Tregu i mishit, kontroll çdo thertoreje

cent

...Lontano
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Afrim Bakaj, mblodhi në Fier, Task Forcen, e cila ka për qëllim inspektimin dhe kontrollin e vendeve të therjes së kafshëve dhe vendet e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.
2h84t3s.jpg
Task Forca e Qarkut Fier, në përbërje të të cilës janë Drejtoria Rajonale e AKUsë, Prefektura, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Drejtoria Rajonale e Higjenës, Bashkia e Policia Bashkiake, Tatimet dhe INUV -i, ka nisur aksionet që ditën e hënë, datë 18.11.2013. Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj, deklaroi se Task Force do të vazhdojë aksionin e saj, deri në disiplinimin e të gjitha tregjeve të mishit dhe therjes se kafshëve, për një shërbim më të sigurt, i cili mbron jetën e qytetarëve. “Siguria ushqimore është një nga kushtet kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Ndaj dhe ju garantoj, se AKU nuk do të ndalet së punuari për këtë çështje. Puna do të jetë e koordinuar mes të gjitha institucioneve dhe nuk do të lejojmë askënd që të tregtojë në mënyrë të paligjshme”, theksoi Bakaj. Sipas tij, ligji e përcakton qartë, që janë edhe të gjitha institucionet e pushtetit vendor, si bashki apo komuna, ata që kanë përgjegjësi ligjore, nëse nuk marrin masa për disiplinimin e tregtisë së mishit apo vendeve të therjes së kafshëve. “Ne nuk jemi për të ndëshkuar biznesin, nuk jemi për të na parë biznesi si gjobëvënës, por si partner dhe do t’ia arrijmë, me punën AKU-së dhe institucioneve tjera përgjegjëse. AKU do të vazhdojnë aksionin e nisur në të gjithë vendin”, tha me tej Drejtori i Përgjithshëm i AKUsë. Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Fierit, Arben اuko, në fjalën e tij deklaroi, se takimi i Task Force për kontrollin ndaj mishit, është mjaft i rëndësishëm, sepse sipas tij, ky treg, deri para pak ditësh ka qenë tërësisht i paligjshëm.
/Shekulli
 
Titulli: Tregu i mishit, kontroll çdo thertoreje

Ato thertoret ane rruges per mua duhet te ishin mbyllur me kohe. Theret qengji ose bageti te tjera
dhe ketej kalojn makinat tere pluruhi direkt e tek mishi! Ca do kontrollojn keta?
Kur nje gjasme dyqan, se ka ca qe jane si pune kolibesh dhe as qe mund te quhen te tilla, ca do
kontrollojn? Ato duan mbyllur fare!
 
Titulli: Tregu i mishit, kontroll çdo thertoreje

Kur vjen nga Lezha i gjithe aksi rrugor Lezhe-Fushe Kruje esht plot e perplot me thertore anash rruges,smog,pluhur e ça hajn njerzit?
Sigurisht qe keto "biznese" kan falimentuar shumica,pasi njerzit s'jan kaq primitiv sa t'blejn mish te helmuar nga smogu e pluhuri...
Shyqyr Shteti qenka ven ne levizje!
 
Back
Top