjyshi, e babai ... po , po . e sigurt kjo .

e tregojn faktet , e tregoi koha , jo se po prrallis un.

tani persa i perket te tjerave c'fare ke shprehur me gjate, une di te them qe nga familja e babait tim, gjithe pasuria u dogj ne kohen e luftes , s'ja mori njeri mezor, ( kurse pasurite e patundshme pshm tokat , akoma i zoterojme) dhe persa i perket me shume duhet te kemi gjysherit tone deshmitare qe ti analizojme gjerat me qarte,

si digjet pasuria ( ! )? ndoshta je shprehur gabim dhe une nuk po arrij te te kuptoj siç do doje ti . pasuria qe krijohet me djers e me mund nuk mund ta hedhesh ne ere , siç e ben budallai qe e trashegon . ajo qe krijohet , ruhet me pas per breza e me radhe.

sa per deshmitaret , besoj po ben humor . gje qe sta lejoj , sepse esht e pavend ne kete rast .

un jam dakort te behen krahasime , por qe ti thuash derrit daje me deshir , une nuk i them dot e dashur . madje preferoj te bej te zgjuarin si disa...te hesht , dhe nen ze ti them: "te lumt bytha o shoku Enver" se na nderove...

por babai im , nuk ishte spiun . ndaj nuk perfituam . u tregua idiot idealist dhe frikacak . siç po bejme te gjithe ne sot...qe heshtim dhe bertasim per interesa partiake , jo popullore . qe mir te na behet... po hë .

pjesen qe nuk te kam cituar , me beso nuk kisha nerva per kunder argumenta , sepse jan pafund dhe te lodhshme . ndaj dhe zgjodha mos te zgjatemi ... per ato te mira qe ti beson , dhe te thuash qe njerzit ishin te lire...

po ata , ishin te lire , te lire : TE ENDERRONIN .
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Ti shoqe me vjen keq te te them por s'ja ke idene fare, Shqiperia ishte zone e ndalur per shume arsye , por ama qe ja kishin Ziline komshinjte verdalle dhe Perendimi :)

Po akoma rri ti me ate mendim se zili ja kishte Perendimi se shqiperia ishte super fuci!Keto jan perralla qe dikur i kemi mesuar.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

medoemos ishte sistem komunist . imagjino te kishte dhe biografi te keqe babai yt . si rasti mehmet shehut me pas . armik i popullit gjyshi, e babai ... po , po . e sigurt kjo .

e tregojn faktet , e tregoi koha , jo se po prrallis un.

si digjet pasuria ( ! )? ndoshta je shprehur gabim dhe une nuk po arrij te te kuptoj siç do doje ti . pasuria qe krijohet me djers e me mund nuk mund ta hedhesh ne ere , siç e ben budallai qe e trashegon . ajo qe krijohet , ruhet me pas per breza e me radhe.

sa per deshmitaret , besoj po ben humor . gje qe sta lejoj , sepse esht e pavend ne kete rast .

un jam dakort te behen krahasime , por qe ti thuash derrit daje me deshir , une nuk i them dot e dashur . madje preferoj te bej te zgjuarin si disa...te hesht , dhe nen ze ti them: "te lumt bytha o shoku Enver" se na nderove...

por babai im , nuk ishte spiun . ndaj nuk perfituam . u tregua idiot idealist dhe frikacak . siç po bejme te gjithe ne sot...qe heshtim dhe bertasim per interesa partiake , jo popullore . qe mir te na behet... po hë .

pjesen qe nuk te kam cituar , me beso nuk kisha nerva per kunder argumenta , sepse jan pafund dhe te lodhshme . ndaj dhe zgjodha mos te zgjatemi ... per ato te mira qe ti beson , dhe te thuash qe njerzit ishin te lire...

po ata , ishin te lire , te lire : TE ENDERRONIN .

jo s'jam shprehur gabimisht, thjeshte s'je i qarte ti , :)

pshm ne ate kohe c'do gje u dogj ne kohe lufte dhe kjo s'kishte te bente me Enverin fare, sic duket s'ke informacion ne lidhje me k'te histori.

