Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tri motrat e prekura nga sëmundja ‘njeri-ujk’

Kjo është një nga sindromat më të rralla në botë, e cila prek 1 në 1 miliard njerëz. Por loja e fatit ka bërë që tre motra të jenë te prekura prej saj e cila njihet me emrin “njeri-ujk”. Ato janë të mbuluara nga koka deri tek këmbët me qime të dendura.

Savita, 23, Monisha, 18, dhe 16-vjeçarja Savitri Sangli, kanë trashëguar këtë çrregullim nga babai i tyre.

Pavarësisht kësaj ato shpresojnë që një ditë të martohen. Ato përdorin çdo ditë krem për të mbajtur nën kontroll qimet pasi në të kundërt ato mund ti mbulojnë edhe fytyrën.

Nëna e tyre Anita Sambhaji Raut ka gjashtë goca dhe vetëm tre prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Anita u detyrua të martohej me babin e vajzave kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.






Shiko fotografinë 1728570

Ata u martuan me shkojsi dhe ajo nuk e kishte parë burrin deri ditën e martesës.

“Ishte dita e martesës kur pashë se si ishte ai”, tregon 40-vjeçarja. “Isha vetëm 12 vjeç kur më detyruan të martohesha dhe nëse nuk isha dakord ata do më vrisnin”, shton ajo. Burri i Anitas vdiq në vitin 2007.

Zgjidhja e vetme për heqjen e qimeve përfundimisht nga trupi i tyre mbete trajtimi me lazer por ky trajtim është i papërballueshëm për gjendjen e tyre financiare.

Ato jetojnë në një fshat afër qytetit të Pune, në qendër të Indisë.

Për një person kjo ndërhyrje kushton 4 500 paund.

“Nëse u vjen një propozim i mirë, ato do të martohen. Nëse nuk vjen asnjë ato duhet të punojnë dhe të mbijetojnë”, shprehet nëna e tyre.

Vajza më e vogël Sabita tregon se në shokë asaj i thërrasin “fytyrë lesh” dhe i kërkojnë që të mos u afrohet.

“Martesa nuk është një zgjidhje për ne, nuk besoj se do të ndodhë, kush do të martohet me ne kur qimet në fytyrë vazhdojnë të na rriten”, thotë Sabita. kuriozitet..
 
Titulli: Tri motrat e prekura nga sëmundja ‘njeri-ujk’

Kishin hall se nuk mund te martoheshin keta prandaj?!!
 
Pe: Tri motrat e prekura nga sëmundja ‘njeri-ujk’

Gjynah,por ama dhe te frikshem keshtu...
 
Titulli: Tri motrat e prekura nga sëmundja ‘njeri-ujk’

Kishin hall se nuk mund te martoheshin keta prandaj?!!
po normal se kan edhe hallin e marteses , njerzi po shkonjn po bejn operaciona per kot gjera ,ca per gjokes ca tjer buz, tjer prapanicen! e keto te gjorat nga halli flasin,ishalla gjejn nje zgjedhje sa me shpejt me zemer ju uroj.
 
Pe: Tri motrat e prekura nga sëmundja ‘njeri-ujk’

Sprove kjo pune.. Zoti jua lehtesofte
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back