Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Treshja e Rankovicit per cfarosjen e shqiptareve



UDB,ja e 1960 JA VLEN TE LEXOHET TE MESOJNE BREZAT QE VINE


Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së , u arresta dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajtë një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beçir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.

Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propaganda armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP” këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg.

- Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u denuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës) u dënuan me nga 2 muaj burg.

- Për demonstratën e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë) me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj u denuan: i poshter Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.

- Për demonstratën e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: i poshter Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj

- Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.

Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe nje demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u denuan:
- Mehmet Myrtezani - Gega, mësues me 7 vjet burg;
- Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;
- Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg;
- Ramadan Sinani, student me 2 vjet;
- Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;
- Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;
- Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;
- Refki Murati, murator me 2 vjet;
- Nexhmidin Neziri, mësues me 1,6 muaj;
- Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;
- Agim Jaka, student me 2,6 muaj;
- Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;
- Xhemil Mustafa, student me 5 muaj; e shumë të tjerë.

Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstrateën e Tetovës. Në Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po për propagand armiqësore. Në Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj

Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok"ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci (30). Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër rrahnin deri alivanosje dhe vdekje të burgosurit e rinj që vinin në këtë kamp famkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë. //fb
 
Titulli: Treshja e Rankovicit per cfarosjen e shqiptareve

Une nuk mora vesh nga shkrimi se kush eshte treshja e Rankovicit?????
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back