Une solla 1 rast te afert me kendveshtrim politik dhe ne te njenten kohe me te drejta njerezore, por nuk perjashtova te gjithe, thashe qe do kete pas arsye me te thella per denime me te renda,
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Ku te dhemb dhembi thon shkon gjuha!Un jam nje nder shqiptaret qe e urrej ne ekstrem komunizmin!! sepse fal komunizmit sot edhe pse pas vdekjes se Enveri sot prap shqiperia eshte aty ku eshte mjerim.Tani edhe pse hapen xhami e kisha prap ajo hija komuniste i ndjk pas .Kjo eshte nje nder arsyjet se duhet urryer sistemi komunist...
Por mund te ket edhe nga ata qe e duan prap ate sistem, e keta mund te jen ata se nuk din te vlersojn demokracin e nga liria e pa cenuar e adhurojn prap komunizmin
Në qoftë se ka njerëz që e adhurojnë atë sistem të siguroj që ata pak e adhurojnë për një arsye të thjeshtë,mbylli xhamiat ku bëhet propagandë anti-shqiptare.Nuk e di cilët dhëmbë të dhembin ty po unë dhëmbët i kam për bukuri dhe nuk më shkon gjuha gjëkundi,ty nëse të dhemb gjë nuk të ndihmoj dot se nuk jam dentist :)
Sa për mjerimin më beso që nuk është vetë faji i Enverit,kemi edhe 500-të vjet dum-babën që as emrin tonë nuk na lanë ta shkruajmë.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Në qoftë se ka njerëz që e adhurojnë atë sistem të siguroj që ata pak e adhurojnë për një arsye të thjeshtë,mbylli xhamiat ku bëhet propagandë anti-shqiptare.Nuk e di cilët dhëmbë të dhembin ty po unë dhëmbët i kam për bukuri dhe nuk më shkon gjuha gjëkundi,ty nëse të dhemb gjë nuk të ndihmoj dot se nuk jam dentist :)
Sa për mjerimin më beso që nuk është vetë faji i Enverit,kemi edhe 500-të vjet dum-babën që as emrin tonë nuk na lanë ta shkruajmë.
Nese mendon se islami mbeti mbrapa pse enveri mbylli ato pak xhami se ishin ne shqiperi jeni shum gabim....,,Enveri ka mbyll thjesht objekte,,,,por nuk ka mund te mbyll dot dashurin e madhe se kan pas njeriz per fen e Allahun e vet...Dikush ketu e ka then me duke Glom?se kan agjeru ramazan edhe pse ka qen shum shum e veshtir duke pas parasyshe se dhe djalin ka spiunu te atin,prap nuk i ka pengu besimi te Ni zot...

Jo mir e thu ti se nuk eshte fai i Enverit se akoma po ka enverista edhe sot!prandaj mjermi nuk ka te ndalur.
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

jo s'jam shprehur gabimisht, thjeshte s'je i qarte ti , :)

nuk po bejm parad me "lojra fjalesh" o nuse :) , po kerkoj te argumentosh ato qe shkruan.

pshm ne ate kohe c'do gje u dogj ne kohe lufte dhe kjo s'kishte te bente me Enverin fare, sic duket s'ke informacion ne lidhje me k'te histori.

Une solla 1 rast te afert me kendveshtrim politik dhe ne te njenten kohe me te drejta njerezore, por nuk perjashtova te gjithe, thashe qe do kete pas arsye me te thella per denime me te renda,

për cilën "koh" po flet !

mos e dridh si pite simite , un po flas per nje kohe te caktuar 1945-1985 . kaq, fokusohemi per keto vite . Se mesa dij un ndër kto vite asnje vit i vetëm nuk ka patur lufte .

më pas un te fola per prona ekzistuese dhe te ndertuara ne 45 , ku as 5 vjet me pas nuk u gëzuan nga pronaret. sepse u moren nga shteti me pretekstin bollek i tepruar, e per te sjell komunistat , militantet dhe spiunet . ky esht FAKT .
 
Titulli: Tri motrat Hoxha: E kishim kushëri Enverin, por na internoi 30 vjet

Zana1 njerezit ishin te lire? Ne nje vend te vetquajtur i vetmi vend socialist ne Bote .... Qe do te thote gjithcka donin ta arrini me forzat e veta pa asnje ndihme nga jashte....Po ta fal ket gafe per moshen dhe sepse sje rrit ne ato kohe.... Etj etj etj

Enveri si nje student i viteve te Fashizmit Italian e ka kultivuar shum mire modelin e Mussolinit!
Edhe bravat e dyerve i mblidhte per hekur se nuk kishte nga ta importonte se zgjodhi politiken e izolimit total.

Kjo puna e "te mirave" qe na ka sjell Enveri vjen vetem e vetem per faktinn qe Sali Berisha,Fatos Nano dhe shum bij tjer te Enverit e kan skllaveruar Shqiperine me keq se i 'ati' tyre.
Do flasim per femijet e Enverit qe ndertojn City Park-a,Deka,OLIM-a? Apo per ato te Ramizit qe kan Ferma ne Sh.B.A?
Kto femijet biologjik te ish-Komunisteve pse nuk ju esht konfiskuar pasuria qe 23 vite?Te hershmit e Rubikut e dine me mire se ku ka shkuar Floriri qe u trasportua me kamiona? Esht mundi i gjysherve tane,gjaku i atyre te perndjekurve qe rrihen akoma sot nga barbare te tipit "Breçani Security..."
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top