Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tregu mobile 2014, bie AMC, zgjerohen Vodafone, Eagle dhe PLUS

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Shiko fotografinë 1787355
Vitit 2014 ka sjellë ndryshimet në zotërimet që kompanitë celulare kanë në treg. Publikimi i të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP) tregon se, gjatë vitit që shkoi , kompania AMC ka humbur edhe 4 për qind. Kompania në vitin 2014 dominoi 33 % të tregut nga 37% që zotëronte në vitin 2013.

Ndërsa të tre kompanitë e tjera u zgjeruan, duke përfshirë Vodafone, Eagle Mobile nga 1 për qind secila dhe Plus Komunikacion me 2 për qind.

Rritja më të madhe në thirrjet dalëse, sipas AKEP, e kanë pasur kompanitë, Eagle Mobile dhe Plus me 4 për qind respektivisht, ndërsa AMC dhe Vodafonë shënuan rënie me nga 6 dhe 2 për qind.

Në SMS dalëse rritjen më të madhe e shënoi Plus me 11 për qind, Eagle mobile nuk pati ndryshim në krahasim me 2013, ndërsa AMC dhe Vodafonë shënuan rënie, respektivisht me 6 dhe 2 %.

Një tregues tjetër i këtij tregu është edhe struktura e thirrjeve të gjeneruara nga pajtimtarët e telefonisë celulare. Thirrjet brenda rrjetit gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2014 kanë zënë 87 % të trafikut total dalës, duke u reduktuar në 79% (përfshirë edhe trafikun dalës ndërkombëtar) në tremujorin e katërt të 2014.
Numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas karta SIM aktivë në fund të 2014 respektivisht ka qenë 3.36 milion dhe 4,88 milion. Në krahasim më fund vitin e 2013 ku numri i përdoruesve aktivë dhe përdoruesve sipas karta Sim respektivisht ka qenë 3.68 milion dhe 5.28 milion, ky tregues ka pësuar rënie.
Përsa i përket strukturës së përdoruesve me kontratë dhe me parapagim vazhdon të jetë dominante pesha e përdoruesve me parapagim. Ndryshime më të mëdha në këtë raport krahasuar më 6 mujorin e parë të 2014 ka pasur Plus dhe AMC të koreluara pozitivisht. Për AMC ky treguest në fund 6 mujorit I 2014 është llogaritur të jetë (përdorues aktivë) rreth 16% e pajtimtarëve me kontratë dhe rreth 84% me parapagim, kurse në fund të viti 2014 ka ndryshuar respektivisht në 5% me 95%. Edhe Plus për periudhën e referuar për AMC, ka pasur raport rreth 28% me 72% dhe në fund vitin e 2014 ky tregues ka kapur vlerat rreth rreth 11% e pajtimtarëve (aktivë) me kontratë dhe rreth 89% me parapagim.
Shiko fotografinë 1787356
Shiko fotografinë 1787357
Shiko fotografinë 1787358


Mbyllja e rrjeteve: Thirrjet brenda vendit, tregu pa ndryshim

Nëse do të bënim një analizë të thirrjeve On-Net/Off-Net Brenda vendit (duke përjashtuar thirrjet ndërkombëtare që nuk merren në analizë kur shikohet fenomeni i mbylljes së rrjeteve celulare në “club-e” të izoluara brenda rrjetit, rezulton qq jemi pa asnjë ndryshim në krahasim me situatën e vitit 2014.
Shiko fotografinë 1787359
Në tabelën më lart AKEP ka llogaritur raportin e minutave brenda rrjetit kundrejt minutave totale duke përfshirë edhe minutat ndërkombetare dhe ky fakt i deformon shifrat reale të parametrave on net /off net. Llogaritja e raportit on net/ off net duhet bëre duke përjashtuar trafikun ndërkombëtar dhe ky është i vetmi raport relevant në aspektin e evidentimit të grupeve të izoluara të abonentëve brenda operatorit. Në fakt në grafikun më sipër dallohet rritja e minutave ndërkombëtare dhe stagnacioni i minutave off-net kombetare.

Në tabelën më poshtë është llogaritur raporti i thirrjeve brenda rrjetit kundrejt minutave totale pa përfshirë thirrjet ndërkombëtare.
Shiko fotografinë 1787360
Paraqitja e mësipërme e tabelës tregon ndërveprueshmërinë midis operatorëve. Vodafone edhe për vitin 2013 ka përqindjen më të lartë për thirrjet brenda rrjetit me 97%, ndërsa thirrjet jashtë rrjetit përfaqësojnë vetëm 3%. Kjo përqindje bie në 6 mujorin e parë të vitit 2014 vetëm me 1%. Pra pavarësisht ndërhyrjeve të AKEP në rregullimin e çmimeve të shumicës, masa rregullatore është totalisht e paefektshme në rregullimin e tregut dhe praktikisht rezulton se nuk ka aspak reagim të tregut. Të dhënat për 6 mujorin e parë 2014 mungojnë të ndara në minuta kombëtare dhe ndërkombëtare për të rillogaritur treguesin on net/off net të pastruar nga thirrjet ndërkombëtare.
monitor
 
Titulli: Tregu mobile 2014, bie AMC, zgjerohen Vodafone, Eagle dhe PLUS

Eagle Mobile nuk ekzstion me , eshte brand i Albtelecom...:P

Po Q3 i EM dhe Plus ku jane aty ke tabela?
 
Titulli: Tregu mobile 2014, bie AMC, zgjerohen Vodafone, Eagle dhe PLUS

vodafoni nrm esht zjeru se dalin aty posht konviktit tu dhen numra falas 400 konviktore e 400 konviktor aty ... vec un mora 3 qe ti kem rezerv lol
 
Titulli: Tregu mobile 2014, bie AMC, zgjerohen Vodafone, Eagle dhe PLUS

On-net apo Of-net asnje nga operatoret nuk po ve ende ne zbatim tarifat e reja. qe nga Shkurt 15 duhet te ishin unifikuar thirrjet on dhe of net....hic gje nuk eshte bere ende.
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top